Zbigniev Brzhezhinski: “NE NDODHEMI TASHMË NË NJË LUFTË TË FTOHTË”

Ish-këshilltari për Sigurinë, i presidentit Xhimi Karter, beson se Perëndimi duhet t’u qëndrojë fort aksioneve të presidentit rus Vladimir Putin ne Ukrainë. “Ne duhet ta bëjmë më të kushtueshme përdorimin e forcës nga rusët”, thoshte ai gjatë një interviste për edicionin online të “Der Spiegel’

Spiegel: Zoti Brzhezhinski, a po përjetojmë fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, midis Rusise dhe SHBA-se?

Ne jemi tashme ne nje Lufte te Ftohte. Nese kjo do te behet e nxehte, per fat te mire ka ende pak gjasa.

Lufta e fundit e Ftohte zgjati me shumë se 40 vjet. A do te zgjase po aq këtë herë? 

Nuk e besoj. Gjerat levizin shume me shpejt. Presionet nga jashte, sot ndihen me shume se brendshmi. Nese kjo situate vazhdon, dhe nese Ukraina nuk do te shembet, presionet e brendshme ne Rusi do te detyrojne cilindo qe eshte ne pushtet, te shqyrtoje altemativat e tjera. Une shpresoj se Putin eshte i zgjuar sa ta dije, se eshte me mire te shqyrtoje skenare te tjere para kohe, dhe jo kur te jete shume vone.

A eshte ai mjaftueshem i zgjuar? 

Kjo eshte shume e veshtire per t’u percaktuar. Ai ka ate qe quhet “smarts” ne SHBA, nje lloj zgjuarsie instinktive. Ai ka nje sofistikim te vertete. Une pyes veten pse Putin thuajse qellimisht po armiqesohet me më shume se 40 milione njerez te nje vendi fqinj, qe deri kohet e fundit nuk kishte ndonje armiqesi ndaj Rusise.

Mendoni se eshte e drejte per SHBA-ne, te dergoje arme te renda ne Evropen Lindore dhe shtetet balltike? 

Por ju a mendoni se eshte e drejte te dergohen trupa dhe arme ne një vend sovran dhe te fillohet nje lufte e kufizuar, pasi te kesh pushtuar nje pjese te madhe te tij?

Ju jeni duke folur per veprimet e Rusise ne Ukrainë … 

Ju duhet te shihni te dyja anet e medaljes. Kjo eshte nje çeshtje e veprimit dhe reagimit. Une nuk dua lufte, por nuk do te frikesohem nga argument, se nese ne i kunderpergjigjemi ne menyre simetrike veprimeve te njeanshme te pales tjeter, atehere i bie te jemi disi provokues dhe shkaktare te luftes. Eshte ne fakt e kunderta. Te mos veprosh ne kete menyre, do te thote te rrisesh shanset per te shkaktuar nje lufte.

Por a nuk eshte NATO duke luajtur sipas propagandes anti-perendimore te Putinit? 

Ju doni te thoni se NATO-s, nuk i lejohet te vendose trupa ne territorin e shteteve te saj anetare, kur diçka potencialisht e rrezikshme po ndodh aty prane?

Çeshtja eshte politikisht e mençur, per shkak mbeshtetjes ne rritje qe ai mund te siguroje ne vend 

Ky eshte pikerisht argumenti, qe dikush mund te kete here per nje reagim si ai per te permbajtur Gjermanine Naziste, kur Hitleri pushtoi Sudetet ne Çekosllovaki ose me Anshlusin ne Austri.   Jeni duke e krahasuar Putinin me Hitlerin? 

Une mendoj se ka disa ngjashmeri, por edhe dallime. Hitleri nuk ishte i interesuar ne menyre te veçante, per te here sa me shume para. Putin ka nje interes anësor ne krijimin e nje pasurie te madhe, dhe kjo paraqet nje perspektive disi te ndryshme ne jeten e tij, e cila ndoshta mund te stabilizoje dhe kalite pasionet. Por ajo qe mbetet veçanerisht e rrezikshme, fakti qe a i eshte nje lojtar.

Le te imagjinojme nje skenar ku Rusia pushton vendet baltike. A do te behet NATO pjese e luftes? 

Natyrisht, nëse Putin e ndërmerr kete hap. Kjo eshte edhe ne statutin e NATO-s, apo jo? Ne s’mund t’i themi botes:”Ne nuk e kemi me gjithe mend ate qe themi. Ne nuk do te bejme asgje, nese ju beni ndonje gje?” Kjo eshte pak e shume si te varesh ne deren e perparme shenimin:”Ne jemi larguar, dyert nuk jane mbyllur”. A mendoni se kjo do te ishte nje strategji e zgjuar mbi sigurine?

Sipas nje studimi te koheve te fundit nga “Pew Research Center”, 58 perqind e gjermaneve nuk beson se Gjermania duhet te perdore forcen ushtarake per te mbrojtur nje aleat te NATO-s, nese sulmohet nga Rusia… 

E kam lexuar ate ankete. Atehere une pyes:sa gjermane do te shpreheshin keshtu, nese Gjermania sulmohet, a nuk duhet qe Shtetet e Bashkuara t’i shkojne ne ndihme?

Ndoshta, shumica do te thone se Shtetet e Bashkuara duhet te na ndihmojne… 

Po, natyrisht. Kjo eshte natyra e njeriut. Kjo eshte arsyeja, pse une nuk shqetesohem shume per keto gjera, sepse natyra e njeriut ndryshon me ndryshimin e rrethanave. Shikoni lituanezet, atij vendi shume te vogel. Ata kane here me dije, se do te marrin te gjitha masat per te mhrojtur veten. Dhe kjo duhet ta heje me turp Gjermanine. Ne fakt, une besoj se Gjermania do te luftonte. Une mendoj se zonja Merkel do te luftonte. Dhe opozita do te bente te njejten gje.

Ne konfliktin ukrainas, presidenti amerikan Obama e ka lene kancelaren gjermane Merkel te marre rolin e udhëheqëses. Eshte nje levizje e mire? 

Une besoj se kancelarja Merkel, eshte duke here nje pune jashtezakonisht te mire. Obama nderkohe ka disa probleme te tjera, siç eshte per shembull Lindja e Mesme.

Merkel beson se dergimi i armeve ne Ukraine, do te ishte nje hap i gabuar. Ajo nuk beson se ka nje zgjidhje ushtarake te krizes. Cili eshte komenti juaj? 

Ne duhet ta bejme sa me te kushtueshme perdorimin e forces nga ruset. Une mendoj se ka kuptim, qe Ukraina te furnizohet me arme mbrojtese, si mortaja dhe raketa anti-tank, me qellim mbrojtjen e qyteteve te medha. Nëse doni te menaxhoni nje vend te madh, duhet te merrnin nen kontroll qytetet e mëdha. Duke e bere kete, kjo ka nje kosto aq te larte, sa njerezit jane te gatshem per ta mbrojtur.

A shihni nje zgjidhje te mundshme te krizes, qe ia del te shmange pershkallezimin e metejshem te situates?

Une besoj se rezultati perfundimtar i kesaj krize, duhet te arrihet ne baze te nje pershtatjeje, dhe se korniza themelore per nje gje te tille, eshte firmosja nga ana e Ukraines e te njejtave marreveshje, qe kane garantuar me heret stabilitet dhe paqe per disa dekadave me rradhe, ndermjet Rusise dhe Finlandes. Ukraina, duhet lene e lire te zgjedhe identitetin dhe filozofine e saj politike, dhe ta institucionalizoje ate permes lidhjeve me te ngushta me Evropen. Por ne te njejten kohe, Rusia duhet te sigurohet ne menyre te besueshme, se Ukraina nuk do te behet anëtare e NATO-s. Une ende mendoj se kjo është formula e zgjidhjes se krizes.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top