Adem, sot edhe ti i mbushe 81-vjet! Unë, si “shok” yti i ushtrisë (ti ishe sekretar politik në APJ (1965) e ne ishim ushtar që nuk guxonim me të fol shqip), i lutem Zotit të t’dhuroj edhe shumë ditëlindje tjera, deri në ditën e triumfit të ideve të Ballit Kombëtar. Unë e di mirë, se ty kjo puna e Ballit t’shkakton kokëdhimbje të madhe, sepse ta kujton Metush Krasniqin, ta kujton Ernest Koliqin, Xhafer Devën, Bedri Pejanin, Qazim Bllacën, Mefailat, Xhem Hasën, Fuat Dibrën, Mehmet Gradicën dhe mija dëshmorë tjerë të Luftës së Dytë Botnore, të cilët, ti i ke lanë pasdore qëllimisht dhe ke ba propagandë kundër tyre për hatër të ideologjisë sllavokomuniste t’Enver Hoxhës, Rankoviqit e Titos. Edhe njëherë, urime ditëlindjen e t’dhashtë Zoti guximin me dalë e me folë dhe me i kallxue t’vërteten popullit shqiptar. Mos prano me dekë e me dalë Serbia me fotografi të realitetit që ka ekzistue në APJ. Mos e merr popullin n’qafë!
Urime nga miku yt, që gjithmonë ta ka dashtë t’mirën, Sinani