VËRTET SKANDALOZ DHE I PAPRANUESHEM, LIGJËRISHT, AKTVENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE LIDHUR ME RASTIN E PRONAVE TË DY NDËRMARRJEVE SHOQËRORE TË KOMUNËS SË DEÇANIT, 23 Ha TË TË CILAVE IU FALËN KISHËS SË DEÇANIT.

Shkruan: Dibran Idriz Gashi

Ky është një aktvendim arbitrar, fuqishëm i ndikuar politikisht, të cilin as shteti i Sërbisë Millosheviqiane nuk do ta kishte realizuar me argumentin dhe forcën e ligjit, përveçse me ligjin dhe argumentin e forcës, siç u realizu tashti.

Duhet përkrahur Kuvendi Komunal i Deçanit dhe qytetarët e saj për të drejtën e tyre legjitime deri në rikthimin e të drejtës së tyre të pakontestueshme ligjore.

Deri kur më institucionet tona dhe institucionalistët tonë me veprimet e tyre arbitrare joligjore të bazuara në fuqinë e politikës do të dëmtojnë interesin publik dhe shtetëror me pa përgjegjshmëri e pa vrarje ndërgjegje, gjithnjë në shërbim të ruajtjës së pozitave e privilegjeve, po që u shkojnë përshtati dhe në interes qarqëve më të ndikuara antishqiptare dhe antishtetit të Kosovës.

Apo në rastin më të thjeshtë, athua këta institucionalistët tonë po mendojnë se tue marrë djallin me të mirë dhe tue e josh me dhurata të majme që nuk i takojnë ligjërisht, do ta shndërrojnë në engjull…?!

Qysh po thuhet, se aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të panegociueshme, edhe kur ato janë në kundërshtim me ligjet dhe vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës, a duhet të presim pa u befasuar që një ditë kjo Gjykatë, me një aktvendim të formës së prerë të na e marrë pronën tonë private, të na e marri shtetësinë dhe të na përze nga trojet tona që ne të marrim botën në sy, të pa etni e të pa atdhe?!… Kush e ndal ta bëjë këte?…

Interesante, kjo!…Një kohë më heret thonin se Gjykata kushtetuese për detyrë pune ka interpretimin e ligjeve dhe në asnjë rast nuk merr aktvendime të formës së prerë….

E tash se kujt i ra ndërmend ta shndërrojë ate në organ të fuqishëm vendimmarrës, vendimet e të cilës janë me konatacione të fuqishme diktatoriale, apo ndryshe thënë me terma demokratik; vendimet e të cilës janë TË PANEGOCIUSHME, për t’mos thënë diktatoriale?…

Kujt i mbetet e drejta t’i interpretojë aktvendimet e formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës?!…
Epo, vet janë KUTI, vet janë GËRSHËRË…! Mbana o tokë!…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top