Gjatë vizitës së tij të sotme në Beograd, Ministri i Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom, të të ashtuquajturës Palestinë, Riad Al Maliki, i dha mbështetje të hapur aspiratave të Serbisë për ripushtimin e Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë, se autoritetet palestimeze do të qëndrojnë gjithmonë përkrah Serbisë dhe interesave të saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Pas diskutimeve që u zhvilluan mes tij dhe presidentit të Serbisë, ky i fundit e ftoi për një vizitë zyrtare në Beograd kryetarin e autoritetit palestinez, Mahmud Abas.
Qëndrimi mbështetës i autoritetve palestineze ndaj pushtimeve territoriale të Serbisë daton që nga kohët e hershme, ndërsa reagimet më negative te shqiptarët i ka shkaktuar intervista e mëhershme e ambasadorit Mohamed Naban.
AMBASADORI MOHAMED NABHAN, DREJTËSIA E ZOTIT ËSHTË NË ANËN E SERBËVE DHE PALESTINEZËVE