Shkruan: Milazim Maraj
Luftëtari i vërtetë respekton dhe mbron ligjin e shtetit për të cilin ka sakrifikuar.
Vlerat e luftës nuk mund të i cilësoj një kuvend ku fjalët krim dhe kriminel përdorën në vend të fjalës koleg, i nderuar dhe zotëri.
Nuk cilësohen këto vlera të shenjta aty ku ka fyerje, sharje dhe kërcënime.
Nuk mund të mbrohen vlerat e luftës nga përfituesit e pasluftës.
Nuk mbrohen vlerat e luftës nga ata që shkatërrojnë buxhetin e shtetit ,pasuritë natyrore të vendit dhe detyrojnë popullin të ik nga atdheu i vet.
Nuk mbrojnë vlera ata që nuk shohin lumturinë tyre në mes të popullit të tyre të lumtur.
Tani është devalvuar edhe fjala vlerë e luftës. Në seancën e fundit në Kuvendin e Kosovës u fol shumë për vlerat e UÇK. UÇK-ja është vlerë këtu pajtohemi të gjithë. Vlerë sublime përsëri po pajtohemi të gjithë. Por a është vlerë kur nocioni UÇK përdoret si istikam për të strehuar krimin e organizuar, dhunimet, korrupsionin, reketët, uzurpimet, vrasjet e shqiptarëve, frikësime etj. këtu besoj që nuk pajtohemi të gjithë. A duhet tani Kuvendi i Kosovës të nxjerr një ligj për të mbrojtur pasurinë e tyre të fituar kundërligjshëm? Çdo njeri duhet ta kuptoj se e drejta e tij përfundon kur fillon e drejta e tjetrit.
Çdo luftëtarë i UÇK duhet të mbrojë vetën dhe devotshmërinë e çlirimtarit, me shembullin e tij personal.
Ushtari i UÇK-së nuk guxon të bëjë vepra kriminale si më poshtë: Të vras civil të kujtdo qofshin ata. Të vras zyrtarët e vet dhe sulmoj institucionet e veta.
Të dhunoj sikur kanë dhunuar ushtarët serb vajzat shqiptare. Të vras bashkëkombësit e vet. Të uzurpoj toka, banesa shtëpi.
Të plaçkitë familje të qytetarëve të vet. Të kërcënoj qytetaret, të lavdërohet dhe thirrën në luftën e tyre. Duke përcjell kuvendin vërejta së fjala kriminel përmendej dhe aludohej shumë më shpesh së fjalët koleg, i nderuar apo zotëri. Në fund fare doli një përfundim më dy kuptime jo të çarta. U mbajt kjo seancë për të mbrojtur vlerat e UÇK apo për të tubuar material për Gjykatën speciale.
Tani mendoja si i kanë ruajtur vlerat ushtritë e mëdha. Mu kujtua një tregim për ruajtën e vlerave të luftës në Francë; Në luftërat e Napolon Bonapartes tregohet një tregim për “Përmendoren e Këmbës”. Gjatë një lufte të gjatë, shquhet një ushtar i thjeshtë për shkathtësi,guxim, përpikëri,patriotizëm kondicion , vigjilencë dhe gatishmëri për sakrificë. Këtë ushtarë komanda e ushtrisë franceze e gradon gradualisht deri në gradën Gjeneral.
Pak para përfundimit të luftës gjenerali i ri, humbë këmbën, në një minë. Shteti dhe ushtria ndjejnë dhembje për gjeneralin dhe vendosin të i ndërtojnë një përmendore për këmbën e tij. Përmendorja ishte e praruar në ari. Pranë kësaj përmendoreje bënin roje nderi 4 ushtarë 24 orë. Por gjenerali i ri tani pa njërën këmbë filloj të behët i keq. Në vend të vlerave të luftës instaloj lakminë për pasuri më çdo kusht. Tregohet i uritur, madje i pa ngopshëm. Përgatit grupe kriminale për rreket, korrupsion,vrasje të kundërshtarëve të vet, gazetarëve, polic francez, etj. Këto grupe i themeloj më shkathtësi dhe shpejtësi në tërë vendin.
Kështu Franca kishte shumë humbje. U vranë shumë njerëz. Ekonomia po bije më shpejtësi. Imazhi në botë po humbej për çdo ditë. Shtetet fqinjë ankoheshin më të drejt ndaj Francës, tani më; të zhytur në krime. Shteti vendosi ta arrestoj gjeneralin. Krimet ishin shumë dhe të rënda. Gjykata për krimet e bëra kishte vendosur dënim më vdekje. Forma e ekzekutimit ishte më varje. Trekëndëshin e kishin vendosur afër “Përmendores së Këmbës” tani Gjykatësi po lexonte vendimin dhe arsyetimin; Për Gjeneralin dikur të nderuar e tani i pa ndehur. Të gjithë qëndronin në këmbë.
I pandehur; për shkathtësi, guxim, përpikëri, patriotizëm dhe sakrificë, nga ushtari i thjesht Franca të gradoj dhe të ngriti në gradën gjeneral. Për humbjen që e pate në luftë Franca më respekt ngriti përmendore për këmbën tuaj. Për herë të parë në botë u ngritë përmendore për një gjymtyrë. Për krimet e bëra dhe dëmin që i solle Francës pas lufte dënohesh më vdekje. I hoqën kërrigën. Ky është një shembull i mirë për ruajtën e vlerave të luftës!