SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Sot lexova se edhe Ramushi, në Hagë, qenka mbrojtur në heshtje. Me këtë rast mu kujtua një këngë në gjuhën frënge që mban titullin « La faute au silance » (Ky është faji i heshtjes) CEST LA FAUTE..
(Refreni)
C’est la faute au silence
Si les salauds s’allient
Si les missiles s’élancent
Si nos sœurs sont salies
C’est la faute au silence
Përkthimi
Ky është faji i heshtjes
Nëse bastardët bëhen aleatë
Nëse raketat gjuajnë
Nëse motrat tona janë të pista
Ky është faji i heshtjes
Edhe ashtu, kur dha dorëheqje Ramushi, tha që do të shkojë në Hagë të shohë « kush çka ka shpifur ». E paska mbajtur fjalën, vetëm i paska dëgjuar pyetjet. Ndoshta, një ditë do na tregojë edhe « kush çka ka shpifur » !
Por, si cikrrimtar që jam, nuk po mund të mos e pyes vetëveten, si mund të mbrohet UCK, siç po thuhet, kur s’guxon të flasësh ? Si mund të mbrohet UCK me heshtje ? Pastaj, kjo mënyrë e re e mbrojtjes do t’i kushtojë Speciales edhe disa mijëra euro, sepse tash do të jenë të detyruar të angazhojnë specialistë që e kuptojnë gjuhen e ndjenjave dhe të trupit.
Në këtë situatë, më mbeti të them:
RROFTË HESHTJA E ZËSHME !
E KOMANDANTAVE TË ZHURMSHËM …