PYETJE
(çfarë thotë Perëndimi?, – më pyeti një mik)
1.
Në (P) perëndim lind dielli
ku shpirti njerëzor
krijoi hartën e madhe
e shqiptarët të fundit
po hyjnë n’atë mozaik
2.
Në (P) perëndim lind dielli
Ku ende muzat
nxisin magjishëm
frymëzimin poetik
që nga Homeri
deri të Gjergj Fishta
e këndej
3.
Në ( P ) perëndim lind dielli
ku simboli i Zeusit
dhe i përvuajturi Promethe
duhet më kohë
të zënë vend
( në vendin e vet )
4.
Në ( P ) perëndim lind dielli
o miku im
Perëndim është Amerika
do ta thoshte edhe Thot-i
***
Autorësia: Sefedin Krasniqi