SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Edhe pse gjithë natën pështyhen mes vete dhe akuzojnë njëri-tjetrin per spiun e tradhtar, megjithatë, e gjejnë një copë kohe gjatë ditës t’i shajnë të tjerët dhe të merren me thashethëme. Meqë kanë shpirt terrorist, mezi presin që në fatkeqësinë apo gjakun e dikujt të riciklohen në politikë.
Sido qoftë, këdo që e ka shtrydhur Thaçi, si limonin, kot e kanë edhe politikisht, lirisht mund të dalin në pension.
Në të vertetë, Thaçi, në politikë, ka bërë diçka të mirë, sepse e ka shkatërruar organizatën terroriste LPK, Degën e PPSH të kriminelit Enver Xoxe.
A ju kujtohet kur e « arrestuan » Ramushin ne France? Krejt do fytyra bajate që s’i kapte kamera më dhe ishin zhdukur nga ekranet e TV, si dhe do zëra që i patëm harruar e nuk i degjonin askund, paprimtas u dukën të gjithe bashkë, gjoja kishe po bëjnë protesta. Tash pas raportit të Astrit Deharit, edhe pse askund nuk konfirmohet 100% asnjëra; as vrasja e as vetëvrasja, kanë filluar si mizat në m… (jaltë) të vlojnë, për tu ricikluar edhe njëherë në politikë. Hamamin !
« Morrat e kuq » janë në gjendje të shkelin mbi gjakun e Astritit, vetëm të duken se janë dikun të gjallë, edhe pse tashmë janë të harruar. Në Kosovë, më s’flet askush për ta. A e dini pse? Sepse kur unë me shkrimet e mia i denoncoja vrasjet politike, « morrat e kuq » kanë qenë ministra të Thaçit.