Lajmi për vrasjen e Presidentit të Çamërisë ka tronditur opinionin publik shqiptar. Mediat vendore, duke dashur që të prodhojnë sa më shumë tekst senzacional, po japin verzione të ndryshme të ngjarjes, duke harruar misionin për informim të saktë e të drejtë, dhe për rolin që moralisht ju takon, e që ka të bëjë në radhë të parë me emancipimin e opinionit publik të një shoqërie të traumatizuar nga tranzicioni i stërgjatur politik.
SI U ZHVILLUAN NGJARJET
- Para një jave, z. Festim Lato është takuar zyrtarisht në një ambient tashmë të njohur për policinë holandeze me një delegacion të huaj*. Ftesa për takim i kishte ardhur pak kohë më parë.
- Që nga momenti kur z. Festim Lato hyn në takim e deri natën e mbrëmshme nuk dihej më asgjë për vendndodhjen e tij.
- Të shqetësuar me zhdukjen e Festim Latos, para tre-katër ditësh, familjarët e informojnë policinë holandeze.
- Dje, z. Festim Lato, President i Çamërisë, është gjetur i vrarë dhe policia holandeze është vënë në ndjekje të autorëve.
________
* për shkak se hetimet e policisë holandeze janë në vlugun më të madh dhe duke mos dashur të bëhemi pengesë e punës së tyre, për delegacionin e huaj të cekur më sipër, informacionin e siguruar e mbajmë në konfidencialitet.
I ndefuar, për shkak të mos pengimit të hetimëve as gazetat dhe as Policia nuk i dhëjn informacionet në publik, gjër sa autori i vërtet nuk dihet.
Mese ju nuk jepni informacion me preteksin e hetimeve normale qe gjithkush jep informacionin qe ka dhe me te njejten logjike mund te thone qe ju spekulloni.
Nga ishte ai delegaciini i huaj ? Nese dihet delegacioni, dihet edhe atentatori .
Njeri me vlera ishte dhe do te jete Rrnofte Qamerija dhe poshte tradhetaret Lavdi per Festim Lato
Jamë i bindur se është banda e njejt, antikombëtare, që vrau Krasniqin, Zemajn dhe shumë atdhetarë dhe luftëtarë të lirisë dhe bëri edhe atentat ndaj Presidentit Rugova!