Shkruan: Florim ZEQA
Zakonisht në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, krerët e shteteve shoqërohen me bashkëshortet e tyre apo me ndonjë nga figurat markante të shtetit, varësisht prej rendësisë së aktivitetit.
Kreu i shtetit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka udhëtuar në Rio për të marrë pjesë në ceremoninë hapjes së Lojërave Olimpike, megjithatë nuk ka shkuar i vetëm, ai me vete e ka marr edhe djalin e tij, Endritin!
Kjo nuk është e keqja më e madhe, krahas pjesëmarrjes së tetë sportistëve kosovar në Rio, “ekspedita” e kosovarëve në Lojërat Olimpike është e përfshirë edhe nga shumë zyrtarë të shtetit që e dhjetëfishojnë këtë shifër.
Mirëpo, në këtë “ekspeditë”, nuk gjenden njerëzit më të merituar, nuk gjenden ata që dhanë më së shumti për Kosovën dhe lirinë e saj.
Pjesë e “ekspediës” janë bërë sahanlëpirësit dhe puthadorët e pushtetit, palaçot, servilët, antivlerat sportive, kulturore dhe kombëtare të vendit!
Nëse e marrim për bazë rendësinë historike të pjesmarrjes së Kosovës (për herë të parë si shtet) në Lojërat Olimpike, atëherë përkrah Thaçit në Rio do duhej të ishte jo djali i tij Endriti, por dikush nga pjestarët e familjeve emblematike; Jashari, Rugova, Ramadani, Haradinaj, Çeku, Pajazitaj,…etj!
Kjo, edhe një herë e dëshmon keqpërdorimin e pushtetit dhe personalizimin e meritave e të tjerëve nga i pari i shtetit.
Hashim Thaçi, për të satën herë po e dëshmon vetën si injorant të rryer dhe bukpërmbysësh njikohësisht. Presidenti i shtetit tonë po harron, se karrierën politike e filloi pikërisht nga familja Jashari, duke u thirrur në sakrificën e tyre sublime, në gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe luftën heroike të ushtrisë së lavdishme çlirimtare (UÇK) për t’u ngritur në majat e pushtetit dhe shtetit.
Ashtu sikurse në aktin e rishpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku prezent ishin familja Jashari, edhe në në hapjen e Lojërave Olimpike në Rio do duhej të ishte dikush nga më të merituarit për lirinë e Kosovës.
Sa herë që e ka punën ngusht, nga goja e presidentit ndëgjojmë fjalën “konsensus nacional”, vallë pse të njëjtën gjë nuk e aplikon edhe në ngarjet ceremoniale dhe me vlerë historike për shtetin.
Thaçi nuk po e bënë një gjë të tillë ngase frikohet mos po varfërohet nga “meritat” (të cilat nuk i takojnë) për shtetin, në këtë rast të pjesmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike të Rios.
Sa do që presidenti mundohet t’u ikë meritave të tij (qoftë edhe duke shkuar në Rio) për katandisjen e shtetit, siq janë; humbja e sovranitetit në veri dhe tkurrja enorme e territorit të vendit në jugpërendim (me Malin e Zi dhe Maqedoninë), moszhvillimi ekonomik dhe kriza e thellë sociale e vendit, mosantarsimi në UNESCO dhe mosliberalizimi i vizave e deri të mosnjohja e Kosovës shtet nga BE dhe OKB,…targën e të cilave pasoja e bartë vet presidenti Thaçi me kompaninë e tij, tashmë të identifikuar me emrin sinjifikativ “Pronto”, të njohur në mbarë Kosovën, trojet shqiptare dhe Diasporë.
Megjithatë, është fat i mirë dhe shpresë për kombin, që familjet e sipërpërmendura emblematike nuk e bartin targën e turpit të grupit “Pronto”.
Për fund dua të themë edhe diçka, patriotizmi është vlerë sublime, është vlerësimi i kontributit, meritatave dhe skrificave të gjithë bashkatdhetarëve, gjakut të dëshmorëve dhe ruajtjes së vlerave të lirisë.
Populli i nderon dhe i çmon luftetarët e lirisë, ata që dhanë gjymtyrët e trupit për lirinë e vendit, sikurse që i mallkon çdo herë ata që përfituan në emrin e patriotizmit, skarificave dhe gjakut të derdhur për çlirimin e tokave të robëruara nga pushtuesit sllav.