USS DONALD COOK KALON NGUSHTICËN E DARDANELEVE NË DREJTIM TË DETIT TË ZI

Alarmohet flota ruse e stacionuar në Krime. Sipas raporteve të agjencive ndërkombëtare, USS Donald Cook nga Flota e Gjashtë Amerikane ka kaluar ngushticën e Dardaneleve dhe po i afrohet ujërave të nxehta në Detin e Zi, aty ku po zhvillohet lufta e nervave mes Ukrainës dhe Rusisë.

Flota Ruse është vënë në gjendje gatishmërie dhe sipas deklaratave zyrtare ajo po e përcjellë me vëmendje të shtuar manovrimin e Flotës Amerikane.

Amerikanët e kanë bërë të qartë se USS Donald Cook është në mision të ruajtjes së paqes dhe interesave të Paktit NATO në rajonin e Detit të Zi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top