SKANDALI ME NJOHJEN DHE PËRGJEGJËSIA E HASHIM THAÇIT

Deri më sot, Kamina Smith nga Ministria e Punëve të Jashtme të Xhamajkës ishte zonjë e panjohur për opinionin tonë publik. Mirëpo, mëngjesin e ditës së djeshme, na zuri në befasi flakaresha e ftohtë që ajo i dha Hashim Thaçit, presidentit që konsiderohet si rrumpalla më sfiduese e Isa Mustafës për Kosovën, që nga koha e kërkesës së tij për miratim të ndryshimeve kushtetuese në vitet 1988-1989, ku ne si shqiptarë “nuk humbnim asgjë”, ndërsa Serbia i fitonte të gjitha ato që i mungonin.

Skandali me njohjen nga Xhamajka është pasojë e veprimit dhe ekzistencës së Hashim Thaçit në zyrën e Presidencës së Kosovës. Është momenti vendimtar që ai të shkarkohet, qoftë edhe si masë e parë e reciprocitetit ndaj Serbisë, Edi Ramës dhe George Soros.

Kështu do vepronin parlamentet e shteteve që shoqërinë e hapur nuk e mbyllin në kafazin mediatik të klanit neokomunist.
Kështu do vepronin të gjitha partitë politike në Europën Perëndimore.
Kështu do vepronin të gjithë deputetët që vlerësojnë pa emocion dhe respektojnë interesat e shtetit.

Koha që të veprojmë bashkarisht për shkarkimin e Hashim Thaçit!
Për shtetin. Për Kosovën. Për të ardhmen e fëmijeve tanë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top