SOT DUA TË KUJTOJ BALLISTET

Nga Sadik Bejko

29 Nentori gjithmone i ka hyre ne hak Dites se Flamurit.   Sivjet, ne kete 29 Nentor, dua te kujtoj edhe ballistet. Nuk kam pasur balliste ne familje. Dua t’i kujtoj se ballistet ishin antifashiste, ishin republikane, jomonarkiste, ishin antikomuniste per me teper.

Komunistet e pervetesuan luften. E beri partia, thoshin. Pati dhe forca jokomuniste qe luftuan. Luften e beri Shqiperia. Shqiptaret i deshen a nuk i deshen partizanet, dhane bijte per luften, dhane buke, strehe, veshje.

Shqiperia per 4-5 vjet ka qene realisht/ zyrtarisht shtet fashist. (Ne nuk e themi qe kemi qene shtet fashist, vec kur del me dokumente qe edhe N Xhunglini aplikonte per pune si fashiste. Nga halli, Keshtu thote.).

Fashizmin shqiptari nuk e deshi. Nga shtet fashist me 1945 u beme shtet komunist. Si ne asnje rast tjeter ne bote. Morem nje kthese 380 grade. Shqiptari nuk e deshi komunizmin. Te dyja (fashizem e komunizem) na i imponuan koherat. Popujt e vegjel jane zare ne lojen e historise.

Qe nuk e deshi Shqiperia komunizmin e deshmon nje fakt. Asnje nga elita intelektuale e viteve ’30 (shkrimtare, profesore, nepunes karriere, ish-luftetare) nuk shkoi me komunistet e malit. Elita shqiptare nepermjet Branko Merxhanit (shih shkrimin “Pse nuk jam marksist”) e kish thene qe ishte antikomuniste.

Me 1939 Shqiperia ishte fashiste. Disa perfituan nga te mirat fashiste. Nexhmija veshi kemishen e zeze dhe u be mesuese. Enveri bente kontrabande duhani te “Flora” me ndihmen e bicakcinjve te Elbasanit, Qemal Stafa ne Firence studionte. Keshtu hengren buken e fashizmit dhe Kahreman Ylli, Bedri Spahiu e shume krere komuniste. Kreret e nacionalizmit, me pas te ballit, u gjakosen me 7 prill. M. Frasheri, Ermenji, Butka etj u internuan ne Ventotene pas 7 prillit. Cetat e Ballit dhe partizanet e luftuan bashke fashizmin me 1942, 42. Si u permbysen fatet ne fund te vitit 19443? Pse u masakruan nacionalistet ne Dunice te Mokres (35 balliste), ne Myzeqe (67 balliste)? Pse ballistet, antifashistet e oreve te para, u shtyne te bashkepunojne me nazistet?

Kjo eshte nje pyetje per historine.

Lufta mbaroi pa fitimtare. Me 1939 vendosi pushka e zeze. Me 1944 vendosi pushka e kuqe. Popullin nuk e pyeti njeri. As referendum, as zgjedhje te lira. Ky nuk ishte clirim.

Te vij te fillimi. Sot dua te kujtoj Ballistet. Nje mik me klishete e kuqe ne koke me pyeti: Ka balliste antifashiste? Po. Ballistet ishin patriote. Ata dinin te luftonin. Kane qene balliste, antifashiste (dhe antikomuniste njeheresh). Po. Kane qene shume, shume te tille. Njeri prej tyre ishte vlonjati Hysni Lepenica, deshmor i atdheut, qe ra theror si antifashist ne Gjirokaster me 1943.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top