SHQIPERIA E PARTIVE DHE PARTIAKEVE

Shkruan: Rexhep SHAHU

A ka Shqiperi dhe shqiptare jashte partive? Nuk ka Shqiperi dhe shqiptare jashte partive. Shqiperia eshte e partiakeve, e gjithe partiakeve, ata qe nuk jane partiake ata nuk kane hise ne kete Shqiperi.

Pati nise ne kohen e Ramiz Alise te shkruhej parulla Partia – Shqiperia dhe qe nga ajo kohe ketu rrenjet filluan te mbillen ne qiell qe t’i vadise shiu me shpejt. Shqiperia u be prone me tapi vetem e partive dhe partiakeve. Shqiptaret e pa parti te hane gishtat e tyre se Shqiperia eshte e partive dhe partiakeve. Ne Shqiperine e partive dhe partiakeve nuk kane vend as hise dhe nuk kane asgje te sigurte pervec vdekjes akademiket, poetet, shkrimtaret, profesoret, shkencetaret, jashte partive elita nuk vlen, nuk ka vend per eliten jashte partive, jashte te punesuarve ne parti e nga partia.

Elite ne Shqiperi jane vetem tregtaret, ata qe shesin dhe blejne, ata qe kollaj fare tranferojne parate ne llogari financiare neper bote dhe ikin e jo ata qe prodhojne te mira shpirteroire e materiale. Prodhuesit urrehen ne Shqiperine e partive e partiakeve, Eshte e jashtezakonshme dhe shume mbreselenese aleanca dhe solidariteti i mrekullueshem i partive, i te gjitha partive kunder jo partiakeve. Rrezik edhe ajri t’u ndalohet atyre qe nuk jane pjese e partive, te emeruar ne punera nga partite ose te punesuar ne oborret e partive, ne bahcet e partive, ne oborrte e pasme e te para te partive, ne kthina e skuta te partive.

Nuk ka Shqiperi e shqiptare te vertete jashte partive, ka vetem Shqiperi partish, shqiptare partish, ndaj rendni te dashur nxenes e studente, edhe ju filloriste, rendni sa me shpejt drejt partive, drejt ciles parti te doni, por mos rrini jashte partive se duke qendruar jashte partive as mut nuk do te keni shans te hani ne kete vend e jo me gje tjeter. As vend per varr mos kerkoni ju shqiptare jashte partive se kjo toke eshte e shqiptareve te partive. Edhe ju te vdekur, rendi sa me shpejt se nuk ka varr as tapi varri nese jeni pa parti e doni te rrini pa parti. Shqiperia e partive dhe partiakeve kerkon mashtrues sa me perfekte, shkrues projektesh OJF sa me te detajuar per te mashtruar e bindur se fjalet jane pune dhe puna nuk vlen pa fjale verbuese e te kallaisura. Shqiperia e partive dhe partiakeve eshte biznesi i tyre dhe ata e mendojne pushtetin si biznesin me fitimprures. Edhe barkas te bini, edhe ne shpine te bini, ne kurriz, edhe kembet e kepucet t’ua lepini partive e partiakeve nuk do gjeni mundesi.

Nese s’je i partise nuk je i Shqiperise. Nese je i pa parti nuk je i Shqiperise se partise e partive. Shqiperia e pa partive e jo partiakeve eshte hiq, nuk vlen, nuk ekziston. Shqiperia e partiakeve ekziston, ajo, vetem ajo, merr fryme, jep fryme e jete, vetem Shqiperia e partive dhe partiakeve te siguron te ardhme, prespektive, dinjitet, prosperitet. Atyre qe ju rri ngushte partia, u rri ngushte edhe Shqiperia. Ata qe nuk i do, nuk i begenis partia e partite, nuk i don as begenis Shqiperia qe e kane marre peng partite.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top