Policia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka arrestuar sot babain e ish-futbollistit të kombëtares turke Hakan Sukur.
Pas lëshimit të urdhër arrestit për futbollistin me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain e tij dhe i ka konfiskuar pasurinë, raporton agjensia e lajmeve DHA.
Babai i Hakan Sukur, Selmet Sukur, është arrestuar pas faljes së namazit të xhumasë.
Nga fotografi shihet që babi i futbollistit të njohur është arrestuar me lot në sy, derisa i është konfiskuar edhe pasuria lojtarit që thuhet të jetë rreth 50 milionë euro.
Edhe pse në momentin e grusht shtetit ushtarak, Sukur e kritikoi puçin ushtarak, ai përsëri po akuzohet për lidhje me Gylen. Hakan Sukur jeton në Amerikë.