SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
VETËHESHTJA E IMPONUAR
Dje, në Kuvendin e LDK-së, karrigat nuk ndodhën edhe pse pati shumë vullnetarë për furnizim. Më të zellshmit për punë vullnetare u treguan, si gjithmonë, argatët e Kurthit. Nga entuziazmi ugurzi me shumë zell do të merrnin pjesë vet, e me bindje, në betjën e imagjinuar. Edhe ashtu janë më të kualifikuarit për vepra shkatërruese. Fjalori i kandidatëve krejt paqësor, për marrjen e kreut të LDK-së, nuk iu mundësoi tjetër akt përveç armëpushimit. Edhe Guru Kurthi nuk i ndërsei siç e ka zakon. Sigurisht ka qenë i zënë duke analizuar hidhërimin Erdoganit për hapjen e Ambasadës së RKS në Jerusalem. Me këta kreten kokëfortë duhet vepruar sikur Izraeli, me zhig të skuqur. Izraeli ka konfirmuar që ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie ndaj hidhërimit të Gëzim Kelmendit. Ky kishte lëshuar zjarr edhe nga veshët për çështjen palestineze. Kurrë asnjë fjalë s’e ka thënë për kurdët e Erdoganit.
Turpi s’ka brirë
T’a hap Ambasadën tënde shteti, pothuaj, më i forte në botë, e askush nga TRIMAT e Kosovës nuk guxoi të shkojë në hapje të saj! Edhe më skandaloze, doli Besnik Tahiri, MPJ në detyrë dhe “rrejti”, sipas Meliza Haradinajt-Stublla, ish MPJ të RKS. Po Kurthi, në cilësinë e KM në ardhje, si nuk pati kurajo të dërgojë një urim, pasi aq shumë i bëri nder KM Netanyahu duke e ftuar të jetë i pranishëm ditën e inaugurimit të Ambasades më të rëndësishme, pas asaj në SHBA. Po, Mbretëresha e Tradhtanisë ku ishte? Asnjë fjalë, asnjë gjest, asnjë shenjë që ekziston në këtë botë. Sa mire ia ka zbutur zërin Kurthi!
{As unë s’e kuptova mire, pse e pata lexuar dikund që Ambasada e RKS do të hapet të hënën, më 15.03.2021, e Izraeli e hapi një ditë më herët që qëlloi e njëjta ditë kur LDK zgjodhi kryetarin e partisë! A ka këtu ndonjë simbolikë?}
“Guximtarët” e heshtur!
Edhe guximtarët e listës “GUGJO” po heshtin. Shumica e faqeve të tyre në FB kanë mbetur të ngrira. Ndoshta, do t’i aktivizojnë sot, sepse janë « aristokratë » me rrënjë që gjatë weekend-eve pushojnë. Pati ndonjë që lëshoi ndonjë sharje zabune. Ndonjë tjetër nga dashuria për LDK-në e kohës së Rugovës, e kishte ndërruar tabelen e veturës, në vend të numrave, kishte gozhduar një tabelë me mbishkrimin RUGOVA! Janë bërë për gjynah. Po kërkojnë me ngulm të kthehet koha e Rugovës. Ore, as vetë Rugova s’do t’a kthente atë kohë mizore. Kosova është e lirë tashmë 20 vite. E është ÇLIRUAR, më 14 shtatore 2021!
Megjithatë, i kuptoj, s’kanë mbetur; “as me sheher, as me Barilevë”! Deshtuan karrigat, deshtoi marrja e Kalasë. E vetmja gjë që do t’ua ndalte lotët si lumi do t’ishte votimi i Mretrëreshës së Tradhtanisë nga LDK!
Pse?
Votimi Presidentes nga PDK, iu jep vizë kthyese në LDK. Kthimi kokulur, është poshtrim me deshirë që ia kanë bërë vetes dhe me këtë akt puçist e kanë dëmtuar LDK-në, në kolonën vertebrale. Ja pse i duan gjithqysh, sikur bukën dhe ujtë, votat e LDK-së. Lumiri tha qe varet nga Kryesia e re. Nëse është bere gjithe ky skandal për t’i kenaqur ambiciet e një gruaje, une jam kundër. Asgje, s’kam ne dorë më shumë. Votimi i MT për Presidente do ta legalizonte mercenarizmin.
Tjetër?
Uroj që kjo demokracia e LDK-së të ndikojë edhe në Lëvizjen W, sepse nëse një ditë Kurthi harron të zgjohet, nga raskapitja e thurjes së konspiracioneve, në W mbesin pykë! Askush s’guxon të flas. Në W gjithçka fillon me Kurthin: kafja e mëngjesit, mëngjesi, lajmet, detyrat… dreka, darka, gjumi dhe …
Gjithçka është kurth!
NB: Sot fillova të lexojë “Bijtë e Abrahamit” – Marek HALTER, që ia dedikon nanës së vet me ketë perlë:
– Nënës sime,Perl Halter, poetes jidishe, vepra e së cilës është e shkruar në gjuhën e një populli të vrarë, për dhurimin e dashurisë së saj për fjalët.