Shkruan: Xhafer Sadiku
Partia Komuniste, pasi mori pushtetin, ngarkoi me detyrë sigurimin të zhdukte krerët dhe bajraktarët, pasiqë kishin akoma “bazën politike, ekonomike dhe ideologjike, për shkak të ekzistencës së klasës së përmbysur”. Mbajtja e pushtetit, sipas komunistëve, nuk mund të zgjaste gjatë, pa eliminuar ata. Lufta më e ashpër u zhvillua në Shqipërinë e Veriut, ku rezistenca kundër komunizmit ishte më e madhe.
Në fillim të vitit 1945, në Shënpal të Mirditës, u organizua zyra informative, siç quhej në atë kohë Seksioni i Mbrojtjes së Popullit “S.M.P.”, që drejtohej nga Bardhok Biba.
Më 23.5.1945, Bardhok Biba i shkruante Seksionit të Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, duke e informuar se:
“Situata në rajonin tonë paraqitet e trumbullt, hidhen parrulla mbi gjendjen ekonomike, janë bërë zbarkime nga anglezët. Nga burimet tona informohemi se në datën 10.5.1945, krimineli Mark Gjon Marku së bashku me 20 vet, ka qarkulluar në katundet e Kthellës dhe të Lurës. Qëllimi i tyre është për tu lidhur me reaksionarët e tjerë. Veç kësaj, nga burimet tona të sigurta informohemi se kriminelët që ndodhen në mal nga njerëzit e tyre strehohen dhe furnizohen me bukë… lutemi lajmëroni repartet partizane të brigadës 23 që ndodhen në Mat që të zënë shtigjet në rajonet Kthellë, Selitë, Gjocaj dhe Macukull si dhe në rajonet e tjera të Dibrës e Kukësit duke marrë drejtimin e arnit të Lurës dhe të dalin në bajrakun e Fanit Mirditës. Një operim i tillë dhe i shpejtë edhe në qoftë se në pamundësi shtënia e tyre në dorë, të paktën të stabilizojmë situatën”.
Në fillim të vitit 1946, Bardhok Biba u emërua me detyrë kryetar i komitetit ekzekutiv Shënpal, ndërsa vendin e tij si shef i Seksionit të Mbrojtjes së Popullit, (S.M.P) e zuri Mëhill Doçi. Më 9 janar 1946 ai i dërgonte një telegram S.M.P. Shkodër ku e informonte se para dy javësh, Mark Gjon Marku kishte bërë mbledhje në Livadhëz, të cilëve u kishte thënë të mos dorëzoheshin, “duke shpresuar se do të ketë ndryshime të situatës nga ndërhyrjet e aleatëve”. Në informacionin e tij, theksohej se Mark Gjon Marku ishte larguar në drejtim të Lumës, “për tu takuar me Muharrem Bajraktarin, për të bashkëvepruar planet e tyre”.
Forcat e Ndjekjes shtuan presionin mbi të arratisurit duke i ndjekur kudo. Në një aksion të tillë kundër Mark Gjon Markut, më 17 shkurt 1946, në vendin e quajtur “Qaf Voreze Kaçinarë”, u vra mësuesi, informator i Sigurimit, Ndrec Ndue Gjoka.
Më 28 mars, Mark Gjon Marku vet i katërt, së bashku me Preng Previzin, i shpëtuan një rrethimi të forcave të sigurimit, në Perlat. Pasi dështuan shumë tentativa për vrasjen e Mark Gjon Markut, sigurimi shtoi rrjetin e informatorëve dhe vuri prita të shumta. Në njërën prej tyre, më 13 qershor 1946, në katundin Perlat, u vra Mark Gjon Marku dhe bashkëudhëtari i tij.
Kjo familje eshte nderi burrenia dhe krenaria jo vetem e Mirdites pore e tane kombit. Kapidani qe ne kohen e pushtimit Turk e ka shkru historin dhe duke e percjell brez mas brezi . Duke qane te paret ne te gjitha luftat dhe shembull i bashkimit kombetar dhe i ruitjes se fes dhe zakoneve shqipetare. Kjo familje nuke ka nevoi shume te flasim pere ta se ata kane fol vete me veprat e tyne qe e veshtire qe dikush te arri deri aty qe te shpjegoi historin e kesai familje . Kushe ishte kapidani kjo u pa qarte me ardhjen e pushtusve komuniste ne pushtet pasi ata pa zhdukjen e atyne qe pere shekui mbroiten themelet dhe shkruan historin me gjak nepere shekui komunizmi nuke munde ta pushtonte mirditen . Prandai me pushtimin e pjeses tjeter te shqiperis vendosen qe te pushtoin dhe te mposhtin Mirditen dhe te sjellin ne pushtet ata qe nuke kishin asnje vler veqse spiuna dhe sherbetore te komunizmit.