Turqia arreston babain e futbollistit të kombëtares turke Hakan Sukur

Policia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka arrestuar sot babain e ish-futbollistit të kombëtares turke Hakan Sukur.

Pas lëshimit të urdhër arrestit për futbollistin me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain e tij dhe i ka konfiskuar pasurinë, raporton agjensia e lajmeve DHA.

Babai i Hakan Sukur, Selmet Sukur, është arrestuar pas faljes së namazit të xhumasë.

Nga fotografi shihet që babi i futbollistit të njohur është arrestuar me lot në sy, derisa i është konfiskuar edhe pasuria lojtarit që thuhet të jetë rreth 50 milionë euro.

Hakan Sukur u zgjodh deputet në vitin 2011 për ish partinë e Presidentit Erdogan.

Edhe pse në momentin e grusht shtetit ushtarak, Sukur e kritikoi puçin ushtarak, ai përsëri po akuzohet për lidhje me Gylen. Hakan Sukur jeton në Amerikë.

3 komente te “Turqia arreston babain e futbollistit të kombëtares turke Hakan Sukur”

  1. Vetëm pse Hakan Sukur ka deklaruar që është shqipetar kjo i ka mjaftuar Erdoganit nga dashnija e madhe qe ka per shqipetaret ta arrestoj at dhe tani babain e tij.
    Ku jan perkrahësit e këtij perbindëshi anadollak? qe gati na heqen koken per ket tiran qe njeh vetem pushtet dhe terror

  2. ku janë ata që e quajtën baba Erdoganin. fatkeqësisht të gjithë fqinjët tanë një turi kanë, atë të derrit. pavarësisht se ne na lidhin besimet me ta.Por besimi është besim ai është alternativë kush e kupton këtë nuk ka pse të quaj asnjë komb tjetër vëlla apo motër. Pas vizitës në Moskë Erdogani diçka do tu sajojë shqiptarve për këtë të jeni të sigurt.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top