Shteti dhe Spiro Ksera

Artur Roshi

Arrestimi i ish-Ministrit Spiro Ksera është një shfaqje që tregon se shteti funksionon mbështetur në psikologjinë e aksionit politik dhe Jo zbatimin e ftohtë të ligjit mbi të drejtën.

Shteti ka gjithmonë të drejtë është një shprehje që nuk shkon më. Shteti dhe individi duhet ti afrohen njëkohësisht “Të Drejtës”. Shteti nuk mund të nëpëkëmbi personalitetin e një ish-Ministri të tij si në rastin e Spiro Kserës me demostrime arrestimi sikur të jetë një vrasës sepse duhet të ruajë imazhin e postit të ministrit që përfaqëson moralin dhe dinjitetin e Shtetit. Shteti duhet të respektojë veten dhe qytetarin e tij duke u larguar nga arrestimet paraprake para se gjykata të vendosi përfundimisht për fajësinë (në rastet kur personi nuk ka rrezikshmëri shoqërore ), sepse duket sikur kemi qëllim dhunimin se sa të drejtat e njeriut me këtë trashëgim në kodin penal nga ish-sistemi i padrejtësisë. Besoj se reforma në drejtësi sipas rekomandimeve të Venecias do ti ketë derivate për ndryshim këto gjëra.

Nuk jam dakort për denigrimin as të ish-Ministrave të djeshëm, as për ish-Ministrat e nesërm, as dhe të një qytetari të thjeshtë.

Na mungojnë të drejtat e individit dhe Jo të Shtetit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top