Gjatë vitit 1961 represioni policor i pushtuesit komunist jugosllav në Kosovë po vazhdonte pa ndërprerë. Tashmë kishin kaluar 16 vite nga përfundimi zyrtar i Luftës së Dytë Botërore dhe ripushtimi i sërishëm i Kosovës me viset tjera shqiptare. Kreu i Partisë Komuniste të Jugosllavisë kishte rënë në dilemë, sepse pavarësisht dhunës së papërmbajtur që e ushtronin eskadronët e Rankoviçit, shokut më të afërt dhe më besnik të diktatorit Tito, rezistenca e shqiptarëve të Kosovës ndaj pushtuesit komunist dhe ndarjes së padrejtë administrative të trojeve shqiptare nuk kishte të ndalur. Ajo rezistencë shquhej për injorim total të pushtuesit dhe për kultivim me fanatizëm të theksuar të traditës dhe kulturës kombëtare. Falë natalitetit, jeta kishte filluar të ringjallej, ndërsa Plisi i Bardhë, ky simbol i paqes dhe qëndresës, edhepse tashmë i ndaluar në shkolla, në jetën private bartej me krenari.
Forcimin e rolit udhëheqës në arenën ndërkombëtare të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe rritjen e rolit ndikues të Titos në marrëdhënjet mes partive komuniste, nuk mund t’a realizojmë dot nëse në vendin tonë vazhdon të ketë kontestim të rolit udhëheqës. Në Kosmet, ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje afatgjatë, sepse atje ende po lindin qeliza të rezistencës nacionaliste të Xhafer Devës. Partia duhet të intensifikoj përpjekjet dhe të hartoj një plan për kontrollin efektiv të qelizave të rezistencës nacionaliste shqiptare. Si mundësi na ofrohet edhe formimi i një lëvizje ilegale komuniste, të cilën do ta trajtojmë gjithashtu armiqësisht, por më ndryshe nga të tjerët. Përmes saj, ne arrijmë të fusim konfuzion te shqiptarët në Kosovë dhe te emigracioni tyre në Evropë dhe Amerikë. Ky është vetëm njëri nga disa propozime, i cili ka dalur si rezultat i një hulumtimi më të thelluar marksist në kazermën ushtarake të kuadrove të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (Dellnice në Kroaci).
Këtij propozimi të këshilltarëve të PKJ-së, i kundërvihet kryetari i Serbisë, Aleksandër Rankoviç
Pjesë e shkëputur nga fjala e Aleksandër Rankoviç
Shokë dhe shoqe, shqiptarët më shumë hidhërohen kur i mashtron për hiqgjë një serb ose malazez, sesa kur ata e vrasin dhe tradhtojnë njëri-tjetrin për gjëra banale. Prandaj, duke i njohur mirë, unë propozoj që të vazhdojmë politikën e deritashme dhe të thyejmë përfundimisht çdo shpresë të tyre për ndryshim. Këtë kërkesë, shokut tonë të nderuar Elhami Nimani ia ka dorëzuar vet Enver Hoxha, i cili ka urdhëruar organet përkatëse që të kapen dhe të burgosen të gjithë qytetarët e Jugosllavisë që kalojnë ilegalisht kufirin. Disa prej tyre, sidomos ata që ne i kemi konsideruar të rrezikshëm për vendin tonë dhe të cilët kanë arritur të dalin andej, Enver Hoxha i ka rikthyer dhe dorëzuar te organet tona pa asnjë kundërshtim.
Me ata tashmë i kemi kryer punët. Rezistenca e tyre mund të vijë vetëm nga qielli. Për tokë, nuk ecin më.
Shokë dhe shoqe, pavarësisht asaj se partitë tona i kanë shkëputur marrëdhënjet zyrtare, përmes lidhjes sonë direkte me Enver Hoxhën të cilën e mbanë shoku ynë besnik Elhami Nimani, ne jemi duke punuar në prapavijë edhe me drejtuesit tjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ne, nga ana jonë, këto lidhje nuk do t’i shkëpusim asnjëherë, sepse është në interesin e partisë tonë të lëmë një derë të hapur për shokët tanë të dikurshëm. S’duhet të harrojmë, se urrejtja e nacionalistëve të Xhafer Devës ndaj komunistëve të Shqipërisë nuk dallon ndaj urrejtjes që shfaqin ndaj nesh.
Ne besojmë se gjendjen duhet t’a ndryshojmë përmes kuadrove të reja të partisë. Kuadrot e vjetra komuniste, të cilat te populli i Kosmetit identifikohen me vendimet për bashkimin e tyre me Serbinë dhe Jugosllavinë, është mirë t’i transferojmë në detyra më të rëndësishme në nivel të federatës. Kështu, duke mbajtur kontrollin policor në duart tona dhe duke hequr përgjegjësinë nga Partia Komuniste e Jugosllavisë për vendimet e së kaluarës, ne do t’i hapim rrugë depërtimit të idesë komuniste dhe të vëllazërim-bashkimit edhe te shqiptarët në Kosmet. Nëse ne arrijmë që shqiptarëve të Kosmetit t’ua imponojmë ideologjinë komuniste, ata, pas disa vjetësh do të bëhen më fanatik se ne në ruajtjen e saj. Shembullin dhe dëshminë më të mirë e kemi Shqipërinë.
Keta Jane “Baballaret” e PKSh dhe te Enverit. AQ shume I dashuronte Pederi, sa gjithcka beri, sipas porosive te tyre dhe ata si merits, I lane Frenat e Karroces.