Bogovina e ime kësaj radhe nuk e dha betimin kombëtar, por tradhtoi me 102 vota, të cilat shkuan për LSDM.
Bogovina e ime që njihet si vatër e rezistencës kundër komunizmit nga viti 1843-1944, dhe pas ardhjes së komunizmit Bogovina e ime ka bërë një betejë shumë të fuqishme kundra forcave partizane mbi Bogovin nën Komandën e Xhemë Gostivarit. Ky front u zhvillua në vijën e luftës që kapte vijën; RAKOVEC-Novosellë-Sellce keq, ku janë vrarë një numër i konsiderueshëm të ushtarëve partizan. Për këtë betejë më vonë digjet edhe Bogovina, ku shtatë (7), shtëpi u dogjën deri në themel, ndërsa plaku i katundit nga dora e komandantit partizan u vra në mes të fshatit. Ndërsa disa fshatarë të Bogovinës dhe Sellcës së Keqe, merren dhe vriten të gështenjat afër fshatit Dobërdoll, rrugës për Gostivar.
Sot, Bogovina në atë vend ku u vra plaku i katundit, ka ngritur pusin e vjetër, në shenjë përkujtimi të kësaj rezistence, që ruhet sot e kësaj dite. Pra, Bogovina e ime që luftoi krah për krah me Dervish Caren për ta çliruar Shqipërinë lindore nga Sundimi Turk, më vonë luftoi edhe kundër regjimit serb ku mori pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit në vitin 1913, poashtu luftoi edhe kundër sundimi të egër bullgar, ku ka të vrarë disa fshatarë nga xhandarmëria bullgare në vitin 1916.
Pra, Bogovina gjatë historisë ka bërë rezistencë të fuqishme pushtetit komunist jugosllav dhe Partisë Komuniste maqedonase (PKM), si ndëshkim kundër kësaj politike kanë qenë edhe shumë intelektual që kanë vuajtur edhe dënime me burg. Shqiptarët këtë inkuizicion që e bëri politika sllavo-komuniste nuk mund të harrohet. Në vitin 1988, me këto ligje vepronin kundër shqiptarëve si në kohën e Drakonit. E sot pyes veten pse shqiptarët i harruan kaq shpejtë këto vuajtje komuniste.
Si rezultat i këtyre vuajtjeve, persekutimeve, burgosjeve; Ne shqiptarët e Maqedonisë e themeluam PPD, për t’iu kundërvu kësaj politike antishqiptare, e cila gjatë sundimit të saj ua ndaloi emërimin e fëmijëve tyre me emra kombëtar, pastaj na ndaloi përdorimin e emrave të qyteteve në gjuhën shqipe, ku çdo profesor ishte i obliguar, që SHKUPIT ti thotë në klasë para nxënësve vetëm SKOPJE, se përndryshe dënohej. Ndërsa sot i harruam të gjitha këto vuajtje. Sot, më 11 dhjetor Ne shqiptarët i kemi shkuar në prehër të tij, (LSDM), dhe kërkojmë lëmosh me mija shqiptarë, ku bënë pjesë edhe Bogovina e ime, për të na shpëtuar nga e keqja që quhet VMRO. Për këtë gjunjëzim të shqiptarëve, duhet të kërkohet përgjegjësi, padyshim edhe te faktori politikë shqiptarë.