SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (11)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Lexoni edhe më tutje tmerret e SHIK, të Fatos KLOSIT!

Kaloi një kohë, zhurma kishte pushuar në katin përdhes. Malko deshi të propozojë të ikin, por dera e zyrës u hap dhe hyri Sotir Vreto. I foli disa fjalë në gjuhën shqipe shefit të tij dhe u zhduk.

– Paska folur! njoftoi Klosi. Vreto kurrë s’kishte parë ndonjëherë si ky tip. Iu deshtë t’ia priste gjashtë gishta para se të dorëzohej. Një rekord absolut …

Malko gati vjelli. Spiralja e dhunës ishte e tmerrshme…

KAPITULLI – XI

Duke filluar me një shaka, biseda mund të shkonte keq. I maskuari u tërhoq dhe, me gjithë fuqinë që pati, e goditi me shkelma Kajdar Popjan, i cili u kthye në krah. Pas disa minutash të tjerë të “ndjeshmërisë”, e mbështetën në makinë dhe shefi u ul përballë tij.

– Kajdar, tha ai, nuk të fajësojmë ty. Ne e dimë se je një biznesmen i sinqertë. Edhe pse ajo që bëni nuk është shumë ligjore.

Çfarë do të na ndodhte sikur ta kishin bërë për inat. Kajdar Popja e kuptoi shpejt: ai nuk kishte punë as me klientë të pakënaqur apo me konkurrentët, por me polic. Padyshim të SHIK-ut, sepse tjerët, i paguante vetë. Ai pështyu një dhëmb dhe pyeti nëpërmjet buzëve të plasaritura:

– Pse më rrihni mua?

– Që ta kuptoni se është e rëndësishme.

– Çfarë do?

– Sonte, ishit me një klient. Kjo është hera e tretë që e takoni. Çfarë i shitët?

Kajdar Popja shpërtheu pak gjak dhe hapi vetëm njërin sy që ende i punonte.

– Ti e di që nuk mund të përgjigjem … Përndryshe …

Polici i maskuar lëkundi kokën në shenjë të mirëkuptimit.

– Edhe unë dyshoja. Është dëm për ju. Por unë kam një punë për të bërë.

Me një brutalitet që e bëri t’i kërcejnë dy dhëmbë tjerë, ia futi tytën Zastava TT deri në uvula, duke e hedhur në tokë. E hodhi poshtë si qenin. Mblodhi gjithë fuqinë dhe Kajdar Popja u mbajt në duar. Ai nuk donte të vdiste.

– Prit! Prit ! l shita një pasaportë! Por …

Zastava u tërhoq nga goja e tij.

– A e ka me vete?

– E kishte kur u ndamë.

Bashkëbiseduesi i tij u drejtua dhe e vuri pistoletë në brez.

– E shihni, ishte e lehtë. Nëse je djalë inteligjent, nuk flet për këtë bisedë të vogël. Natën e mirë.

Të tre burrat u kthyen në makinën e tyre, të cilat shkuan duke lëvizur në mënyrë kaotike.

Kajdar Popja u ngrit i tronditur. Nëse këta budallenj t’i kishin thënë menjëherë se ata vetëm donin ta dinin, ai nuk do të kishte hundën dhe shumë dhëmbë të thyer. Pa llogaritur frikën …
Edhe një tjetër dramë e pakuptimtë.

* * *
****

– Bjer në gjunjë dhe thithma!

Lavirja bionde nuk priti përsëritjen e kërkesës. Zamir Meidani ishte duke qëndruar pranë shtratit, i zhveshur si një krimb, dhe ajo i kishte të veshura vetëm çorapet. Gjinjtë e saj të mëdhenj, pak të butë, e fascinonin Zamirin, i cili nuk ndalej duke ia lëmuar. Kur e ndjeu veglën e ngurtë si një bisht fshese të gëlltitur nga goja lakmitare e Albanës, lëshoi një ofshamë lumturie. Ky ishte avantazhi i qytetit: kënaqësitë e rafinuara. Ai u përkul si një i çmendur në kokën e putanës e cila u largua me një huaaak, e zemëruar.

– Ma ***, i kërkoi ajo!

Që Zamiri të kuptojë, ajo u shtri në shtrat, këmbët e hapura. Por Zamiri nuk e preferonte atë mënyrë. Iu hodh sipër, e kapi për flokësh dhe e vuri përsëri në punë. Duke u gjunjëzuar në qilimin e vjetër, Albana filloi të punojë, duke e thithur sikur jeta t’i varet prej tij. Ta haj dreqi, ky gomar kështu do!

Kur ajo ndjeu rrjedhën e lëngët, e tërhoqi gojën por ia lau si me shampo fytyrën nga sperma dhe e bëri të rënkojë me kënaqësi Zamir Meidanin i cili kishte hapur krahët sikur fluturonte me kokën e hedhur mbrapa.

Në atë moment, dera shpërtheu pa rezistuar nga pesha e tre njerëzve të maskuar, me armë në dorë. Njëri prej tyre e kapi Albanën nga flokët dhe e dërgoi në një cep të dhomës. Dy të tjerët u hodhën mbi Zamir Meidanin. Sa hap e mbyll sytë, e prangosen dhe e tërhoqën, ende lakuriq, nga dhoma. Recepsionistja e pa grupin kur kaloi. Zamir Meidani nuk e prekte tokën, ende i habitur nga orgazma e tij. Putana nuk i bëri pyetje të panevojshme. Sidoqoftë, ai e kishte paguar paraprakisht.

* * *
***

Ashensori i Rogner-it u ndal në katin e katërt, dera u hap. Ngjitur për mur, Hildegard Neff puthte Malkon pa frymë. Ai mezi e dëgjoi zilen e telefonit celular. Kur u përgjigj, zëri i Fatos Klosit i dërgoi një shiringë adrenalinë që gati ia eksplodoi arteriet.

– E kapëm atë! E kishte me vete një pasaportë libaneze në emër të Mohsen Slim, me foton e Mohammad Al Jafar …

Kreu i SHIK-it kishte zërin plotë gjallëri nga gëzimi.

– A ju tregoi ku ishte Al Jafar? Kërkoi Malko.

– Jo ende, tha shqiptari me një ton nga i cili ndjeu ftohtë në shpinë Malko. E kam njoftuar Grant Petersen dhe po ju pres edhe juve.

Malko mbylli telefonin e tij celular. Hildegard Neff, me sy të ndritshëm, e shikoi, e intrigonte kjo bisedë.

– Kush është Al Jafar? pyeti.

– Është një histori e komplikuar. Unë duhet të largohem për një moment.

– Ku shkon?

– Nuk mund t’ju them tani. Nuk do kthehem shumë vonë. Posa të kthehem vij në dhomën tënde.

E nervozuar, gjermania ngriti krahët, dhe u largua nga kabina e ashensorit.
– S’do më zë gjumi. Malko tashmë kishte shtypur pullën e katit përdhes.
Fatmirësisht, Ylli Baci ishte ende në holl.

– Eja i tha Malko, shkojmë në SHIK.

****
****
Gjatë rrugës, i shpjegoi stringerit çka po ndodhte. Roja me Poulimiot hapi derën para se ata të dilnin nga makina. Sapo zbritën, shoferi i madh i Fatos Klosit i shoqëroi në dhomën e marrjes në pyetje në katin përdhesë, të ruajtur nga dy agjentë të SHIK, me Kalach në krah.

Malko hapi derën. Gjeti disa njerëz të tubuar në dhomën katrore që kundërmonte djersë, gjak dhe ndyrësirë. Në stolin ku ishte ulur Gesim Shehu, qëndronte një njeri me trup të fuqishme, sytë e tij të thellë, i veshur vetëm me brekë të pistë. Fytyrën dhe trupin e « qëndisur » me damka nga goditjet. I prangos në shpinë, i lidhur me një zinxhir. Rreth tij, tre agjentë të SHIK-ut, Grant Petersen, Bob Bow dhe Fatos Klosi dukeshin si qentë e gjuetisë rreth një kafshe të plagosur.

Fatos Klosi shkoi drejt Malkos.

– Ne tashmë ia dimë edhe emrin. Ai na tha se jeton në Bajram Curri ku ka një kafene. Nuk ka një dosje penale. Pretendon të ketë ardhur në qytet për të blerë cigare kontrabandë, nga të cilat dy boksa u gjetën në dhomën e tij.

– Dhe pasaportën?

– Ai pretendon të mos di gjë. Një nga miqtë e tij ia dha parat dhe fotografinë.

– Ku është ai miku?

– Në Itali, sipas tij. Ai duhej të depozitonte pasaportën në recepcionin e hotelit.

Përrallë e bukur …

Përpara shprehjes së Malkos, shefi i SHIK-ut shtoi me zë të njëjtë:

– Mos kini frikë, ne do ta bëjmë atë të flasë. Shumë shpejt. Kjo është …

Ai u ndërpre. Dera sapo ishte hapur nga një burrë korpulent, i rruar keq, me flokë të thinjur të shprishura, këmishën e hapur. Vështrimi i tij e bëri Malkon të ftohtë në shpinë. Fatos Klosi ia prezantoi.

– Sotir Vreto. Ky do të kryejë marrjen në pyetje … ka një llogari të hapur.

– Duhet ta çojmë në bodrum, te ne, sugjeroi Grant Petersen.

Fatos Klosi lëshoi një buzëqeshje të ftohtë.

– E padobishme. Ne e dimë se si të merremi me këta tipa. Ejani në zyrën time për një kafe.

Grant Petersen, Bob Bow dhe Malko e ndoqën mbrapa. Një grua shkoi për të marrë ca kafe. Fatos Klosi ishte i zbehur nga lodhja. Ndërtesa e madhe e bardhë ishte e heshtur, si e vdekur.

Zhurma që bëri jehonë nëpër korridoret e zbrazëta i bëri të katër burrat të kërcejnë. Një britmë e tmerrshme siç dëgjojmë në filma horror. Ata mbetën pa fjalë duke shikuar njëri-tjetrin, duke mos dashur të mendonin çka po ndodhte në katin më poshtë.

– Bëhet luftë, tha Fatos Klosi, me një zë të pasigurt.

E pamundur të dihej nëse ishte keqardhje apo konstatim. Malko papritur u pendua që nuk ishte në krahët e Hildegard Neff.

***
***

Zamir Meidani shikonte me befasi se si prerja e gishtit të majtë zbriti në nivelin e gishtit të parë. Gjaku i rridhte nga plaga dhe gishti ishte ende mbi tavolinë, që ia kishte prerë me gërshërët e mëdha Sotir Vreto. Dy agjentë të tjerë SHIK e mbanin parakrahësh të burgosurin e mbërthyer në tryezë. Vreto u përkul te veshi i Zamir Meidanit gjysmë i pavetëdijshëm.

– I keni ende nëntë gishta. Do t’i pres me rend. Nuk do t’ju vrasë. Nëse nuk thoni atë që dini. Pasi t’i pres të gjithë të duarve, atëherë, unë do t’i pres edhe të këmbëve. Pastaj di t’i pres edhe ko*** dhe bishtin përpara. Por, këto të fundit vetëm për argëtim. A dëgjove?

Zamir Meidani mbeti i lemerisur, me kokën në gjoks. Në mënyrë delikate, me gjeste të një kopshtari me stil, Sotir Vreto kapi gishtin e vogël e të burgosurit midis dy prerëseve prej çeliku dhe ia shpërngonte me gjithë fuqinë e tij. Zamir Meidani u hodh në ajër me një hingëllimë të neveritshme, sikur i elekroshokuar dhe gishti i tij i prerë u rrokullis në dysheme. Sotir Vreto fshiu gojën me pjesën e pasme të dorës. Askush nuk e kishte kaluar kurrë gishtin e katërt. Ishte një çështje vullneti.

Ndërsa ndihmësit e tij kujdeseshin ngathtë që i burgosuri mos të humb shumë gjak, derisa Vreto shkonte në zyrën e afër për të marrë një birrë në një mini frigorifer që e pinte pa u ndalur. Kur u kthye në dhomën e marrjes në pyetje, Zarmir Meidani ishte shtrirë në tryezë në një pishinë gjaku.

– A foli? pyeti.

– Jo, tha tjetri.

Qenka një i zorshëm. Ose kishte më shumë frikë nga udhëheqësit e tij sesa nga gjymtimet. Pa menduar, Vreto kapi gërshërët për të satën herë, i vuri në dorë dhe ia goditi gishtin e mesëm. Kocka po rezistonte dhe duhej t’i shtrëngonte dhëmbët, duke u përpjekur të mos dëgjonte rënkimet tmerruese të viktimës së tij. Kur kocka u thye, e mori edhe mishin me vete, dhe gishti ra mbi tryezë, ai tundi kokën. Ky qenka tip vërtetë budalla.

***
***

Malko shikoi akrepat e orës së shkëlqyeshme të Breitling B-1: ishte ora një e gjysmë pas mes nate. Heshtja absolute mbretëroi në zyrën e Fatos Klosit. U thye vetëm nga zhurmat e neveritshme që vinin nga kati përdhes. Malko ndihej zemërthyer dhe Grant Petersen kishte marrë ngjyrën e mjekrës së tij.
Niveli i shishes së Defender që shefi i SHIK-ut e kishte vënë mbi tryezë kishte rënë seriozisht. Bob Bow dhe Grant Petersen bënin gara për ta zbrazur. Duart e lidhura mbi bark, ulur në një kolltuk,
Fatos Klosi dukej sikur po flinte.

Kaloi një kohë, zhurma kishte pushuar në katin përdhes. Malko deshi të propozojë të ikin, por dera e zyrës u hap dhe hyri Sotir Vreto. I foli disa fjalë në gjuhën shqipe shefit të tij dhe u zhduk.

– Paska folur! njoftoi Klosi. Vreto kurrë s’kishte parë ndonjëherë si ky tip. Iu deshtë t’ia priste gjashtë gishta para se të dorëzohej. Një rekord absolut …

Malko gati vjelli. Spiralja e dhunës ishte e tmerrshme. Gjithmonë ishte e njëjta histori: për të shpëtuar jetë njerëzish, për t’iu shmangur dëmeve të fanatikëve, të cilët nuk i ndalte asgjë, duhej t’i ndynin duart. Mendja i shkoi te dyqind e tetëdhjetë e nëntë të vdekur në Nairobi dhe Dar es Salaam dhe u ndie pak i lehtësuar. Grant Petersen me një dorë të pasigurt, ia mbushi veti një gotë, të fundit, dhe e piu me një gllënjkë. Me një zë të mbytur, ai pyeti:

– Çfarë tha ai?

– Vreto do të na tregojë, tha Fatos Klosi. Marrja në pyetje po vazhdon. E kanë trajtuar në mënyrë që të mos humb gjakun.

U deshtë edhe gjysmë ore para se Sotir Vreto të rishfaqet me një fletë letre. Ai filloi ta lexonte, i përkthyer aty për aty nga Fatos Klosi.

– Pasaporta që kemi kapur është e dedikuar për Mohammed Al Jafar. Ai po fshihet te Fatmir Cerem, një bandit i cili e mban të gjithë rajonin e Bajram Currit përgjatë kufirit të Kosovës.

– Cila është lidhja mes Zarmir Meidanit dhe Muhammed Al Jafarit? Kërkoi Malko.

– Zamir Meidani është pjesë e grupit Fatmir Ceremit. Ai iu bindet urdhrave. Ai kurrë nuk e ka parë këtë arab.

– Çfarë di ai për vrasjet tjera?

– Jo shumë. Ai vetëm e di se “Koloneli” Pedrorika po bën shumë punë me këtë arab dhe me shefin e tij, Fatmir Ceremin …

– A e njihni ju këtë Fatmir Ceremi?

Fatos Klosi buzëqeshi dhe bëri me dorë.

– Sigurisht! Ai është një nga banditët më të mëdhenj në Shqipëri. Së pari, ai i përket një familjeje luftëtarësh që respektohet shumë në verilindje. Ata kanë derdhur gjak kundër serbëve dhe pushtuesve të ndryshëm. Bëhet fjalë për një histori kanuni dhe vëllai i tij u vra në një pritë. Ai u zotua se do të hakmerret dhe do të vriste rreth 40 anëtarë të familjes kundërshtare. Në të njëjtën kohë, ai ka armatosur një bandë dhe po sundon me terror të gjithë rajonin.

– A e dini se ku jeton?

– Sigurisht.

Sotir Vreto rifilloi recitimin, e përkthyer menjëherë.

– Zamir Meidani duhej të nisej nesër për Bajram Curr, për ta dorëzuar pasaportën.

– Pse nuk fliste menjëherë?

Kur ia përkthyen pyetjen Sotir Vretos, ky buzëqeshi aq fort sa do ta bënte të teshtinte edhe peshkaqenin.

– Ai tha se është më mirë të humbasësh gishtat se sa jetën … Nëse kthehet me gjashtë gishta më pak, Fatmir Cerem mund ta lërë të qetë. Nëse do të kishte folur menjëherë, Ceremi do t’ia kishte shfarosur gjithë familjen, kushërinjtë, xhaxhallarët, të gjithë. Ky është ligji vetë, në Bajram Curr.

Vend i mrekullueshëm … I tronditur dukshëm, Grant Petersen mbaroi shishen e Defender. Sotir Vreto bëri një pyetje në gjuhën shqipe.

– Ai pyet se çfarë të bënin me të … Ka humbur shumë gjak, por nuk mund ta çojmë në spital.

Natyrisht, preferencat e numrit 2 të SHIK-ut shkonin në zgjidhje të thjeshta; një plumb në kokë … Për fat të mirë, Fatos Klosi urdhëroi:

– Trajtojeni këtu. Thirrni një mjek të sigurt. Le të transfuzionohet këtu. Dhe të ruhet mirë. Askush nuk ka nevojë të marrë vesh erën e kësaj historie. Zotërinj, e bëjmë konkluzionin nesër në mëngjes? Është shumë vonë …

Malko dhe amerikanët u ngritën me padurim. Gjithashtu donin të flinin. Ata u ndanë në oborr, Malko u kthye në Rogner me Ylli Baci.

Ishte ora dy e gjysmë e mëngjes. Ai ishte aq i etur për të këmbyer mendime dhe shkoi në dhomën e 427, Hildegard Neff, dhe i trokiti lehtë në derë.

As nuk mundi të marrë frymë qetë, dera u hap nga gazetaria gjermane, me një cigare në dorë, veshur me sytjena, brekë dhe çorapë të zeza.

– Më vjen keq, filloi Malko.

Ajo ia mbylli gojën me një puthje. Ata e gjetën shumë shpejt në krevat. Malko ishte dorëzuar, akoma ndiente në veshët, britmat e tmerrshme të njeriut që duhej prerë gjashtë gishtërinj para se të fliste … E ndjeu menjëherë gojën e Hildegardit se si u vendos mbi të tijën me butësi. Me gjithë fuqinë e tij, mendoi për kënaqësinë që po përpiqej t’i jepte Neff, pastaj për Alexandren, që e kishte lënë në Linz, veshur me një fustan të kuqe që dukej si një nimfë. Mënyra se si ia kishte dhënë ijët e saj, zjarrin me të cilën e kishte zbrazur mbi të, derisa mbytej në djersitje. E shikoi Hildegard Neff, e rrafshuar, e ngritur lartë, dhe fantazoi. Derisa humbi duke menduar, po sikur dikush tjetër ta kishte shtri në shtrat sikur ky që po luante me gjermanen…

– Nuk do të më …

Gjermania e re i kishte ndërprerë përpjekjet dhe e shikonte, ashtu e habitur dhe e zhgënjyer. Malko psherëtiu. Ai nuk mund t’i thoshte se pjesëmarrja në një seancë torture ku një njeriu ishte dashur t’i prehen gjymtyrët egërsisht, për ta bërë atë të flasë, nuk ishte afrodiziaku më i mirë. Bushtra më me përvojë, bushtra më e egër në botë nuk mund ta bënte të qefohej…

– Jam i lodhur! psherëtiu. Të lutem që të më falësh.

Hildegard Neff buzëqeshi pothuajse si një nënë dhe ra përsëri në shpinë, duke i hapur këmbët.

– Nuk ka rëndësi, tha ajo. Por me të vërtetë ju dëshirova, prandaj nuk desha të fle. Më bëj të kënaqem.
Sapo i preku seksin, ajo shtypte kokën dhe filloi të rënkonte pa ndërprerje.

***
***
Fatos Klosi, në mënyrë të jashtëzakonshme, kishte veshur një kollare. Grau Petersen i kishte lënë Bob Bow dhe Joe Rocker në oborr.

Ai kishte sytë e skuqur të një njeriu të pa gjumë.

– I dërgova mesazhe Langley deri në orën katër, tha ai, duke hapur gojën për gjumë.

Sekretarja me syze i shërbeu një kafe shumë të fortë. Pak i ngazëllyer, ia drejtoi Fatos Klosit një buzëqeshje për rrethanat.

– Bravo! Bëtë një punë të mirë. Langley është i lumtur. Tani që e dimë se ku është ky bastard Mohammad Al Jafar, duhet të shkojmë ta kërkojmë … Meidani juaj ka thënë diçka tjetër që nga mbrëmja?

– Asgjë, tha shefi SIK-ut. Ai fle. E mbushën me sedativa. Vuajti shumë. Unë mendoj se ka thënë gjithçka. Ne do të vendosim më vonë për fatin e tij. Në sytë e ligjit shqiptar, ai nuk bëri ndonjë shkelje. E gjithë kjo gjë është jashtëgjyqësore. E kam marrë atë mbi vete.

Në tre muaj, ishte hera e dytë. Edhe eksfiltrimi klandestinë në Egjipt i katër islamistëve, që ndezën sulmet në Nairobi dhe në Dar es Salaam, nuk ishte fare i ligjshëm.

– Sa larg nga Tirana është Bapam Curr, këmbënguli shefi i stacionit të CIA-s.

– Rreth dyqind kilometra.

– Po vendi ku Mohammad Al Jafar fshihet. Është larg nga Bajram Curri?

– Një duzinë kilometra, tha Fatos Klosi.

– A ka një detashment policor në Bajram Curr?

– Sigurisht!

– Kështu që ju mund të jepni urdhër për të ndaluar Mohammed Al Jafar?

– Në teori, po, pranoi kreu i SHIK-ut.
– Pse, në teori?
Fatos Klosi buzëqeshi me gëzim, si me një fëmijë që kërkon hënën dhe me qetësi thotë:

– Z. Petersen, ka një dhuratë prej dyqind mijë dollarë për arrestimin e Fatmir Cerem. Ofrohet nga qeveria. Për Shqipërinë, është një sasi kolosale. Megjithatë, askush nuk është paraqitur për të fituar këtë dhuratë.

– Pse?

– Sepse është e pamundur të ndalet Fatrmir Cerem. Asnjë polic nuk do të pranojë të kapë dikë që është nën mbrojtjen e tij. Në veri të Drinit, ne nuk kontrollojmë më … Është sikur Mohammad Al Jafar të ishte në planetin Mars. Kam frikë se të gjitha përpjekjet tona do të çojnë vetëm në një zhgënjim të madh …
Madje, as unë nuk do të shkoja atje.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top