SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
Pse askush nuk bisedoi me bashkëpunëtorët e Haki Tahës. Prenk Gruda pas 53 vjetesh në “Albania Gazette of Boston”, Florida, me 8 Janar 1998 jep dëshmi tronditëse: “Me 28 shkurt 1937, Hakiu formoi një celule te fshehtë, në formë organizate, vetë i pestë: Haki Taha, kryetar, Minush Lipoveci, Zeki Shehi (te tre gjakovarë), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malësisë së Madhe të Shkodrës. Ne ishim te gjithë të betuem për çdo gjë me e mbajt sekretin, me qenë të gatshëm po të jetë nevoja, me e dhanë jetën për kauzën e shejtë të Kosovës.
Minush Lipoveci e Zeki Shehu kanë vdek ndër tortura në Goli Otok, ndërsa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnisë e ka arrestue në Elbasan e dorëzue UDB-së jugosllave në Shkup, ku e kanë mbyt me tortura”.
Qazim Vula, gjakovari i katërt u inkuadrua më vonë, ndërsa numri u shtua. Thuhet se ishin 15 veta. Kush ishin të tjerët?
Haki Taha, nacionalist e kishte mbështetjen e simpatinë e kreut të priftërinjve katolik të Shkodrës. Pse heshtët ky fakt? Normalja e Elbasanit nxori edhe nacionalistë, pos komunistëve të thekur.
Mediet e historianët nuk kanë biseduara asnjë herë me dëshmitarët e familjes së vjetër prishtinase Staka. Dy nga burrat e kësaj familje (ati dhe djali ishin dëshmitarë kur Xh. Nimani me milicët e OZNA-s u nisën në kapjen e Haki Tahës pak kohë pasi Taha e vrau Miladinin. Dëshmitari tjetër, tregon se Haki Taha është futur i plagosur në pleme, afër selisë së Komitetit Krahinor, dmth milicët kanë gjuajtur në te dhe e kanë plagosur. Gjurmët e gjakut, sipas dëshmitarëve ishin aty.
Prishtinasit e kishin parë kufomën e Haki Tahës, që u ekspozua para barnatores së qytetit. Kolonistët serbë silleshin turpshëm me të vrarin, kurse shqiptarët e dredhonin rrugën.
Ne nje liber te Spasoje Gjakoviqit,”Maredheniet shqiptaro-serbe”,shkruan se si eshte likuidua Miladin Popviqi dhe Haki Taha.Spasoje Gjakoviqi,nese nuk kam harruar,ishte kryesori per sigurine ne Kosove.Sipas te gjithqa te dhenave Svetozar Vukmanoviq-Tempo kerkon likuidimin e Milladinit.Ate mund ta kryente Gjakoviqi.Milladini ishte Sekretar i Komitetit Krahinor,pra politikisht ishte me i madhi.Nga friga se Milladini do te insistoj ne marrveshjet paraprake per Kosoven duhej te likuidohet.Askush nuk e di saktesisht se kush ne te vertete e vrau Milladinin.Ate ditge funkcioneret shqiptare nuk ishin ne Komitet,si Fadili etj.Gjakoviqi pohon se Haki Taha e vrau Milladinin,cka nuk mund te jete e vertete.Te futet Haki Taha ne zyret e Komitetit edhe ate me arme absolutisht nuk ishte e mundur sepse Komiteti ruhej para zyres,rreth zyres,rreth nderteses dhe bile edhe ne nje rreth shume me tge madh.Ja cka thot Gjakoviqi:Haki Tahen e likuiduam ne nje pleme afer Komitetit.Ne njenen dore mbante flamurin ne tjetren revolen…Kur e kontrolluam nen pallto ia gjejme flamuri.Ja pra sinqeriteti i ntij-flamuri here ne dore e here nen pallto.Edhe nje here:Ne komitet nuk mund te futej as vremci pa u kotrolluar e lene me Haki Taha me revole po shkon te “shoku” Milladi n kinse me e pyetur se si eshte sheruar nga tuberkuloza.OZNA e Spasoje Gjakoviqit deri ne detale e ka ditur se kush eshte Haki Tahi dhe une besoj se disi e kane “pru” Hakin ne Prishtine dhe,sic thot populli “nje udhe e dy pune” e likuidojne Hakin per mos me dyshua se Milladini e likuidoi Tempo.Motra e Milldini ne vorrimin e vellaut thote:Brate ubishe te nasi.Ajo ed dinte pasi qe Milladini nga Beogradi,ku kishte qene ne nje takim me Tempon kthen te motra ne Mitrovice dhe kam bindjen se ter biseden me Tempon ia tregon motres.Ja pra te dy keta i kalikuiduar Spasoje Gjakoviqi me urdher te Tempos,shokut te Enver Hosxhes.
HAKI TAHA DHE VLLAU I TIJ DEMUSH TAHA ISHIN ATDHETARË TË VENDOSUR:QË TË DY I TAKONIN KRAHUT TOK ME JUP BINAKUN,SELMAN RIZËN SULEJMAN LLESHIN;ZEKIRJA REXHEN,ASIM LUZHËN DHE BEDRI PEJANIN TË KRAHUT SOCIALDEMOKRAT I CILI KORRESPONDONTE,MË SHUMË ME KOMUNISTËT E FADIL HOXHËS DHE PJESËRISHT ME KRAHUN NACIONALIST TË KRYESUAR NGA ALI BAJRAKTARI I JUNIKUT(SHiqo fejtonin tim në “Bota Sot”Dhe “Epoka e Re”)Të mos e zgjas,ndonëse social demokratet gjatë periudhës 1943/44,koketuan me komunistë,ata ishin nacionalistë.Masakrat mbi nacionalistët dhe popullsinë shqiptare në periudhën janar-mars 1945 ishin alarmante.Ajo gjendje e frigës tronditëse nga gjelatet sërbo shoven të shoqëruar me llumproletarët shqiptarë komunistë,ALARMOI NDËRGJEGJEN NJERËZORE DHE KOMBËTARE TË SOCIALDEMOKRATËVE DHE NË VEÇANTI TË TRIMIT HAKI TAHA.NË DITËN KRITIKE,HAKI TAHA KISHTE SHKUAR NË ZYRËN E “AGIRPROPIT”QË E DREJTONTE SADIK TAFARSHIKU,KU RASTËSISHT U NDODH EDHE ZENEL SPAHIJA,PLOTSISHT I DEPRESIONUAR,DUKE SHRO MLLEFIN ME VËREJTJEN:”A PO E SHIHNI SE E HUMBËM KOSOVËN” Pas çerek ore ishte larguar nga ajo zyzë dhe një gjysëm ore më vonë kishte bërë atentat në Miladin Popoviqin !