Struktura Politike – Organizative e Partisë “Lidhja Arbnore”

INSTITUCIONET FEDERALE (QENDRORE) TË SUBJEKTIT “LIDHJA ARBNORE”

Lidhja Arbnore është subjekt politik që vepron në të gjithë hapsirën e trojeve ku banojnē shqiptarët autoktonë si:
1- Në Republikën e Shqipërisë;
2- Në Republikën e Kosovës (DARDANI);
3- Në Republikën Maqedonisë së Veriut (Iliridë);
4- Luginën Preshevë-Bujanovc-Medvexhë (Dardania Lindore)
5- Republikën e Malit të Zi (Kelmend-Ulqin-Tivar);
6- Greqi (Epiri Vjetër);

Aktialisht janë krijuar kushtet për krijimin e strukturave politike-organizative dhe regjistrimin e Lidhjes Arbnore në Shqipëri (deri tani Aleanca Arbnore që ka 18 përfaqësues në Këshillat Bashkiake të vendit), por edhe në Republikën e Kosovës, pra në dy shtete.

1- KUVENDI I ARBËRIT është organi më i lartë i Partisë.
Kuvendi është i përbërë nga jo më pak se 500 persona i cili zgjidhet porpocionalisht me popullsinë që banon në trojet etnike shqiptare në ato shtete ku është regjistruar ky subjekt.
Nga ky numër delegatësh (jo më pak se 500), Mërgata Shqiptare ka të drejtë të ketë jo më pak se 150 veta, të zgjedhur në mënyre porpocionale me numrin e emigrantëve në shtetet ku janë të organizuar.

Kuvendi i Arbërit mblidhet jo me pak se 1 herë në 5 vite dhe mbledhjet e tij drejtohen nga kryetari i Senatit.

Kuvendi ka dy dhoma:

A- SENATI (Kshilli i të Urtëve), përbëhet me 10% të numrit të përgjithshëm të Kuvendit të Arbërit. Senatorët janë në radhë të parë, përfaqësuesit më tipikë të Familjeve më me emër të NACIONALIZMIT SHQIPTAR, duke filluar nga koha e Principatave Arbnore e deri në ditët tona. Në Senat bëjnë pjesë automatikisht edhe Antarët e Kshillit të Naltë.

Senatorët janë të përhershem dhe përzgjidhen në fillim nga Kshilli i Naltë, duke marr më vonë edhe pëlqimin e dakordësinë e vet Senatit. Kriteret e tjera për të qenë Antar i Senatit i përcakton Kshilli i Naltë (Regjenca) dhe hyjnë si normë e Satutit.
Senati miraton vendimet e Kuvendit të Arbërit.
Kryetari i SENATIT , zgjidhet nga antarët e Senatit, dhe drejton mbledhjet që zhvillon, jo më pak se 1 herë në dy vjet.

B- DHOMA E PËRFAQËSUESVE, është pjesa mē e madhe (90%) e numrit të përgjithshëm të Kuvendit të Arbërit.
Përfaqësuesit zgjidhen mbi bazën e votimeve të Kuvendeve të degëve, që shtrihen sipas rajoneve të shteteve ku shtrin veprimtarinë Lidhja Arbnore, p.sh. në Shqipëri ka 12 Degë (12 rajone), në Kosovë ka 7 degë (7 rajone) etj, duke patur në konsidertë porpocianalitetin zgjedhor dhe sidomos porpocianalitetin e antarësisë së Partisë.

Janë vetëvetiu përfaqësues të Kuvendit të Arbërit: të zgjedhurit nga populli si Deputetët, si dhe Antarët e kshillave bashkiake e komunale të shteteve ku ka fituar Partia.

Mbledhjet e Kuvendit drejtohen nga 7 veta: Kryetari i Senatit, i ndihmuar 4 Antarët e Kshillit të Naltë.
Kuvendi zgjedh “Kshillin e Naltë”, si institucioni më i lartë mes dy mbledhjeve Kuvendit.

Kuvendi miraton Statutin e Lidhjes Arbnore duke ja dhëne pë ta dekretu Kshillit të Naltë.

2- KSHILLI I NALTË (REGJENCA) përbëhet nga 4 persona, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Arbërit dhe kanē këto kompetenca:

Të zgjedhin dhe të shkarkojnë njërin nga Antarët e këtij Këshilli në detyrën e Kryetarit të Kshillit të Naltë.

Kshilli i Naltë dekreton Statutin e Lidhjes Arbnore

Kryetari i Kshillit të Naltë është funksioni më i lartë politik i Lidhjes Arbnore.
– Ai në konsultë e në akordë të plotë e të pandërprerë me antarët i Kshillit të Naltë, përfaqëson Lidhjen Arbnore me të tretet brenda shteteve ku vepron ky subjekt, por dhe me faktorët ndërkombëtarë.
– Dekreton Kryetarin Ekzekutiv Republikan;
– Dekreton Kryetarin dhe Antarët e Gjykatës Federale, por dhe Kryetarin dhe antaret e Gjykatës Republikane;

Kshilli i Naltë me shumicë votash ka në kompetencë të pezullojë menjëherë nga funksioni Kryetarin Ekzekutiv Republikan të Lidhjes Arbnore të Shtetit ku vepron, p.sh. Kryetarin Ekzekutiv të Lidhjes Arbnore të Shqipërisë, ose tē Kosovës, për t’ia propozuar Asamblesë së Lidhjes Arbnore të Shqipërisë, respektivisht të Kosovës sipas rastit.
Në rastin kur nuk vërtetohet shkelje e Statutit te Lidhjes Arbnore, nga Gjykata e Partisë, personi i pezulluar mund të rizgjidhet. Në rastin kur kjo Gjykatë fakton shkeljen e Statutit, personi përkatës shkarkohet përfundimisht nga detyra e Kryetarit Ekzekutiv.

3- GJYKATA E PARTISË “LIDHJA ARBNORE”, zgjidhet nga Senati dhe përbëhet nga 7 veta.
Statuti i Partisë është Ligji bazë nga i cili mbështeten vendimet që merren.
Të shtatë antarët e Gjykatës duhet të jenë juristë në formim.
Vendimet e Gjykatës, kur dekretohen nga Kshilli i Naltë, hyjnë në fuqi dhe zbatohen menjëherë.

II- ORGANET POLITIKE E ORGANIZATIVE TE LIDHJES ARBNORE sipas REPUBLIKËS ku vepron Subjekti në fjalë:

1- KUVENDI REPUBLIKAN I LIDHJES ARBNORE NË SHQIPËRI, nē KOSOVË etj. kudo që ushtron veprimtarinë e saj ky Subjekt, është organi më i lartë Republikan i Lidhjes Arbnore;

Numri i antrëve të Kuvendit Republikan nuk mund të jetë më pak se 250 veta, në të cilët bëjnë pjese vetvetiu: të zgjedhurit (deputetët, antarët e Kshillave, si dhe drejtues të tjerë të organeve Qendrore te Lidhjes Arbnore.
Pjesa tjetër zgjidhen nga Kuvendet e Degëve.

Kuvendi Republikan ka të drejtë dhe detyrë:
– Të propozojë Kshillit të Naltë ndryshime statutore;
– Të votojë për zgjedhjen dhe shkarkimin e Kryetarit Ekzekutiv Republikan të Lidhjes Arbnore dhe Antarët e tjerë të Kryesisë Republikane;
– Të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit Republikan te Partisë;
– Të zgjedhë Gjykatën Republikane të Partisë (5 veta juristë);

2- KRYESIA EKZEKUTIVE REPUBLIKANE TË LIDHJES ARBNORE, përbëhet nga jo më pak se 15 antarë;
Janë antarë të kësaj Kryesie:
Kryetari Ekzekutiv;
-N/Kryetari
-Sekretari Përgjithshem;
-Sekretari Politik dhe Elektoral;
-Sekretari Organizativ
-SekretRi pë Financat dhe Logjistikën
-Kryetari i Foromit Rinor Republikan;
-Kryetarja e Forumit Republikan të Gruas”
-3-5 deputetë
-Si dhe 2-5 Antarë Kryesie pa funksion të veçantë;

Kryetari Ekzekutiv është pērfaqësuesi më i lartë Republikan, nga momenti që pasi është zgjedhur nga Kuvendi Republikan i Lidhjes Arbnore, dekretohet prej Kshillit të Naltë;

Kryetari Ekzekutiv mbledh e drejton mbledhjet e Kryesise Republikane të Partisë;
Kryetari Ekzekutiv në bashkëpunim dhe në mënyrë kolegjiale me Kryesinë, i dorëzon listat e kandidtëve republikanë për Deputetë dhe për Kshilltarë tē Qeverisjes vendore;

Kryetari Ekzekutiv me Kryesinë dekreton kryetarët e Degëve te zgjedhur më parë nga Kuvendi Rajonal i Deges së Lidhjes Arbnore.

3- GJYKATA REPUBLIKANE E PARTISË e përbëre nga 5 antarë, juristë.
Ka për detyrë të shqyrtojë çdo ankesë që ka të bejë me shkelje të Statutit të partise Lidhja Arbnore;
Vendimet e saj marrin formën e prerë kur vendos edhe Gjykata Federale e Partisë si dhe dekretohet nga Kshilli Naltë;

4- Dega e Lidhjes Arbnore organizohet mbi bazë Rajoni të Republikës perkatēse;

Kuvendi i Degës është organi më i lartë i Degës së Lidhjes Arbnore, cila shkon jo më pak se 71 veta.
Antarësia sipas seksioneve zgjedh përfaqesuesit e saj në kuvendin Rajonal përkatës;

Kuvendi i Degës zgjedh Kryetarin dhe Kryesinë e saj.

Kuvendi i Degës i propozon Kryesise së degës kandidatët për tu zgjedhur në organet e Qeverisjes Republikane dhe vendore.

5- NËNDEGËT janë Struktura organizative që krijohen dhe veprojnë në territorin e një Bashkie ose Komune;
Nëndegët perfshijnë anëtaresinë e grupseksioneve dhe të seksioneve, të cilat, si këto të fundit, përfshijnë edhe zgjedhësit e një qendre votimi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top