SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (20)

PËRKTHYER NGA SEFEDIN KRASNIQI

Me këtë kapitull (XX) përfundon romani, të cilin e pata blerë 10 ditë pasi doli nga shtypi. Me dhjetra herë kam dashur ta përkthej. Madje dy herë ia kam nisur e dy herë e kam braktisur! Sapo merrja vendimin, mendoja që do t’i bëj keq luftës së UÇK-së, duke e implikuar Osama Bin Laden me luftën çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, nga goja e kolkonel Tahir Zemajt kam dëgjuar kur tregonte që elemente të caktuar të UÇK-së, të krahut të LPK-së, ia kishin dërguar, me qellim të keq, disa ushtarë të ardhur nga Bosnja, por të cilët nuk i kishte lejuar të merrnin pjesë në luftime. 

Nga ana tjetër, mendoj që Fatos Klosi, me shokë të SHIK-ut, ka dalur nga skema e CIA-së, pikërisht për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit, i cili ishte njeri i amerikanëve. Dhe, këtë vrasje Klosi e shfrytëzoi mirë për të shkaktuar një kasaphane të vërtetë në Tropojë, duke përdorur Kanunin dhe nga hakmarrja u vranë jo më pak se 200 njerëz nga Tropoja (1997-2002).

Pse e bëra përkthimin tash?

Pasi i kam dëgjuar e lexuar intervistat e Mira Kazhanit me Hamdi Haklajn, Zylfije Haklajn, Izet Haxhinë, Jaho Mulosmani, Dosjen « Xhungla » (e porositur per mua nga SHIK) etj, dhe pohimit të Izet Haxhisë, se në këtë roman ka shumë fakte të vërteta dhe që është porositur direkt nga Klosi apo një vartës i tij. Gjithashtu, kam dashur, ne veçanti, t’i bej homazhe për 20 vjetorin e vrasjes: Azem Hajdarit, Ahmet Krasniqit dhe të gjithë të tjerëve të vrarë nga hilet e politikës.

Rihapja eventuale e “Dosjes Hajdari” do të tregojë qartë se a u vra Azem Hajdari për shkak se nuk shkoi me Fatmirin në Ambasaden Amerikane në Tiranë për të deshmuar me kasetën që posedonte Fatmiri, sipas të cilës SHIK-u kishte planifikuar ta bëj rrafsh Ambasaden e SHBA, duke akuzuar Fatmirin, Izetin për këtë skandal dhe për ta burgosur Berishën në Guantanamo (Izet Haxhia)
Një gjë tjetër e deshmon ky roman dhe Izet Haxhia se Azem Hajdari ishte vrarë në sytë e agjentit të CIA-s dhe ishte filmuar nga kamerat e instaluara nga SHIK-u i Fatos Klosit!!!

KAPITULLI – XX

Sapo të largohesh pak nga Bajram Curri, ajo që, sipas hartave, figuron si rrugë që shkon te Breglumi ishte vetëm një shteg i trasuar nëpër shkëmb, një varg kthesash në formë U-je që dredhonin sipas konturave të malit. Nuk është një vepër arti. Shkëmbinj të rënë në rrugë, disa mbeturina, vrima. Pista gjarpëronte mes pikash marramendëse dhe shkëmbinjve të pjerrët, e mbuluar nga një mjegull e dendur.

“Wild Bill” Donovan po lëvizte Land Roverin pa probleme, duke kërcyer nga vrima në gropë.

Të dy burrat heshtnin. Peizazhi i madhërishëm nuk mund ta bënte Malkon të harronte se ishte edhe një herë duke u përgatitur të luante me jetën : gjithçka ose asgjë. Sidoqoftë, maksimumin e shanseve e kishte kundër vetës …

Ishin nisur nga Bajram Curri para një ore dhe kishin parë vetëm një automjet, një taksi kolektiv të mbushur me njerëz, e ngjashme me atë që kishte marrë Hildegard Neff, pak para se të largoheshin. Qysh se Malko kishte përpiluar planin e tij, gjërat kishin shkuar shumë shpejt. Së pari, ai kishte “ekzfiltruar” gazetaren gjermane. Zëvendësi irlandez i « Wild Bill » Donovan e kishte larguar të paren me taksi kolektiv, duke ia zënë një vend deri në Fierzë. Ajo e kishte mbajtur Inmarsat-in dhe qindra mijë dollarë të fshehur në fund të një çante prej lëkure. Pasi askush nuk mund të dyshonte praninë e saj, ajo ishte e sigurt. Edhe nëse njerëzit Fatmir Ceremit të vendosur para Bréglumit që inspektonin taksinë, do ta linin të qetë Hildegarde Neff, pasi për gratë Kanuni bënte përjashtim. Sapo të mbërrinte në Fierzë, duhej të vendosej në hotel ku oficerët e terrenit të ClA nuk kishin dashur të flinin. Pastaj, duhej të aktivizonte lnmarsat dhe të priste.

Pasi Hildegard Neff u largua, Malko, falë marrëdhënieve të “Wild Bill” Donovan me vendasit, ishte siguruar se Fatmir Cerem nuk e kishte marrë ende rrugën për Shëngjin. Kjo gjë kuptohej lehtë, sepse banditi nuk shkonte pa u vënë re. Britaniku ishte ndalur në një stacion benzine, pak para daljes së Bajram Currit, pikë kalim i detyrueshëm për rrugën e Breglumit. Çuditërisht, në Shqipëri, pompat e benzinës ishin brenda grilave, sikur t’i mbronin nga moti i keq. Fshatari plak që e mbante këtë pompë ishte formal: Fatmir Ceremi nuk kishte kaluar ende këndej.

Pra, duhej vetëm të shpejtonin.

Duke kaluar në të gjitha drejtimet e Tropojës, nën sytë vigjilentë të disa ushtarëve të UÇK-së. Fatmir Cerem po iu lutej njerëzve që po qëndruan gjatë në kafene, duke ngrënë byrek dhe pirë birrë. Ishte në një gjendje shpirtërore të keqe. Kalimi nëpër Tropojë i kishte mundësuar takimin për pak minuta me Vilma Zguro, të dashurën e tij, në një fushë afër lumit ku fshatarët shkonin për ujë. Ky takim i mundësoi ta lajmërojë se nuk do ta merrte me vete. Në të vërtetë, as nuk do të flinte në Shëngjin, sespe llogariste të kthehej për varrimin e të vëllait të nesërmen në mëngjes.

Vajza e re nuk kishte protestuar, si zakonisht, por duke e parë atë në triko të ngushtë dhe me fund të gjatë, Fatmir Ceremi i lakmoi aq shumë, dhe kjo torturë e mallkuar e kishte çmendur.

Më në fund, vërejti paraqitjen në shteg të Muhammed Al Jafarit që dilte nga rruga që çonte në bazën e UÇK -së, me një qese të madhe në dorë. Sudanezi i drejtoi një buzëqeshje falënderimi nga gëzimi shpëtimtarit të tij.

– “Koloneli” po vjen, tha ai. Nuk jemi vonë.

– Ashtu, tha Fatmir Ceremi, anija për Bari niset në orën katër.

***
***

– Po afrohemi, njoftoi « Wild Bill » Donovan.

Tashmë disa kilometra, pista në gjirin e malit dominonte kanionin ku rridhte Drini, në mes shpateve si dy mure. Pamja ishte befasuese, peizazh absolutisht i braktisur. Britaniku u ngadalësua dhe ndaloi Land Rover në një kodër të vogël natyrore, pak para një kthese, e dominuar rreth dyqind metra nga një nga shtatëqind mijë bunkerët e braktisur, mbetje të paranojës së Enver Hoxhës. Të dy burrat dolën nga makina.

– Ku jemi? Kërkoi Malko.

– Pesë kilometra nga Breglumi, nga pista. Nëse shkon në perëndim, tre kilometra nga këtu do të gjeni një rrugë të përdorur nga barinjtë, e cila shkon poshtë në Dri.

Malko do të kishte pëlqyer që ora e tij Brertling B-1 të kishte një busull …

Shikoi përreth tij: asnjë shpirt i gjallë. Terreni shkëmbor i mbuluar me një vegjetacion të pakët mund të ushqente vetëm dhitë. Një erë e ftohtë shpërtheu nga lindja. “Willd Bill” Donovan u përkul brenda Land Rover dhe nxori pushkën 20mm RT 20 me një qese municioni dhe ia dha Malkos.

– Nuk ju kërkoj të më raportoni …

Malko mori pushkën e rëndë 20mm dhe e vuri në tokë, në dykëmbësh. Të dy burrat shkëmbyen një shtrëngim duarsh të gjatë.

– Faleminderit, tha Malko. Për çdo gjë.

– Kujdesu për veten, ia ktheu britaniku.

Ai u kthye në 4X4 të OSBE-së, bëri gjysmë harku, u përkul mbi xhamin e hapur e tha:

– Nuk po kthehem menjëherë në Bajram Curr. Një kilometër nga këtu, është një rrugë që të çon në fshatin Selimaj. Do të pres atje dhe do të blej pak peshq. Për të evituar takime të këqija…

U nis, duke çuar një re të pluhurit për tu zhdukur pas kthesës së ardhshme. Malko nuk humbi kohë. Pasi instaloi RT 20 në mbi supe, filloi të ngjitej në drejtim të bunkerit, duke i rrotulluar guralecët nën këmbë.

Dhjetë minuta më vonë, vendosi pushkën monstruoze 20mm pranë bunkerit. Dielli po fillonte ta godiste dhe ai po notonte në djersë. Për një çerek orë, pune të vështirë, e pastroi hyrjen në bunkerit i pushtuar nga therrat. E instaloi në pozicion për goditje pushkën 20 mm, duke lënë vetëm majën e tytës përjashta. Brenda bunkerit vinte një erë e keqe. Barinjtë e përdorën si W.C. Por, bunkeri pati një avantazh të madh: askush nuk i kushtoi vëmendje pasi ishin pjesë e peizazhit.

Malko doli dhe shkoi e u pozicionua në një distancë të mirë. Perfekt. Duhej vërtetë të koncentrohej për të parë tytën e armës nga çeliku i nxirë, e që nuk reflektonte nga rrezet e diellit.

Pastaj, u kthye brenda në bunker, e shtrëngoi me pyka dykëmbëshin me disa gurë dhe e siguroi daljen e gazrave me aksesorët për degazhimin e tyre. I mbushi veshët mirë me pambuk. Veçanërisht në këtë hapësirë të ngushtë, detonimi kishte të ngjarë t’ia pëlciste timpanet. Ulur në një bllok betoni, e ngarkoi armën në supe, duke vënë syrin në teleskop, ia orientoi tytën deri në përcaktimin e një kthese që pastaj vazhdohej nga një linjë e drejtë e të gjatë ashtu që tërë rruga ishte nën rrezen e zjarrit. Nga ky moment, ai nuk mund të lëvizte më. Priste të paraqitet në horizont objektivi i tij. Nuk kishte shumë kohë për të vepruar.

Duke u përpjekur të mos ndjejë erën e neveritshme që ngrihej nga toka, u përqendrua në rrugë, dhe lutej, i dëshpëruar, që plani i tij të funksiononte.

Nëse gjithçka do të shkonte mirë, ai do të linte pushkën në aty, duke ruajtur vetëm Beretin e tij 92.

I fshiu duart e djersitura në xhinse dhe shtrydhi pambukun edhe më në kanalet e veshëve. Plani i tij ishte i thjeshtë. Fatmir Ceremi do ta merrte këtë rrugë nga minutë në minutë. Udhëtimi i tij për Shëngjin, i zbuluar nga kushëriri i Ylli Bacit, i pa fat, mund të ketë vetëm një qëllim: dërgimin e Mohammad Al Jafar kah liria. Terroristi sudanez duhej të ishte në makinën e tij … Megjithatë, kishte shumë të panjohura.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme ishte të dinte se në cilin automjet udhëtonte banditi i ri. Nëse ai ishte në Land Cruiser e tij të zakonshëm, të zi, Malko do ta identifikonte menjëherë. Përndryshe, do të shumëfishoheshin rreziqet. Pushka 20mm nuk ishte një armë me goditje të shpejtë. Gjatë provave, ishte vërejtur se tri kuti mund t’i zbrazte në një minutë. Por Malko nuk ishte i trajnuar dhe kundërshtarët e tij do të reagonin shpejt.

Pastaj ai nuk e dinte ndikimin e saktë të municioneve të HEI të pushkës 20 mm. Sipas “Wild Bill” Donovan, ajo ishte në gjendje të shkatërronte një makinë dhe pasagjerët e saj me një të goditur. Malko ishte i detyruar ta testonte në aksion. Nëse gjithçka shkonte mirë, që do të thotë, nëse do të shkatërronte automjetin e Fatmir Ceremit, do të mbetej eskorta e tij. Kishte pak shanse sepse s’kishte kohë për t’i eliminuar ata para se pasagjerët e tyre të zbrisnin. Ata menjëherë do të sulmonin bunkerin. Megjithatë, pushka 20 mm nuk ishte e përdorshme kundër njerëzve. Sapo t’ia arrinte qëllimi, Malko duhej t’ia mbathte. Ashtu siç thonë anglosaksonët: Godit dhe ik!

Çdo gjë do të luhej në pak sekonda. Sapo makina të goditej, do të dilte nga bunkeri për të ikur kah lindja, poshtë anës së malit drejt shtegut të treguar nga « Wild Bill » Donovan. Problemi ishte, sepse do të ekspozohej plotësisht … Pistoleta e tij nuk ishte më e dobishme për shkak të distancës dhe ishte i sigurt se njerëzit e Fatmir Ceremit nuk ishin qitës të këqij.

Garë vdekjeprurëse kundër orës …

E panjohura e fundit: para se të nisej, ishte si ta lajmërojë Joe Rocker, gjithmonë në Fierzë për t’i treguar ndryshimet që kishin ndodhur dhe pozitën e urës skele mbi lumë, si e vetmja mënyrë për të kaluar në bregun jugor, përveç urës së Fierzës. Por, oficeri i terrenit i CIA-s e nuk e njihte këtë anë. Veç ndonjë mrekullie, në këmbë, Malko kishte pak shanse të ikte, nëse kundërshtarët do ta ndiqnin deri te lumi.

Malko shikoi orën B-1. Njëmbëdhjetë e tridhjetë e pesë. Normalisht, Fatmir Çerem nuk duhet të vonojë, nëse nuk i kishte ndryshuar planet. Por, shumëçka mund të ketë ndodhur … Nëse kushëriri i Ylli Baci kishte ndryshuar mendjen dhe kishte biseduar me shefin e tij, ai nuk do të zbriste në atë rrugë. Malko do të priste deri në mesditë. Pastaj ai do të braktiste pushkën 20 mm në bunker dhe do të nxitonte drejt lumit. Duke shpëtuar të paktën lëkurën e tij, edhe pa e përmbushur misionin e tij … Për më tepër, tash objektivi i tij i parë nuk ishte më Mohammad Al Jafar, por Fatmir Ceremi. Për masakrën falas dhe të ashpër ndaj Ylli Bacit. Etika e Malkos nuk e pranonte këtë lloj dhune të lirë. Njerëzit si Fatmir Ceremi ishin të dëmshëm. Ata duhej të eliminoheshin.

I pastroi sytë. I fiksuar për të parë rrugën, sytë po i lotonin. Kishin kaluar vetëm tre minuta. Por, i dukej sa një shekull.

***
***

Tri automjetet dolën ngadalë nga kthesa, si në film. Përkundër koncentrimit, Malko kërceu. Truri i tij filloi të punojë me shpejtësi të plotë, duke analizuar atë që po shihte. Falë teleskopit, ai mund të dallonte 4X4-at sikur të ishin njëzet metra larg. Në ballë, i kuqi, atë që tashmë e kishte parë. Në mes, Toyota Land Cruiser e zezë, me perde. Kulmi i hapur i kishte mundësuar një njeriu ta depërtojë të trupin dhe kishte instaluar dykëmbëshin e një Poulimioti përballë me tytë kah pjesa e përparme. Ky lloj i automjetit kishte tre vende dhe mund të mbante tetë ose nëntë persona. Së fundi, vërejti një Land Rover Discovery të bardhë. Me pulsin e ngritur në 150, Malko mbërthye armën mbi shpatullë dhe vuri syrin në teleskop, duke përcjellë automjetin qendror. Ky i fundit kishte kaluar tashmë një të tretën e distancës dhe kishte hi rrezen e zjarrit të Malkos.

E ndoqi Land Cruiser për disa sekonda në teleskop, pastaj, pasi vlerësoi shpejtësinë e tij të lëvizjes, vendosi të godas pak më përpara tij dhe shtypi këmbën e zjarrit . Ndonëse ishte përgatitur, shpërthimi i frikshëm e kapi në befasi. Nuk dëgjonte më asgjë, aroma e keqe e kishte pushtuar bunkerin, por dridhja ishte e durueshme.

Hoqi syrin nga teleskopi dhe shau me hidhërim: të tri makinat vazhdonin rrugën ! Nga ana tjetër, shumë më poshtë rrugës, një re e vogël e pluhurit tregonte se ku kishte shpërthyer predha 20 mm. Arma ishte e dobët simbiotike dhe shumë e shkurtër. Detonimi dhe flakët tridhjetë, disa centimetra që dolën pas tubit të evakuimit të gazrave duhet të kenë alarmuar burrat e Fatmir Cerem. Në të vërtetë, 4×4 i kuq u përshpejtua dhe mbajtësi i Poulimiot e mori armën në krah duke drejtuar kah bunkeri.

Malkos i kishin mbetur disa sekonda.

I humbur, manovroi shulin, duke e nxjerrë fishekun. Angazhoi një fishek tjetër në armë. Duke vënë syrin në teleskop, mori në shënjestër përsëri Land Cruiser, këtë herë qëllimisht shumë më lartë, dhe shtypi shkasën.

Për një të katërtën e sekondës, Land Cruiser i zi u shndërrua në një flakë zjarri. Duke shpërthyer si një pemë e pjekur, eci edhe pak metra para se të rrokullisej në greminë. Malko ishte ende në bunker, kur dëgjoi një shpërthim të dytë të shurdhër dhe pa një kolonë të tymit të zi që ngrihej nga gremina.

4×4 i kuq dhe Land Flover ndaluan. Në momentin që po dilte nga bunkeri, plotësisht i shurdhuar, Malko i pa njerëzit që hidheshin në tokë, duke i ngritur kallashnikovët. Për fat të mirë për të, refleksi i tyre i parë ishte që të strehoheshin, duke mos ditur se me kë po merreshin. Malko qe në gjendje të vrapojë afërsisht dyqind metra para se të nisnin të shtëna të para. Një plumb qëlloi pranë tij dhe ai u zhyt në barkun e një shkëmbi.

Një zjarr i rëndë filloi nga rruga. Ai u kthye. Njerëzit e Fatmir Ceremit filluan t’i ngjiten malit në ndjekje. U largua, duke shpejtuar në shpatin shkëmbor si një i çmendur. Më poshtë, pa lumin, por jo edhe urën. Vraponte pa frymë, me gojë të hapur, duke marrë në thua në një shkëmb dhe shkoi përpara në një rrotullim mbresëlënëse.

Pikërisht kur ndjekësit më afër tij vraponin më ngadalë …

Rrëzimi ndoshta ia shpëtoi jetën. Plumbat kalonin mbi të, ndërsa ai u rrokullis si një gur nëpër shpatin, për më shumë se pesëdhjetë metra. Kur u qetësua, i tronditur, i plagosur, nuk pa askënd. Ishte fshehur nga kreshtat. Pavarësisht nga një pikë në gjoksin e tij – plagosja e tij e vjetër e marrë në Hong Kong vite më parë – ai rifilloi të vrapojë si një i çmendur, zigzag sipas konfiguracionit të terrenit. Shpresonte që « Wild Bill ” Donovan nuk kishte gabuar në lidhje me vendndodhjen
e urës! Pothuajse kudo, shkëmbinjtë mbaronin drejtë në lumë, madje as një hapësirë për të ecur.


Por ndjekësit e tij nuk heqnin dorë. Nëse nuk mund të kalonte lumin, ai ishte i humbur. Do ta qëllonin atë si një lepur. Më në fund arriti në një majë me pamje nga Drini dhe u ndal disa sekonda. Asnjë gjurmë e urës! Në të majtën e tij, lumi kishte një bërryl dhe nuk mundi të shihte shumë larg. Rimori drejtimin po në atë drejtim dhe, duke u kthyer, pa disa silueta njëqind metra prapa tij.

Ata nuk dorëzoheshin.

Me një përpjekje të dëshpëruar, më në fund iu soll rrotull shkëmbit, duke zbuluar lumin pas pjesës si bërryl.

Dhe e pa atë!

Një si urë fluturuese, e shtrirë midis dy brigjeve: me litarë dhe dërrasa. Era e lëkundte. Vazhdoi në një shteg përgjatë lumit. Nga ana tjetër, i njëjta shteg vazhdoi. Por asnjë gjurmë e Hummerit!
***
Zemra i prekte brinjët, Malko vështroi peizazhin. As një mace, as një makinë. Çfarë kishte ndodhur? Sidoqoftë, ai nuk mund të qëndronte atje. Vazhdoi rrugën i dëshpëruar për të arritur në nivelin e nevojshëm, duke bërë zigzage midis terreneve shkëmbore. Dhe përsëri, shpërthenin detonime. Ndjekësit e tij kishin mbërri nga ana e fushës dhe qëllonin mbi të.

Në këtë distancë, Beretta 92 ishte aq e dobishme sa një llastiqe … Duke pritur që çdo sekondë ta arrinin, filloi të shkatërrohej, duke humbur një këpucë për të cilën i sakrifikoi disa sekonda të çmuara për ta rimarrë. Ishte e pamundur të ecej zbathur nëpër këta shkëmbinj të thepisur. Këmbët i kishte lënduar, notonte në djersën e tij dhe mushkëritë i kishte gati për t’i shpërthyer. Më në fund, arriti në rrugën përgjatë bregut. Ura lëkundej, jo më larg se njëzet metra larg tij. Por shtegu, përballë ishte mjaft i zbrazët!

Nxitoi me të gjithë forcën që i kishte mbetur kah ura dhe papritur e pa një makinë që po vinte drejt tij, përgjatë lumit. Së pari, ai mendoi se ishte Hummer, i cili e kishte kaluar urën, pastaj identifikoi një 4X4 që po afrohej me shpejtësi të plotë. Mund të ishin vetëm njerëzit e Fatmir Ceremit të vendosur pranë urës, të paralajmëruar nga miqtë e tyre, ose të alarmuar nga të shtëna!

Dhe gjithnjë s’kishte Hummer …

Me dëshpërim, hipi në urën që ngrihej dhjetë metra mbi përrua. Sapo hipi mbi të, ajo filloi të tundet tmerrësisht mbi valë. Dërrasat e kalbura kërcisnin nën këmbët e tij dhe ai ndjehej sikur po bënte një akt cirku. U kthye të shikoj prapa, këtë herë nuk kishte më asnjë dyshim. Nëpërmjet dritares së përparme të 4×4-it, pa tytën e një arme dhe pa shkëlqimin ngjyrë portokalli që dilte prej saj.

Ai vazhdoi të përparonte, sa më shpejt që ishte e mundur, pulsi iu kishte ngritur në 200, i dukej se po i digjeshin mushkëritë. I çmendur nga frika dhe zemërimi. Përballë, nuk kishte vend për tu fshehur. Rruga ishte midis lumit dhe një muri me shkëmbinj. Ishte shndërruar në objektiv të përsosur. Rrëshqiti dhe gati e humbi ekuilibrin për të rënë në përrua. Një rafal zjarri u përplas edhe më afër tij.

Fillimisht mendoi në kundërshtarët e tij. Por zhurma ishte e ndryshme, më e qartë. Ai ngriti kokën dhe ndjeu se zemra do t’i dilte. Hummeri lëvizte drejt tij, duke qarkulluar në rrugën e kundërt, pothuajse i padukshëm për shkak të maskimit të verdhë dhe ngjyrë kafe. Rafalët e armës që sapo kishte dëgjuar kishin ardhur nga njëri prej njerëzve brenda tij, i cili kishte zbrazur karikatorin e një M16 nga një dritare e makinës që lëvizte në bregun tjetër.

***
***
Hummeri mbërriti para urës pothuajse në të njëjtën kohë me Malkon, i cili, i rraskapitur, mori në thua dhe u shtri për tokë. Pati një shpërthim të fuqishëm, pastaj një tjetër shumë më i dhunshëm, gjysmë sekonde më vonë. Njeriu në M16 sapo kishte gjuajtur një granatë 40 mm M79, duke goditur direkt 4×4-in me forcë të plotë, nga ana tjetër.

Makina rrëshqiti dhe u rrëzua në lum duke u mbytur për disa sekonda. Joe Rocker dhe Mark Adams dolën nga Hummeri, duke ndihmuar Malkon të ngrihej.

– O Zoti im ! ku ishit ju, pyeti sapo mori frymë.

– Kishte një urë tjetër, tha Joe Rocker, një milje nga këtu, në rrjedhën e sipërme. Aty ju kemi pritur … Ende do të prisnim atje, sikur mos t’i shihnim të tjerët duke ju ndjekur dhe mos t’i kishim dëgjuar të shtënat e tyre …

Malko pati një ndjenjë të çuditshme, sikur bashkëbiseduesit e tij të ishin shumë larg. Dhe papritmas kuptoi se ende i kishte veshët e mbushur me pambuk … E hoqi, por nuk ndikoi shumë në dëgjim.

– Duhet të shkojmë të marrim Hildegarde Neff, tha ai. Ajo na pret në hotel de Fierzë. Nëse gjithçka ka shkuar mirë.

Malkos i dukej se frymëmarrja iu kishte shndërruar në zjarr. Hummeri bëri gjsmë rreth dhe dhjetë minuta më vonë arritën në Fierzë. Hildegarde Nelf pinte një kafe në tarracën e kafenesë së vetme në Fierzë. Ajo nxitoi te Malko dhe e përqafoi. Pesë minuta më vonë, po vozisnin në rrugën e cila ishte shumë më afër rrugës Kukës-Shkodër. Malko u ndie i sigurt. Por, pulsi nuk i qetësohej.

Kam etje! tha ai.

Mark Adams i dha atij një shishe me ujë mineral, të cilin e piu me padurim. Pasi u lehtësua, pyeste veten se çfarë kishte ndodhur me Fatmir Ceremin dhe Muhammed AI Jafarit.

Pastaj, i dërmuar nga lodhja, filloi t’i hapej goja dhe ra në gjumë pa kuptuar gjë . Kur i hapi sytë, ata sapo ishin ndalur në sheshin e një fshati të vogël me plot gjallëri.

– Ku jemi? pyeti.

– Në Lezhë u përgjigj Joe Rocker. Do marrim benzinë dhe largohemi. Do të mbërrijmë në Tiranë për një orë.

Malko kishte fjetur më shumë se pesë orë! Tash donte të lëvizte, të dilte nga makina dhe të lëshonte një britmë: kudo në trup ndiente dhimbje; muskujt, mishi, madje edhe kockat. Rrëzimi nga shpati e kishte dërmuar kudo.

– Po dollarët, pas gjithë kësaj, ku janë?

– Hildegarde buzëqeshi.

– Janë atje. Me një dhuratë të “Wild Bill”.

Ajo hapi çantën prej lëkure dhe pa një Taittinger magnum Shampanjë të bardhë Champagne Counts 1991.

– Porositi ta pimë për shëndetin e tij, shpjegoi gazetarja gjerman.

Malko ra në banketë, u mbështet kundër Hildegard Neff. Jam i gëzuar që ende jem gjallë.

***
***
Malko qëndronte i zhveshur në shtratin e tij në suitën më të bukur të hotelit Rogner, me pamje kah kopshti, kur lnmarsat i Hildegarde cingëroi. Gazetarja po i bënte masazh në plagët e panumërta të mavijosura dhe hematome të Malkos, duke u përpjekur për t’ia zbutur dhimbjet e muskujve. Që nga kthimi i tij në Tiranë një natë më parë, ai kishte fjetur shumë pak. Një gjumë pa ëndrra. Sapo ishte zgjua, ata kishte hapur Magnum Taittingerin e dhuruar nga « Wild Bill » Donovan.

Detonimet e RT 20 ende i tingëllonin në veshë dhe i dukej se shihte Land Cruiser e zi duke u rrokullisur në përrua, i ndezur flakë. Hildegard ia dorëzoi kufjet e lnmarsat.

– Është për ty!

– Të lumtë! Të lumtë! dëgjohej zëri i thekshëm i “Wild Bill » u Donovan.

– Ku jeni? e pyeti Malko.

Zëri ishte aq i qartë sa dukej sikur ishte në dhomën tjetër.

– Në qytetin tim të mirë të Bajram Currit, u përgjigj britaniku. Besoj se së shpejti do të keni statujën tuaj pranë themeluesit të këtij qyteti të këndshëm …

– Pse?

– Fatmir Cerem ka vdekur, një tjetër nga vëllezërit e tij gjithashtu. Mohammad Al Jafar, si dhe “kolonel” Pedrorika dhe e dashura e tij.

(Të gjithë kishin qenë në Land Cruiser-in e zi, të cilin e kishte djegur Malko me pushkën 20 mm, përkundër një lexuesi që më shkroi, këto ditë, nga Shqipëria se vrasësi i Fatmirit ishte pukiani Artan Gjergji !?)

– Cila e dashur? pyeti Malko, i alarmuar.

– Nuk e di emrin e saj. Një vajzë shumë e bukur që e kishte sjellë nga Tirana. Edhe ajo është pjekur si në skarë me të tjerët në makinë. Duket se nuk kishte mbetur asgjë nga makina. Land Cruiser i tyre kishte ra njëqind e pesëdhjetë metra në gropë. Asgjë nuk ka mbetur prej tij. Absolutisht asgjë! Sidoqoftë, unë do t’ua rekomandoj këtë RT 20 miqve të mi. Armë e shenjtë për gjueti, përfundoi me një qeshje të gjatë.

Malko e ndërpreu komunikimin, i shqyer midis ndjenjave të kundërta. Ylli Baci, stringeri i pafat i CIA-s, mund të pushonte në paqe: ai u hakmor. Mohammad Al Jafar kurrë nuk do të kryej më një sulm tjetër. Por, ai gjithashtu, pa dashje, e kishte vra Mirella Bishkën. Mirella, e cila, vërtetë, e kishte tradhtuar SHIK-un, por gjithashtu ishte përpjekur ta paralajmëronte, në Bajram Curr. Ai i mbylli sytë, duke pyetur vetveten sikur ta kishte ditur se Mirella ishte në Land Cruiser, a do ta kishte qëlluar gjithsesi. Për trishtimin e tij të madh, ai përfundon në afirmativ.

Bota paralele e ashpër në të cilën ai po evoluonte përfundimisht e kishte forcuar. Madje, në mënyrë të pashmangshme.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top