SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (12)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

IZET HAXHIA : Klosi hiqej si mik i Haklajve dhe mbante kontakte me ta nëpërmjet babait të Jaho Mulosmanit dhe vetë Jahos. Nga ana tjetër ndërtonte central telefonik tek shtëpia e hasmëve të Haklajve duke ju siguruar edhe mjet logjistike të vëzhgimit, armatimit dhe bomba të telekomanduara për komandën që ishte ngarkuar të eliminonte Haklajt. Edhe vrasja e dy punonjësve të OSBE-së në Tropojë në 1999 u bë sepse u zbulua nga Haklajt që këta kishin instaluar centralin telefonik të Klosit tek shtëpia e hasmëve të Haklajve në malin sipër fshatit Luzhe. Pra ky është Fatos Klosi i vërtetë që nga një anë u hiqej si miq Haklajve, nga ana tjetër ndihmonte komandon që vrau Haklajt… (Gazeta Dita, 02 mars, 2018 në 18:39)

Në kapitullin në vazhdim bëhet fjalë se kush kërkonte nga amerikanët bombardimin e shtëpisë së Haklajve : Fatos KOLSI apo Sali BERISHA dhe pse ? Kë strehonin Haklajt në shtëpinë e tyre ? A u vra Azem Hajdari nga Fatmiri sepse Azemi kishte caktuar takim me agjentin e CIA-s për t’i rrëfyer se ku strehohej islamisti i cili përgatiste shkatërrimin e Ambasades se CIA-s në Tiranë… ? Pse Fatos Klosi nuk u tregonte se kush ishte shef i komisariatit të Tropojës në Bajram Curr !?
Pse Mira Kazhani në gazetën Dita, asnjëherë nuk i ka pyetur të inervistuarit se kush i strehonte islamistët në Shqipëri ?

KAPITULLI – XII

Malko mendoi se Grant Petersen do të pëlcet si një domate e pjekur tepër. Amerikani dukej se ishte në prag të infarktit. Për të marrë vetën, ai nxori nga xhepat e panumërt të jelekut fotografësh një pako cigare Gauloises, e ndezi një me kujdes të madh, duke futur pastaj Zippon në qesen e lëkurës dhe e pyeti me zë të qetë :

– Do të thotë, zoti Klosi, se qeveria shqiptare nuk kontrollon të gjithë territorin e vendit? Është e pamundur të kapësh një njeri të kërkuar për vrasje?

Fatos Klosi e mbështeti vështrimin e tij dhe u përgjigj me këmbëngulje:

– Një vit më parë, në atë kohë, kontrollonim vetëm Tiranën, dhe … Ne rimorëm kontrollin pothuajse kudo. Përveç në verilindje. Edhe nëse vendosni të intervenoni ju vetë, nuk mund t’ju ndihmoj. Policia Bajram Currit i bindet vetëm Fatmir Cerem. Vetëm mbrojtësit të njeriut që po kërkon …

– Po ushtria shqiptare?

– Ajo nuk do të ndërhyjë në këtë punë. Dy javë më parë, kur Ministria e Brendshme i kërkoi për të çbllokuar ministrinë e rrethuar nga rebelët e Sali Berishës, shefi i stafit u përgjigj se ishte një çështje mes civilëve. Përveç kësaj, ne nuk kemi avionë apo helikopterë, prandaj nëse doni vërtetë eliminimin e Mohammad Al Jafar, pse të mos e bombardoni shtëpinë e Fatmirit Ceremit? Mund t’ju jap koordinatat e saj të sakta. Do t’i bombardoni serbët.

Grant Petersenit gati iu zu fryma.

– Ky bastard Mohammad Al Jafar do të ketë kohë të vdes nga pleqëria para se të marr dritën jeshile! U ngrit me rrëmbim, duke imponuar mjekrën dhe barkun e madh.

– Kjo është fjala jote e fundit?

Fatos Klosi bëri një gjest paaftësie.

– Ju e di se unë jam aleati juaj. Por, për të pamundurën …

Pa një fjalë, amerikani u drejtua kah derën. Malko e ndoqi nga pas, pas një vështrimi miqësor në drejtim të Fatos Klosit. Posa u nis shkallëve, shefi i stacionit filloi të shkumojë.

– Vend i ndyrë! Do të ishte më mirë ta braktisim Europën! Dhe këtë pleh Mohammad Al Jafar i cili do të vazhdojë paqësisht për të hedhur në erë ambasadat tona. Më së miri është ta mbyllim këtë në Tiranë njëherë e mirë.

– Për momentin, ai duhet të ketë gjëra tjera për të bërë, tha Malko.

Para se të ngjitej në Hummer të parkuar para ndërtesës së bardhë, Grant Petersen ia hodhi:

– Takohemi në orën katër në kompleks. Ndërkohë, duhet të bisedoj me Langleyn.

Ylli Baci e solli Malko përsëri në Rogner, kishte fytyrë të tensionuar nga dhimbja.

– Kam një dhimbje stomaku, tha ai.

– Nuk të dhemb veç ty, tha Malko.

Në hotel, ata u vendosën në kopsht ku Malkorezymoi lajmet e fundit. Stringeri nuk u habit.

– Z. Klosi ka të drejtë. Askush nuk shkon në Bajram Curr… Fatmir Çeremi qeveris atje. E di, që një kushëri i imi është pjesë e bandës së tij. Por nëse nuk bën asgjë kundër tij, ai ju lë të qetë.

— A është me të vërtetë e pamundur të shkosh atje?

Ylli Baci buzëqeshi ngushtueshëm, si zakonisht.

– Të shkohet atje, jo. Por të kthehet … Askush nuk mund t’i kundërshtojë Fatmir Ceremit. Njerëzit kanë frikë aq shumë prej tij saqë nuk guxojnë as t’i përmendin emrin.

Malko po e përtypte frustacionin e tij. Që nga ardhja e tij në Tiranë, kishte shpëtuar dy herë nga vdekja, të gjitha gjurmët iu kishin zhdukur dhe i mungonte vetëm një thikë tjetër, për t’ia prerë gjashtë gishta. “Koloneli” Pedrorika, Britan Mata dhe Mirella e ëmbël por e pabesë, sipas të gjitha gjasave, ishin të gjithë në Bajram Curr ose në rajon. S’kishte asnjë arsye të qëndrojë në Tiranë.

— A do vinit me ne? e pyeti.

Ylli qeshi i turpëruar.

– Nuk dua të humbas Jeep-in 4x 4 … Rrugët nuk janë të sigurta.

– Dhe nëse ua sigurojmë?

– Po, natyrisht, por nuk mund të bësh asgjë atje …

Malko heshti. Hildegarde Neff, veshur me kostumin e banjës dhe veshjet e brendshme të saj, ishte ndalur para tryezës së tyre. Ajo i dha Malkos një shikim domethënës dhe i foli në vesh.

– Unë dua t’ju tregoj se kush është Al Jafar, murmuriti ajo, para se të kthehej në pishinë, përcjellë nga vështrimi i mprehtë i Ylli Bacit.

I rezignuar, Malko mendoi se tash kishte një problem të ri për të trajtuar. Ishte e nevojshme të shmanget që gazetarja gjermane të shpërndajë lajme kudo duke pyetur rreth Mohammed Al Jafarit.

* * *
***
-Ambasada do të mbyllet, deklaroi me zë keqardhës, tha Grant Petersen. Urdhri i Shtëpisë së Bardhë. Përveç kësaj, ambasadorja do të tërhiqet. Do t’ia besojmë të gjitha punët e zakonshme Zvicrës.

– E ju?

– Edhe ne «ikim» gjithashtu. Langley mendon se është shumë e rrezikshme për të qëndruar në këtë vend të ndyrë. Vetëm një detashment i vogël i marinsave do të ruaj perimetrin e ambasadës. Sa i përket Mohammad Al Jafar, ne do të përpiqemi ta godasim diku tjetër.

Mjekra i dridhej nga indinjimi. Malko, i zemëruar dhe i zhgënjyer, u ndie i turpëruar. Që fuqia më e madhe në botë të bllokohej nga një bandit shqiptar i ngulitur në malet e Tropojes ishte një fyerje ndaj inteligjencës. I shikoi tre agjentët të tjerat në kolltukët e tyre prej drurit, duke demontuar artilerinë. Këtu po merrte fund Fluturimi i Departamentit të Operacioneve. Ata nuk dukeshin të mërzitur. Kjo gjë e habiste atë.

– Grant, tha ai, kam një propozim. Jam gati të shkoj në Bajram Curr.

Shefi i stacionit e shikoi.

– A je vetëvrasës apo çfarë?

Malko i vuri në pah tre agjentët e CIA-s.

– Këta zotërinj mund të vijnë me mua. Ju keni një makinë të blinduar, me armatime. Është lojë apo…

“Agjentët” pothuajse kishin ndalur frymëmarrjen. Propozimi i Malko-s i ftohi i bëri akull, sepse ishte më tepër një si kërkesë se një propozim. Ata dukeshin të revoltuar. Grant Petersen u erdhi në shpëtim.

– Kjo është e mrekullueshme, Malko, por është e pamundur. Langley na ka ndaluar që të shkojmë nga Tirana.

– E kam mbaruar qëndrimin tim këtu, protestoi Joe Rocker. Asnjë mënyrë nuk e luaj budallainë …

Epoka e të «fortëve» të CIA-s kishte mbaruar. Mbretëroi heshtja për një kohë të gjatë, pastaj Malko, i lodhur, vazhdoi:

– Perfekt. Nëse Ylli pajtohet, ne të dy do të shkojmë. Me 4X4 e tij. Ju jeni gati për t’i garantuar shpagesën nëse ia vidhin?

Grant Peterseni e shikoi me mendjemadhësi.

– Po flet seriozisht?

– E kam pamjen e një shakaxhiu? Mendoj se kjo nuk paraqet ndonjë problem administrativ …

– Do të pyes, belbëzoi shefi i stacionit të CIA-s. Por sigurisht, ju jeni vetëm një kontraktual.

Pra, më mbetet për t’ju falënderuar. Malko u ngrit. Grant Petersen gjeti fjalët e duhura.

-Nëse vërtet do të shkoni atje, tha ai, ndoshta ka dikush që mund të të ndihmojë. Një ish anëtar i Forcave Speciale Britanike, i cili punon për OSBE, “Wild Bill” Donovan. E drejton një ekip që monitoron kufirin me Kosovën. Përgatit shënime për MI6, që na i dërgon edhe neve. Duket se e njeh vendin mirë …

– Faleminderit.

– Por, në të vërtetë, për çfarë po shpresoni?

Malko buzëqeshi.

– Së pari të kthehemi shëndosh e mirë. Dhe, kush e di, me Mohammed Al Jafar … Kjo do të ishte një surprizë e mirë, jo?

Grant Petersen tundi kokën.

— Vërtetë je i çmendur … Më kishin thënë, por nuk e besoja. Ju nuk keni një shans në një mijë. Nuk e di nëse mund t’ju lejoj të shkoni atje.

Malko e shikoi ftohtë.

– Thirrni Shtëpinë e Bardhë – Franck Capistranon. Ai ka kërkuar të më dërgojnë në Shqipëri. Dhe në të njëjtën kohë, do t’i thuash atij se duhet të marr para të gatçme dyqind mijë dollarë.

Shefi i stacionit të CIA-s u duk sikur ta kishte goditur rrufeja.

– Dyqind mijë dollarë! Por, përse?

– Kjo është shuma e premisë e premtuar nga qeveria shqiptare për kapjen e Fatmir Ceremit. Me këtë shumë, mund të jem në gjendje të zgjoj talentin tim. Mund të më duhet pak ndihmë…

– Është një shumë e madhe, u hidhërua Grant Petersen

– Do të më habiste që Frank Caspitrano do të refuzonte t’i debllokojë.

U nis kah dera pa pritur përgjigjen e amerikanit.

***
***

Me ballin e rrudhur nga përpjekja, Britan Mata (Izet Haxhia) dëgjonte shpjegimet teknike të Mohammad Al Jafar. Të dy burrat ishin në një shtallë, pronë e Fatmir Ceremit, para një lavatriçeje të vjedhur një natë më parë në Bajram Curr. Sauditi i tregonte Britan Metes dorëzën për t’i rregulluar gjatësinë e cikleve.

– Nuk të duhet të prekësh asgjë, shpjegoi ai. Unë do të bëj lidhjet midis detonatorit dhe kohëmatësit (kronometrit). Kur të afrohesh afër cakut, që do të thotë, deri në pesë metra, e ktheni dorëzën në të djathtë, plotësisht. Do ta përshtas sistemin dhe në vend të dhjetë minutave, do të mbyllë qarkun pas një minute. Kjo ju jep kohë të hidheni jashtë kamionit, duke lënë akseleratorin e gazit të konektuar. A i shihni ato vende në foto? Do ta kaloni lehtë digën e parë. Ju duhet të hidheni në mes të digave. Dhe qëndro në tokë.

– Do të më gjuajnë?

Mohammed Al Jafar buzëqeshi idhtë.

– Do të kenë diçka tjetër për të bërë. Shpërthimi do të fshijë gjithçka me vete. Pastaj, në rrëmujë, do të kesh një shans të mirë për të dalë. Përndryshe, Inch’Allah … (Ishalla)…

Britan Mata besonte pak në Allahun. Ishte shumë i eksituar dhe i frikësuar. Po të kishte sukses, çfarë lavdie! Duke parë hezitimin e tij, sudanezi sugjeroi:

– Nëse ke frikë, do të shkoj unë vetë.

– Jo, jo, do ta bëj unë. Ju nuk do t’i kaloni pikat e kontrollit në rrugë, nxitoi të thotë Britan Mata.

– Atëherë mirë, përfundoi sudanezi. Unë do të lutem për ju. Mos harroni, mos e ktheni dorëzën në të majtë. Mund ta mbyllni qarkun menjëherë …

Britan Mata aprovoi porosinë. Filloi të mendonte se çfarë do të bënte me dhjetë mijë dollarët, a mjaftonin t’ia paguanin hakun frikës. Kamioni i bardhë i bukur i organizatës gjermane të ndihmave u ngarkua me 2,500 kilogramë eksplozivë të fshehur në arka të ilaçeve, të zbrazëta nga përmbajtja. Deri në Tiranë udhëtimi ishte i sigurt. Asnjë digë nuk do ta ndalonte …
Ylli Baci papritur ndjeu më shumë dhimbje në bark … Ai nuk kishte guxuar t’i thoshte jo Malkos, por ishte duke vdekur nga frika.

– Në sa ora nisemi nesër?

– Në shtatë ora, tha Malko. Merre edhe kallashin tënd. Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë mirë. Do të kem shumë kujdes.

Stringeri nuk dukej i bindur. Por u ngrit me një buzëqeshje të detyruar.

– Do të kontrolloj çdo gjë në Pajero, tha ai. Shihemi nesër në mëngjes.

Sa u largua, Hildegard Neff erdhi të takohet me Malkon, me pamje të furishme.

– Dhe, duket se do ikni?

– Kush ju tha?

– Shoferi i juaj i kishte thënë shoferit tim. Ku po shkon?

– Në Bajram Curr.

– Çfarë do të bëni atje? Ta shohësh al Jafarin tënd misterioz?

-Jo, jo, protestoi Malko.

Hildegarde u ul përballë tij.

-Ka tashmë dy javë që jam duke u përpjekur për të shkuar atje. Fatrmr Cerem është një bandit i famshëm që unë do të doja të intervistoj për Euronews. Më merr edhe mua.

Nën syrin vigjilent të gruas së re, Malko mendoi shpejt. Prania e Hildegarde Neff dhe kamerës së saj ndoshta mund t’ia lehtësonin punën. Ishte një qasje e mirë për t’iu afruar Fatrmir Ceremit. Banditët i duan kamarat.

-Është shumë rrezik atje, kundërshtoi ai.

Gazetarja e shikoi me zemërim.

– Unë kam qenë në Bejrut, Sarajevë dhe Çeçeni. E kam një përkrenare dhe një jelek antiplumb.

– Por ekipi yt, çfarë do të thotë?

— S’do t’i paralajmëroj. Jam mjaft e madhe. E marrë me vete edhe Inmarsat-in dhe një aparat fotografik.
Malko e vështroi atë me një shikim të gjatë. Hildegarde ishte një vajzë e fortë, e bukur dhe pak mendje krisur. Dhe, përveç kësaj, paksa e dashuruar … Ishte duke pritur me padurim përgjigjen.

– Shumë mirë! tha ai. Nisemi nesër në orën shtatë. Nuk është shumë herët për ty?

Hildegard i dha atij një buzëqeshje shkatërruese.

– Që të jem e sigurt se do të zgjohem, do të fle në dhomën tënde.

***
***

Një i shi i imtë e kishte mbuluar peizazhin. Malko kishte përshtypjen se ishte bërë si sallatë e tundur fuqishëm nga një shtëpiake. Kishte vetëm gropa në pellgun e quajtur “rruga” që shkonte në veri. Tashmë, laptopët nuk punonin më. Asnjë shenjë rrugore, asnjë emër qyteti. Rreth njëzet kilometra larg Tiranës, ata kishin kaluar nëpër një « check-point » policie, që ndalonte të gjitha mjetet që vinin nga veriu. Ata shkuan përskaj një fabrikë të madhe të braktisur, një hargallinë e zezë nga metali, ndërtesa gjysma të shkatërruar me dritare të thyera. Imazhi tronditës i Shqipërisë. Ndërtesat e braktisura ishin të mbushura me qelbësira, në çatitë, e muret e shkatërruara, me dyer të hapura. Çdo gjë që kujtonte regjimin e urryer të Enver Hoxhës ishte rrëmbyer, grabitur, djegur! Pllakat e mermerit ishin thyer me çekiçë, statuja me kokë poshtë. Vetëm themelet e vogla kishin rezistuar ndaj tërbimit të popullsisë.

Trafiku ishte gjithnjë e më i keq. Shumë karroca me kuaj, autobusë të vjetër, kamionë të çuditshëm çekë dhe Mercedes të panumërt, të të gjitha moshave.

Galant, Malko ia kishte lënë vendin përpara gazetares Hildegarde, e mrekullueshme në një uniformë të ngjashme luftarake. Pranë tij ishte një çantë e thjeshtë prej lëkure me një dry me numra, i cili mbante dyqind mijë dollarë në bileta njeqind dollarëshe.

Përveç kësaj, Grant Petersen ia besoi Malko-s një Emergjencë Breitling, në rast të një nevoje. Në fakt, ky krono përmbante një fener të integruar që në rast shqetësi, mund të lëshonte një sinjal në frekuencën ndërkombëtare prej 121.5 megahertz, i kapshëm brenda një rrezeje prej njëqind e gjashtëdhjetë kilometrash për dyzet e tetë orë. Kjo i mundësonte, përfundimisht, në këtë vend të privuar nga çdo mjet i telekomunikacionit, për të njoftuar pozitën e tij, me pak metra afër. Ai shpresonte se nuk duhej ta përdorte, por ishte një sigurim i mirë i jetës …

Papritmas, lëshuan rrugën e Shkodrës për një rrugë paralele, shumë më e pak e frekuentuar. Ylli Baci nuk ishte ankuar për dhimbje barku që nga nisja. Ai iu kthye Malko.

– Së shpejti do të shkojmë në trageti i Komanit. Do të shkojmë në Dri për dy orë e gjysmë në traget, dhe pas kësaj ka vetëm dy orë me makinë Bajram Curri, por ajo nuk është e sigurt.

Peizazhi u ndryshua. Dolën buzë të një liqeni artificial, një vazhdim i Drinit, i rrethuar me shkëmbinj të pandërprerë. Rruga është e ngushtë, e prerë në shkëmb, e ndjekur nga afër lakuriqet e liqenit.

– Ka një urë në fund të këtij liqeni, e cila e kalon lumin, shpjegoi Ylli Baci. Kjo na mundëson të shkojmë në anën tjetër, ose në traget.

Papritmas, në këtë rrugë të braktisur, mbërrinë disa mini autobusë të mbushur, që vinin në drejtim të kundërt. Ylli u befasua.

– Epo, do të themi se trageti arriti para kohe, tha ai. Shpresoj se nuk do të largohet menjëherë. Ka vetëm një herë në ditë.

– Ka edhe njerëz që kalojnë me anije, vërejti Malko.

Në të vërtetë, një kilometër përpara tyre, disa anije të gjata kaluan liqenin, drejt bregut ku ndodheshin edhe këta. Shumë shpejt morën shpjegimin. Një duzinë taksi kolektive u parkuan në skaj të rrugës, duke mbledhur banorët e anijeve. Ylli u ndal dhe përshëndeti një nga drejtuesit. Pastaj u kthye te Malko, i tronditur.

– Ura nëpër të cilën duhet të kalonim qenka shkatërruar nga një përmbytje! Ai që e përshendeta më njoftoi. Nuk mund të shkosh në skelë, më tha.

Ura tjetër dukej rreth dy kilometra larg në fluturim drejtvizor në anën tjetër të liqenit.
– Çfarë të bëjmë? kërkoi Malko.

– Ne mund të arrijmë te trageti me barka, sugjeroi stringeri, por nuk kemi pastaj makinë. Ose, kthehemi dhe të marrë rrugën Shkodër-Kukës. Pas fshatit Pukë, ka një kryqëzim, një rrugë që kalon një kodër dhe na çon në vendin ku trageti do të na sillte: në Fierze, aty ka një urë.

– Megjithatë, eja këtej, ta provojmë këtë, sugjeroi Malko.

Ylli u nis prapë. Një milje më tej, ata gjetën urën. Në të vërtetë çfarë çfarë kishte mbetur prej saj ? Platforma ishte hequr për më shumë se katër metra. E pamundur për të kaluar. Nuk ishte e mundur të bëhej gjë tjetër, veç kthimit rreth e rrotull. Rruga e Kukësit që shkonte përgjatë malit, praqitej gjithmonë ende me e keqe. Një peizazh i madhërishëm dhe i shkretë … Në një kthesë, ata panë një makinë policie duke u përpjekur ta nxjerrin një makinë me kokë poshtë e rrokullisur në përrua. Policia u tha të ndaleshin. Dialog i gjatë me Ylli Bacin. Ai u kthye kah Malko.

– Polici thotë se rruga nuk është e sigurt. Që ne duhet të bëjmë gjysmë-rreth dhe te kthehemi..

– Duket që është një lug! U përgjigj Malko. Do të jemi të kujdesshëm.

Ata u nisën përsëri. Peizazhet ishin gjithnjë më të egra. Nuk e takuan as një makinë të vetme, që tregonte pasiguri … Malko mori Kallashin në dysheme, vuri fishekun në grykë dhe e vuri mbi gjunjët e tij. Hildegarde u kthye.

– Është kallash i vërtetë ?

Ajo më në fund filloi ta kuptojë

– Në princip, po tha Malko.

Heshtja ra përsëri. Kthesat e përcillnin njëra-tjetren, sa ngjiteshin, ato zbrisnin. As vepra më e vogël e artit. I dominonin luginat të mbushura me re. Thua se ishim në një botë tjetër. Pas dy orësh, një shenjë në anë të rrugës tregonte Pukën.

Një qytet i vogël i ngulur në male. Vetëm një rrugicë, njerëz të veshur keq, që endeshin kot në grupe të vogla, duke bërë zhurmë sikur gjinkalla. Ylli u ndal para stacionit të policisë, i ndalur nga një djalë i veshur me një triko të madhe, me Kalach në krah. Nisen biseden. Më në fundi, u futën në një ndërtesë të madhe të verdhë. Brendësia ishte e zhveshur fare. Roja iu tha të ngjiten tre kate dhe trokiti në një derë. Pistoletën e futur drejt në rrip, mustaqet e prera mirë, shikim të kthejlltë, komisioneri i Pukës punonte në një zyrë ku luksi i vetëm ishte një katror i qilimit të hedhur në dysheme. Flamuri shqiptar i ngulur pranë tavolinës nuk dukej më i kuq por si një hithër i verdhë.

Shumë i dashur, në dukje i habitur nga prania e Hildegarde, u tha vizitorëve të ulen në një divan të shkatërruar. Biseda filloi me Yllin, i cili e rezymoi disa çaste më vonë.

– E pamundur të shkohet në Fierzë, njoftoi Ylli. Kalimi është i pakalueshëm, ka pasur rrëshqitje të dheut. Duhet ta kthehemi prapë përmes Kukësit. Gjashtë orë me makinë. Komisioneri nuk mund të garantojë sigurinë tonë. Disa banda kalojnë nëpë zonën. Nuk ka benzinë për t’i ndjekur … Dëshiron të na japë kafe, por nuk ka energji elektrike.

Duhej të kënqeshin me një lëng pjeshke të konservuar.

Dhe u larguan. Një kalvar me kthesa, bira, puseta dhe më shumë kthesa. Malko u trondit … Pas Pukës, ndihej sikur po kalonte hënën. Rruga, në fakt një si pistë, gjarpëronte në mes të shtrirjeve shkëmbore dhe të braktisura. Asnjë makinë. Disa fshatarë i panë duke kaluar, të intriguar. Ylli, natyrisht, nuk ishte i qetë. Në çdo kthesë, Malko priste të “shfaqeshin” banditët e paralajmëruar. Së fundi, ata zbritën në Kukës, një vendbanim i madh dhe kaluan liqenin artificial nga Drini.

Nga ana tjetër, “rruga” e Bajram Curr ishte vetëm një pistë e trasuar gjerësisht në një terren shkëmbor … Herë ngjiteshin, herë zbrisnin, duke u hedhur nga gropa në gropë, i takuan disa taksi kolektive. Ylli u sigurua për rrugën nga fshatarët.

Pas dy orësh torturimi, Malko pa një fshat të vogël, larg para tyre, në luginë.

– Është Bajram Curri, njoftoi Ylli, dhe malet prapa tij janë kufiri me Kosovën.

Duket afër si në shuplakë të dorës, por iu desh gati një orë për të shkuar në Bajram Curr, rruga dredhej sipas konfuguracionit të malit. Më në fund u zhytën në luginë, u ngjitën në kodër për të hyrë në Bajram Curr. Fshati i shtrirë sikur me kate, në hyrje, një xhami të re nga betoni gri. Shtëpitë me tulla të ekspozuara dukeshin gati të shembeshin. Sidoqoftë, në çdo ballkon të zhurmshëm, kishte një antenë satelitore të lidhur si një lez i madh.

Pak dyqane, gjithmonë të njëjta turma të veshura keq, karroca me kuaj dhe 4X4 me xhama të mbrojtur nga perdet. U ngjitën në një rrugë të rrethuar me skeletet e makinave, që Malko mendoi që ishte një burg: me mure të larta me tela me gjemba, një kullë vrojtimi me thasët e mbushur me rërë dhe me drita reflektorësh të mëdhenj.

– Është parkingu, njoftoi Ylli. Këtu ka vetëm makina të vjedhura në Tiranë ose organizata humanitare.

Kaluan para statujës gjigante të një mustaqoshi që mbante një pushkë dhe u kthyen në të majtë.

– Është luftëtari Bajram Curri, shpjegoi Ylli. Luftoi serbët dhe mbretin Zog. Qyteti u themelua në nder të tij. Ky është hoteli.

Një lloj pallati lebrozë, me ngjyrë të papërcaktuar. Në shenjë ishte shkruar : Hotel Ermal. Përballë, kishte një shkollë. Salla, krejtësisht e zhveshur, kishte vetëm një banak prej druri nga i cili një njeri tullac i përshëndeti me një buzëqeshje nëpër dhëmbë. I përcoli në dhoma, dhe Hildegard Neff iu deshtë të përshtatej.

– A do të flemë këtu?

Ishte shumë hotel i ndotur. Disa mobilje të papërshtatshme, shtretër të thyerë me shtrojë dhe mbulesa të pista dhe objekte sanitare që nuk do të ishin miratuar në ndnjë kamp përqendrimi. Muret kundërmonin nga lagështia dhe tualetet ishin instaluar praktikisht në dush.

– Nuk ka zgjidhje tjetër, tha Ylli, fatalist. Kishte një hotel tjetër shtetëror, por është i mbyllur … nuk ka asgjë tjetër në Bajram Curr.

E rezgnuar, gazetarja gjerman, ndezur në banjo, një neon itë gjelbër që të jepte pamjen e një kufomeje dhe ndriqonte me ndërprerje si një publicitet. I vetmi satisfakcion: nuk kishte rrezik të ndërprerjes së energjisë, siguresa ishte zëvendësuar me klipin (kapsen) e letrës ….
– Do ta vendos Pajeron në parking, tha Ylli.

Edhe përpara hotelit, mund ta ma vjedhin.

—- Do vi me ty , sugjeroi Malko. Ata zbritën përsëri, duke kaluar skaj njëfarë arene romake, poshtë hotelit. Ajri ishte patjetër më i freskët se në Tianë dhe pamja e maleve të bukura.

Kur pa hyrjen e Pajero, roja e la Poulimiotin e tij dhe kullën e vëzhgimit për t’i udhëzuar. Ata u ndalën pranë disa 4×4-ve që mbanin logon e OSBE-së.

– Ky park i takon vetëm një familjeje të fuqishme që Fatmir Ceremi nuk guxon të përballet me të, shpjegoi stringer.

Ndërsa po ktheheshin në hotel, përpak i goditi një Mercedes 560 me ngjyrë matalike, pa pllaka. Shoferi i tij u ndal në udhëkryqin ku qendronte statuja në mes të rrugës dhe i dha shenjë një 4X4, gjithashtu pa tabela, e cila erdhi në drejtimin e kundërt. Të dy automjetet u ndalën në mes të kryqëzimit, dhe shoferët e tyre biseduan në heshtje … Makinat e tjera i i kaloni me respekt, pa lëshuar as më të voglin zë të burisë.

– Ata janë njerëzit e t Fatmir Ceremit, shpjegoi Ylli. Ata, këtu bëjnë atë që duan.

4X4, një Land Cruiser, ende e kishte mbrapa shenjën « I ». Ishte vjedhur në Itali. Me t’u kthyer në hotel, Malko arriti në katin e parë. Një shenjë e madhe e vendosur në mure njoftonte : OSBE, dhomat 102 dhe 103.

Malko kishte interes të kontaktojë me personin e vetëm që mund ta ndihmonte sa më shpejt që ishte e mundur: britanikun për të cilin Grant Petersen i kishte folur, “Wild Bill” Donovan, ish anëtar i Forcave Speciale Britanike, përgjegjës për misionin e OSBE në Bajram Curri. .

Salla 102 ishte e hapur. Dhoma ishte transformuar në një zyrë, me harta në mure, një fotokopjues, një faks, një televizor. Një djalë i ri, me sa duket shqiptar, që mbante një kasketë të vidhosur në kokë, po shkruante në kompjuter.

– Unë jam duke kërkuar Bill Donovan, tha Malko.
Punonjësi i OSBE-së, i buzëqeshi.
– Në këtë kohë, ai është në katin e poshtëm, në bar.

***
***

Të gjitha tavolinat në bar ishin bosh, përveç njërës, ku ishte ul një burrë me flokë të kuqe e me krih të gjerë, të cilin Malko e shihte vetëm nga shpina. Malko iu afrua dhe zbuloi fytyrën e tij. Kishte karakteristikat të shkatërruara, një mjekër të madhe dhe sy të mahnitshëm blu.

— A jeni Bill Donovan? pyeti Malko.

Ai vërejti një detaj që nuk e kishte cekur Shefi i Stacionit të CIA-s: Bill Donovan nuk e kishte dorën e majtë, një fiksim i dyfishtë prej çeliku ia zëvendësonte. Ishte duke pirë një shishe birrë. Dy shishe të tjera ishin tëradhitura në tavolinë.

– Po, tha britaniku.

– Përshëndetje, tha Maiko. Emri im është Malko Linge, unë vij nga Tirana. Grant Petersen nga Ambasada Amerikane më këshilloi të ju takoj …

– Wild Bill, Donovan e kapi dhe fytyra e tij ndriçonte me një buzëqeshje ironike.
“Spiuni,” tha ai. Ai është ende i strehuar? Ai dhe ekuipazhi i tij nuk janë për këtë këtë vend, sipas asaj që më kanë thanë. A punoni me ta?

— Ashtu.

Buzëqeshja britanike zgjerohet.

– A keni ardhur për të numëruar mushkat e ngarkuara me armë që kalojnë malet për të furnizuar guerilët e guximshëm të UÇK-së? Është dashur të më telefoni, do t’ua kisha lehtesuar ardhjen … I kam një duzinë vëzhguesish që monitorojnë ditën dhe ditën kufirin. Di gjithçka. Që nga fillimi i muajit, është ngadalësuar qarkullimi për shkak të minave. Së fundi, të gjithë duhet të jetojnë.

– Nuk janë mushkat që më interesojnë, e korrigjoi Malko.
Sy kaltri, e shikuan me habi !

– Meqë ra fjala, ju pyes a e keni fshehur veturën ? pyeti “Wild Bill” Donovan.

– Është në parking.

Britaniku lëkundi kokën duke ia aprovuar, kështu i dhënë një kënaqësi memec.

– Keni bërë një punë të mirë … 15 ditë më parë, një ekip i Mjkëve po kufij arriti me dy 4×4. Të nesërmen u mbeti vetëm një. U bënë “Mjekët pa makina”. Pas tri ditësh, u kthyen këmbë. U bënë “Mjekët kombësorë” …

I kënaqur nga kjo shaka, ai shpërtheu në një të qeshur të gjatë. Ky duhet të jetë humor anglez. E thash seriozisht:

– Ata ma vodhën edhe mua një makinë. Shkova i takova njerëzit e Fatmir Ceremit dhe u thashë se nëse nuk ma gjenin veturën shumë shpejt, do të hipja në kulm të hotelit dhe do t’i ktheja në flakë me Poulimiot të gjitha makinat e tyre të mallkuara… Me sa duket, më besuan. Ditën tjetër, ma kthyen. E kishte edhe rrotën rezervë. Ata nuk janë djem të këqij. Vetëm duhet të dini se si të bisedoni me ta.

– A e njihni Fatmir Ceremin?

« Wild Bill » Donovan drejtoi kah Malko fiksimin prej hekuri që ia zëvendësonte dorën e majtë dhe u përgjigj me një buzëqeshje të gjerë:

-Është sikur të më pyesni nëse e njoh Mbretëreshën e Anglisë. Fatmiri është djali më i rëndësishëm në zonë, por ai është një bandit … Një bandit i madh madje.

– A keni dëgjuar për një Mohammad Al Jafar?

– Jo! Pse?

– Është një arab. Duket se ai jeton në shtëpinë e Fatmirit.

Donovan mori kohë për të pirë një gllënjkë birre përpara se të fliste:

– Në këtë rast kam dëgjuar për këtë. Po, në të vërtetë, ka qenë një i huaj në shtëpinë e tij për disa ditë. Nuk e dija se ishte arab i mallkuar. Ka disa që kalojnë këtu ndonjëherë. Në qershor, pashë tetë në traget. Egjiptianë dhe Afganë me shikim të hallucinuara. Ata donin të shkonin të luftonin Djallin. Dhe kanë qenë atje. Pra, nëse nuk keni ardhur për mushkat, për çfarë keni ardhur?
– Arabi që fshihet në Fatmir Cerem është një terrorist jashtëzakonisht i rrezikshëm. Kreu i grupit Bin Laden në Shqipëri. Kam ardhur për ta kapur …

“Wild Bill” Donovan lëshoi birrën mbi tavolinë. Me habi, e shikoi Malkon sikur të ishte një jashtokësor. Pastaj drejtoi dorën e hekurt kah ai.

– Djalosh. E kam parë në CNN se B 52 sapo kishin mbërritur në Britani për ta shtypur atë bastardin Milosheviç. Pra, u thoni atyre që të bëjnë një fluturim të tërthortë edhe këtu. Kjo është e vetmja zgjidhje. Dhe ju, shpejt merrni rrugën drejt Tiranës para se ta shihni veten me zhele te varura. Nuk do t’i njihni cilat janë tuajat.

Me këto fjalë të fundit, ai mori me dorën e çelikut dy shishe birrë ende të plota dhe shkoi drejt shkallëve nëpër të cilët u ngjit me hapa të rëndë.

Grant Petersen mund t’ia ketë gjykuar gabimisht aftësitë e tij. Malko papritmas u ndje shumë i vetmuar, në këtë fund të egër të botës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top