TË PANDREQSHËM DERI NË FUND!

SHKRUAN: KASTRIOT DERVISHI

Nuk është ndonjë zbulim i madh të themi se veshja e partizanit shqiptar është kopje e modelit të partizanit jugosllav. Elementët kryesorë të kësaj veshjeje ishin ylli i kuq komunist (që imagjinonte të kuqe 5 kontinentet e botës) dhe shalli qafor i po i kuq. Ideali i vetëm ishte Shqipëria e kuqe, “revolucioni popullor” që do shkallmonte rendin e vjetër (siç e shkallmoi) dhe që do ndërtonte me kosto të madhe njerëzore e materiale një eksperiment sovjetik tërësisht dështak. Një element tjetër që kopjuan komunistët e Shqipërisë nga komunistët e Jugosllavisë ishte shprehja përshëndetëse “vdekje-fashizmit, liri-popullit”. Madje kjo shprehje zu vend edhe në dokumentet zyrtare edhe shumë vjet pas luftës, pavarësisht se fashizmi kishte ngordhur e nuk kishte asnjë shans të ngjallej. Në historiografinë zyrtare të Partisë së Punës, asnjëherë nuk merrej në analizë origjina e shprehjes përshëndetëse jugosllave, ndërsa në filmat propagandistikë të regjimit, kjo përshëndetje është kudo e pranishme.
Bashkëlidhur një nga shkresat e Aleksandër Rankoviçit që dërgonte në Tiranë pas lufte.

Si i porosiste Rankoviçi ushtarët e tij në Tiranë (1946)

Telegrami i mëposhtëm është njëri nga të shumtët që tregon urdhrat që merrte udhëheqja komuniste e Shqipërisë nga Beogradi. Kur vinte puna te eshtrat e ushtarakëve anglo-amerikanë të varrosur në Shqipëri, edhe xhelati Rankoviç ishte më “human” se xhelatët tanë këtu.

 

3 thoughts on “TË PANDREQSHËM DERI NË FUND!”

  1. Isha 6 vjeqar jetim Babin e pushkatun me disa njerz nga srezi i Suva-Reka treqin per niditè ikan turturu me lodra tupan surla viti45-46 najkan marr gjith shka kemi pas per mejetu naj muren edhe pulatè ne koqak Angjellk TOMA I muhlanitè dhe atè ditè esod asni sen nekosov nuk kam e kaplotè si une po sguxojn mefol lisi zotin qe shteti jon naban ni streh te vdesim ne dheun tan urujtè zoti R.K.Sh.KOSOVES Sekr Halit Elshani Rizah Kadriaj 26-à’-2018-Bruksell:
    pERSHENDETJE/

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top