SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Kush e ka studjuar Gjuhën frënge, gjithsesi i ka studjuar shkrimtarët e mëdhenj frëng Kornej (Coreneille) dhe Rasin (Racine) si dhe tragjeditë e tyre që bazohen në tragjeditë greke. Secilit i kujtohet se sa herë ka degjuar histori tragjike nëpër odat shqiptare ku kanë dominuar gjaku dha vrasjet e njerëzve të një gjaku.
Luftën e vërtetë të Drenicës e kam mësuar nga shumë burime, por rrëfimi më pasionant, për mua ka qenë ai i Gani Gecit, i cili i qëndroi kohës dhe po i qëndron më shumë se dy decenie.
Ganiu më ka folur edhe për Sabit Gecin, por kurrë me sharje apo përbuzje, madje kurrë s’e ka mohuar se Sabiti ishte nga ushtarët e parë të asaj zone që ishte plagosur.
Sabit Gecin, në këta pak rreshta e përmenda me shkas.
Pasi e lexova intervisten e tij në Gazeten « Bota sot » dhe ankesat e tij ndaj « shokëve të PDK-së », thash vetmevete : A mos e kanë fut në kurth Sabit Gecin « shokët e PDK-së » edhe me 7 vëllezërit Geci për t’i shkatrruar dy familje të të njejtit fshat, me të njëjtin mbiemer dhe lidhje gjaku (sado të largët që mund të jenë) ? A e kanë bërë këtë, në stilin, tashmë të njohur « përçajë e sundo »?
Duke lexuar intervistën e Sabit Gecit dhënë gazetës « Bota sot » dhe duke e krahasur me intervistat e ma hershme të tij, u habita se si Sabit Geci, më në fund, paska folur edhe për gazetën « Boten sot », sepse dikur ndryshe e trajtonin këtë gazetë madje edhe e denigronin me emra çoroditës.
Gjatë intervistës në fjalë, Sabit Geci thotë shumë gjëra, por jo edhe ato kryesoret. Nuk e thotë, por lë të nënkuptohet se Gecët e Llaushës i kanë fut në luftë me njëri-tjetrin “shokët” e Sabit Gecit që tani janë në PDK. Kushdo që i ka degjuar me vemendje intervistat e Sabit Gecit të dhena ma herët nëpër TV të ndryshme dhe i krahason me intervistën e sotit në « Bota sot », e kupton qartë se kush mund ta ketë pergaditur kurthin që familja e gjerë e Sabit Gecit të vritet me familjen e madhe të shtatë vëllezerëve Geci. Kështu, « shoket » e Sabitit të PDK-ës, e ndoshta edhe ndonjë zemërzi i LDK-së, të perfitojnë nga kjo luftë vëllavrasëse.
Shkurt, për mua, të gjitha ndërskamcat në mes të ktyre dy familjeve janë si pjellë e komunikates nr. 59. Edhe vrasja e Bekim Kastratit edhe vrasja e Besim Dajakut mund të jenë pjellë e Komunikates nr. 59. Madje edhe vrasja e Ruzhdi Shaqirit mund të ketë lidhje me Komunikatën nr. 59. Qofsha i gabuar !
Sikur ta kisha njohur Sabit Gecin sikur Gani Gecin do t’i sugjeroja që ashtu siç e ka kapur pushkën për çlirimin e Kosovës dhe është plagosur ndër ushtarët e parë, të thotë atë çka di dhe pas më shumë se dy decenieve të çlirohemi edhe nga vetvetja dhe tragjedisë së luftës vëllavrasëse t’ia vë pikën.
Kurrë nuk do të çlirohemi pa u denoncuar mjeshtrat e këytre tragjedive.