Shpifsi me pseudonim

Shkruan: Edison YPI

Vet kurv, nënën lavire, motrat prostituta, tezet, hallat, dhe krejt femrat e fisit deri në 700 breza të gjitha baxhella, kalamjtë jo të vetët por të komshijve.
Kush është ky ?
Ky është ai pisi që për mua që kam emër e mbiemër dhe vazhdimisht veten e shpall, shpif në Internet i fshehur me pseudonim.

Pra unë, me shpifsin tim me pseudonim, me kurvin tim, spiunin tim, rrugaçin tim, plehrën time, i kam hesapet e lame, s’kam asnjë problem.

Hallin un e kam me të tjerë, me ata që vuajnë sepse nuk e dinë nuk e kanë të qartë kush i shpif me pseudonim.
Poshtërimet e pushtuesave dhe torturat e komunistave, janë asgjë para shfytyrimit që i bën figurës së shqiptarit shpifësi me pseudonim.

Cili është shqiptari me pseudonim që shpif në Internet për shqiptarin me emër e mbiemër ?
Është spiuni i kurvit, autori i denoncimeve, shkruesi i letrave anonime, adhuruesi i veseve, tersi i gjithçkaje pozitive, grindaveci që përmes Internetit rreket të shkarkojë epshet e mungesës së identitetit, tuhafi që kujton se me pseudonim mund të bëhet protagonist, vanitozi që ngutet të faktorizohet përmes hijes, skllavi i ngushtësisë së mëndjes, superficialitetit, pamjaftueshmërisë cerebrale, mungesës së fantazisë, thatësirës shpirtërore, moskuptimit shoqëror, mjerimit intelektual, frikacaku, burracaku, gjysmaku, çereku, i devijuari, horri, shkurt, fundërrina e shoqërisë, bërllogu i Kombit.

Edhe mund të përdoret pseudonim në Internet. Ta zemë nëse je i sëmurë me zgjebe, dhe meqënëse s’gjen rehat nëpër klinika, dermanin e kërkon tjetërkund, nëpër forume ku flitet për sëmundjet ngjitëse, dhe, pas zgjebes që ke dhe e vuan, i ngjit vetes edhe një zgjebe tjetër, një vuajtje tjetër, një emër tjetër, një pseudonim, komunikon, orientohet disi, dhe lehtësohet paksa. Por jo pseudonim për me shajt shqiptari i fshehur shqiptarin e shpallur, se është turp.
Shqiptari i ka folur shqiptarit edhe me dredhi, edhe me hile, edhe me frikë. Por kurrë kaq pabesisht si bëjnë këta që shpifin me pseudonim.

Turp i madh përdhosja e njerëzve me emër e mbiemër nga lugetër me pseudonim, mitomanë në kërkim të ethshëm të namit të vetes përmes përdhosjes së tjetrit.

Ndonjëherë shpifësit me pseudonim shkojnë tepër larg. Shpifin për njëritjetrin, hija për hijen, fantazma për fantazmën, lufati për lugatin.

A mundet me u dallu shqiptari me pseudonim nga ai me emër e mbiemër ?
Pyete dikend a përdor pseudonim në Internet.

Nëse prej kësaj pyetje tjetri gjallërohet dhe i lëvizin sytë, mos e zgjat, pështyje në surrat, thuaji idiot, dhe ik.
Po e pe se i pyeturi për pseudonimun nuk ka asnjë ide’ dhe ngre supet me habi’, që të mos ndodhi të hash ti ndonjë grusht, bjeri shpatullave dhe thuaji; Hallall, je shqiptar i vërtetë.

Pseudonimi i Internetit të shqiptarëve ka zanafillë, histori, traditë, spjegim. Ngjajshmëria e pseudonimut të Internetit me pseudonimin e Sigurimit ulërin. Janë përpikmërisht e njëjta gjë e aplikuar në dy kohë nga e njëjta rracë bastardësh shqipfolës. Gjyshi apo babai me pseudonim në kohën e shkuar, nga njëra anë, dhe trashëgimtarët e tyre të denjë për të tilla punë, nipi apo biri me pseudonim në ditët tona, janë një realitet më se i qartë. Bindesh për këtë një sy po të hedhësh kazanëve të plehrave virtuale.

Lumturimi rrënqethës që edepsëzit me pseudonim j’a garanton fshehtësia. Lehtësimi që palaços së lindur i jep mungesa e turpit. Papërgjegjësia që rrjedh nga kultura e munguar. Mungesa e edukatës familiare. Heroizmat inekzistente të luftës dhe pas luftës nëpër libra me horra mburravecë që gjoja mbrojnë Shqipërinë nga të tjerë shqiptarë që, sipas tyre, Shqipërisë duan t’i bëjnë varrin. Fotografia e kurvit mbi mur, ndërlikimet idioteske me sabotatorë të fshehur që mezi ç‘presin ta përmbysin pushtetin popullor, ta shkatërrojnë ekonominë, dhe partisë t’i bëjnë varrin. Klithmat e xhaxhait oficer. Lehjet e kushuririt Hero i Punës. Ngrehjet e pafundme të artistëve dhe aktorëve “titanë të skenës dhe ekranit”. Këto dhe plot të zeza të tjera gjallojnë të gjitha në ato nëntë gërma që kanë zëvëndësuar emrin e natyrshëm të shqiptarit me pseudonimin e neveritshëm të Internetit. S’ka tjetër spjegim për këtë pikëllim modern.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top