Nëse Anglia bëri Brexit për interesa nacionale, nëse para dy dite katër shtete si Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia i thanë jo kancelares Merkel për kuotën (ndarjen ) e refugjatëve që BE po mundohet t’ua imponojë shteteve anëtare, pse ju duhet për hatër të BE t’i falni tokë Malit të Zi.
Sefedin Krasniqi
Të nderuar parlamentarë të Parlamentit të Kosovës, pavarësisht cilën datë do të votoni Demarkacionin me Malin e Zi, atë ditë me guximin apo frikën tuaj do t’ia shkruani veti historinë. Krejt thjesht, nëse votoni për Demarkacionin e Hashim Thaçit që duke falur tokën e Kosovës Malit të Zi, po mundohet të shpëtojë të pasmet veta dhe ta legalizojë tradhtinë, ju me dy gishtat tuaj do ta radhisni vetën në kampin e tradhtarëve. Prandaj, duke qëndruar në kampin e atdhetarëve, fort dhe pa lëkundur, votoni kundër Demarkacionit si i tillë siç është nënshkruar nga tradhtari Hashim Thaçi.
Dëgjoni zërin e ndërgjegjes tuaj, sepse dhe ju dini që kufiri nuk është aty ku e ka caktuar Hashimi dhe ku po kërkon BE, sepse BE në të njëjtën mënyrë ka kërkuar nga Sllovenia dhe Kroacia, por edhe pse kurrë s’e kanë votuar demarkacionin mes veti, ato sot janë anëtare të BE. Nëse vetë shtet anëtare të BE nuk po i binden më institucioneve të veta, pse Kosova që s’është anëtare fare duhet t’iu bindet.
Të nderuar parlamentarë, votoni kundër, jo për hatër të LVV as të AAK as të Rexhep Qosjes por votoni kundër Demarkacionit sot që ta ndalni rrjedhën e tradhtisë dhe ta shpëtoni Veriun e Kosovës apo ndoshta krejt Kosovën e cila pas Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të serbëve po rrëshqet kah Serbia. Nëse votoni Demarkacionin me Malin e Zi, që ato hektarë tokë po ia dhuron BE, sepse Mali Zi ka pranuar të jetë anëtare e NATO-se, dijeni që nëse Serbia bënë të njëjtin gjest, do t’i falet krejt Kosova sikur në vitin 1945. Kuptoni që Kumanovën nuk e ka tradhtuar vetëm Ali Ahmeti, por edhe Kosova, edhe Shqipëria edhe BE, sepse të gjitha informatat i kanë pasur se Kumanova do të ndodhë, sepse i kanë nxitur vet, dhe sot të rinjtë e Kosovës po dergjen burgjeve të Makodhonisë, për ta shpëtuar Makedhoninë !
Aleancat lidhen e prishen e kufijtë mbesin. Ekzistonte dikur Pakti i Varshavës, por ku është sot? Edhe Anglia dikur ishte anëtare e BE, por ku është sot? Në Francë asnjëherë s’ka ekzistuar klimë më anti BE që nga krijimi i saj. Para dy dite katër shtete : Plonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia i thanë jo kancelares Merkel për ndarjen e refugjatëve me përqindje. Madje, kryetari i Hungarisë lajmëroi ndërtimin e një rrethoje të re kundër refugjatëve edhe më të lartë se ajo që ekziston sot!
Parlamentarë të Parlementit të Kosovës, në vend të votimit për copëtimin e më tejmë të tokave shqiptare, votoni për prishjen e kufirit me Shqipërinë që do t’ishte hapi i parë për Bashkimin Kombëtar!