Z. Basha ! PO, PËRMENDE NJË HERË TRUMP-IN O BURRË!

Shkruar nga Nebil Çika

Mbrëmë ne “Çadrën e Protestës apo te Lirisë siç e quan opozita dhe shumica e shqipatrëve ,në një nga çastet kur fliste kreu i PD-se Lulzim Basha , një grup ish te përndjekurish politikë te komunzmit , që janë edhe shumica e atyre qe gjen ne çadër në çdo moment, me bënë një kërkesë befasuese: Thuaj z, Basha ta përmende një herë edhe presidentin Trump ne fjalën e tij se qe nga fillimi i protestës nuk e kemi dëgjuar ta përmende kurrë . Me befasuan për faktin se un edhe pse i dëgjoj me vëmendje fjalimet e politikaneve për shkak te profesionit , nuk e kish kapur këtë “problem” në fjalimet e Bashës .

Kjo kërkesë e miqve te mi ish te përndjekur politik të komunizmit me kujtoi një anekdotë qe e kam dëgjuar diku : Një njeri i lutej vazdi9misht Zotit :O Zot ! Bëje që të fitoj telebingon ! Këtë lutje e përsëriste çdo dite me dhjetëra herë me jave te tëra . Dikur Zoti i shfaqet e i nervozuar i thotë: Por bli një biletë o trap , se nuk te ndihmoj dot ta fitosh pa të !

Tani qe ma kujton miqtë e mi ish të përndjekur edhe mua me duket e çuditshme pse Basha nuk e ka përmendur asnjëherë presidentin Trump ne fjalimet e tij qe nga dita e pare e protestës deri me sot.

Nese ka gje qe e favorizon opozitën dhe qe ka ndikuar edhe ne fuqinë e protestës se saj është pa dyshim koniunktura e re ndërkombëtare e krijuar pas fitores ne SHBA te presidentit Donald Trump . Kjo jo vetëm në aspektin ideologjik global, si një forcim ndërkombëtar i të djathtës , por edhe ne atë bilateral , pasi kundërshtari i Bashës njeherazi edhe objektivi kryesor i protestës ,kryeministri Rama ka edhe një hesap personal me Presidentin Amerikan për arsye te përfshirjes se Ramës me fyerje ne fushatën kundër z.Trump në SHBA .

Protesta e opozitës me pjesëmarrjen masive te shqiptareve ditën e parë dhe qëndresën e përditshme ne çadrën e protestës ne bulevard ne planin e brendshëm ja ka arritur qëllimit . Ajo qe i ka munguar e që pritet nga te gjithë është efekti apo përkrahja ndërkombëtare kryesisht euroatlantike . Evropa oportuniste ne reagimin e saje te pare nëpërmjet komisionarit Kunt Fleckenstein ishte si gjithnjë as mish as peshk dhe nuk i solli ndonjë dobi protestës se opozitës . Ndërkohë qe pritet me padurim reagimi i SHBA-ve që ne fakt ka shume me shume ndikim se ai evropian ne zhvillimet politike shqiptare . Si do vijë ky reagim ne se opozita nuk e kërkon atë publikisht , nese Basha nuk e përmend qoftë edhe një here presidentin Trump.

Por jo vetëm kaq ! Basha dhe sidomos Berisha po theksojnë çdo dite e me shume efektet negative te politikave e praktikave antiopozitë te imponuara e sponsorizuara ne politikën shqiptare nga Xorxh Soros . Te gjithë e dine se e vetmja mundësi për ta hequr qafe Sorosiin është Trump , po asi mund ta beje ai këtë pa ia merkur dikush apo për dike qe nuk i përmend as emrin ?!

Si përfundim dua ti them miqëve te mi ish të përndjekur politike te komunizmit se ky komunikim publik është mundësi ime e vetme e komunikimit me z. Basha. Shpresoj qe ai ta lexoje vet shkrimin , por edhe ne se jo , dikush tjetër ti çojë ne vesh porosinë tuaj : Po përmende një here Trump-in o burrë !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top