Urrejtje patologjike e akademikëve memurë ndaj gegnishtes

SHKRUAR NGA KOLEC TRABOINI

Problemi më i madh gjuhësor në rrafshin e sotëm kombëtar qëndron tek alergjia që kanë disa gjuhëtarë të ashtuquajtur akademikë ndaj çdo gjëje që quhet Gegnishte. Janë sëmurë psiqikisht prej kësaj urrejtje. Kanë futur në Fjalorët e miratur akademikë ( botimet to ena to dhio to tria) me mijëra fjalë të huaja turqisht e sërbisht a më gjërë dhe tregohen agresivë të pandreqëshëm (lloshizmi – e kam quajtur ) ndaj formave dialektale të trungut kombëtar.

Kjo është një debilëri e zyrtarizuar për të cilat paguhen me miliona nga taksimet e përbindshme që bën shteti në një vend shumë të varfër e në mjerim si ne (20%). Kur pensionet në Shqipëri janë sa dieta ushqimore mujore e një qeni (dëgjoje ti Alfret Peza, milioneri i kazanit që llomotit përnatë në TV duke i lëpirë b… qeverisë). Është katandisur fjalori GJLSH pra, si gjeldeti i rjepur në prag të vitit të ri, i eksportuar ky nga turko-serbia.

Fjala e parë e Iliadës ështe MENI, e të parës vepër letrare në botë, dhe e gjen vetëm e vetëm ( e përsëris jo pa qëllim) në gjuhën shqipe e këta gjuhtarët e Enver Hoxhës, vetëm se është Gegnishte, e kanë zhduk nga fjalori duke vënë vetëm fjalën MËRI, çfarë të huajt e konsiderojnë fjalë tjetër sepse ndryshimi i një gërme i ndryshon kuptimin çdo fjalë.

Këta akademikë janë një bandë me ndërgjegje të kalbur që një qeverisje me mend në kokë do ti hidhte në kosh të plehrave e jo ti ushqente si vemje vegjetuese. Dhe pse flenë gjumë edhe Akademikët e Kosovës; edhe kjo është një fenomen i çuditshëm vegjetativ që ka kapluar rrafshin tonë kombëtar në të cilin kudo paraqitemi në bjerrje.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top