SIGURIMI I SHTETIT, KËRCËNIM PËR DEMOKRACINË

Shkruar nga Petrit  MULLA

Shqipëria me një regjim kriminal dhe pinjollët e tij vazhdojnë të kërcënojnë Demokracinë e brishtë shqiptare nëpërmjet ish-Sigurimit te Shtetit! Regjimi kriminal i Enver Hoxhes ende mban nën kërcënim shumë shqiptarë, duke i kërcënuar ata me dosjet e Sigurimit famkeq të shtetit!

Diktatura me e eger ne bote, me njerzit me te kontrolluar ne bote, te survejuar ne menyren me te imet. Behet fjale per shifra te çuditshme bashkepuntoresh te sigurimit te shtetit, me shume se 250 mije shqiptare i sherbenin ne menyre vullnetare ose me nje pagese minimale 120 leke ne muaj. Zelli i sherbimit te tyre mbante nen kontroll njerzit me te afert te tyre, furrnizonte me informacion oficeret ose kalecat e ketij regjimi, qe nuk linin gje pa bere ne kurriz te njerzve te thjeshte.

Sigurimi i Shtetit Komunist duhet te kishte dhene llogari perpara ligjit, per abuzimet qe ka bere me te drejtat e njeriut dhe me jetet e shume shqiptareve. Mbi 100 mije shqiptare u bene viktima te regjimit me kriminal ne bote, te ndihmuar nga Sigurimi i shtetit shqiptar, me format me te egra, tipike ruse, per te nenshtruar nje popull te tere.

Pergjegjesit e kesaj maskarade jane ende gjalle dhe marrin pensione te majme dhe mbajne dekorata per sherbime patriotike ndaj Atdheut. Keta kuadro te devotshem te Sigurimit te shtetit shqiptar, kane mbushur dosje te pa mbarimte, rreth 32 milion faqe te shkruara, per 2-3 miljone Shqiptare qe jetonin ne Shqiperi ne kohen e Diktatures!

Te nderuar miq dhe mike, shifrat jane te renda dhe Demokracia 26 vjeçare eshte dorezuar perballe nje agresiviteti te tille, kjo eshte edhe arsyeja qe Shqiperia ndodhet ne kete stanjacion te pa mbarimte. Gjykimi para shqiptareve i atij institucioni famkeq, do ti hapte rruge nje dekriminalizimi te vertete!

1 thought on “SIGURIMI I SHTETIT, KËRCËNIM PËR DEMOKRACINË”

  1. Bëmat tuaja kondra popullit dhe atdheit, o ballista e zogista kanë me u ndjek tanë jetën nga prapa. Sepse ato janë të tegjistrume jo vetëm në dosjet e ish sogurimit heroik shqiptar, por mbi të gjitha janë të regjistrume në menjen e popllit. Gjithkush në shqypni e din mirë fort se si ju ballista e zogjista u keni shërbye pushtusve fashista nazista titista sllavista e te evropit arrmik.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top