SHKRUAN: ELENA KOCAQI
Te falenderoj pa fund Zot dhe te jam mirenjohese qe zgjodhe te me japesh nje nga dashurite me te medha ne bote, dashurine per dijen dhe librin.
Faleminderit per kujdesin dhe dashurine tende te pafund qe e kam ndjere ne cdo hap te jetes sime. Askush nuk me ka dashur mua sa Ju. E di qe une nuk kam aq fuqi te te dua sa me doni Ju por me gjithe fuqine e qenies time qe kufizohet nga materia ime, une te dua.
Jeta ne kete dimension kohor, hapsinor dhe rrethanor eshte shpesh e veshtire. Ne ditet me te keqija te jetes sime, ku materie te tjera subjektive, me ka vene ne pikpyetje deri ekzistencen time, Ju keni qene aty fuqishem per mua dhe me keni dhene arsye dhe force qe te eci para.
Çdo gje qe jam dhe kam, vjen nga dashuria qe me keni dhene Ju. Sekreti im eshte dashuria jote, qe eshte bekimi me i madh i jetes sime.