Tetë vjet përkushtim për të harruarit nga shteti!
SHKRUAN: FLORIM ZEQA
Të nderuar lexues, kësaj radhe kam përgatitur një reportazh të veqantë nga Diaspora shqiptare. Duke qënë i bindur se është i pamundur të bëhet prezantimi i punës tetë vjeçare brenda një shkrimi autorial, megjithatë do të ndaj të veqantat e kësaj shoqate.
Fjala është për Shoqatën Humanitare dhe Kulturore “Sali Çekaj” në Zvicër, e cila me nderë dhe krenari mbanë emrin e heroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova.
Për të mos thënë e vetmja, SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër është ndër shoqatat e pakëta në Diasporë që aktivitetin e tyre e bazojnë kryesisht në aspektet humanitare, gjegjësisht të dhënjes së ndihmave për bashkatdhetarët me nevoja të veqanta; të pastrehëve në ndërtimin e shtëpive, të sëmurve për shërim, karroca për invalidët e luftës dhe atyre me invaliditet social e deri tek dhënja e bursave për studentet e shkëlqyeshëm me kushte të vështira materiale. Janë këto raste në Kosovë, të harruar krejtësisht nga pushtetarët e paspavarësisë.
Mbështetjen që Shoqata “Sali Çekaj” u bënë qytetarëve për nevoja të ndryshme, sidomos studentëve dhe punonjësve shkencorë që i janë përkushtuar atdheut dhe rritjes së aftësive te tyre profesionale.
Me punën ekipore, angazhimin e sinqertë dhe transparencën në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave SHHK “Sali Çekaj”, ua ka zbardhur fytyrën të gjithë mërgimtarëve në Zvicër.
Të ndihmosh vllëzërit e një gjaku dhe një ashti është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qënje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.
Transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve të shoqatës para antarësisë së gjërë, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë të gjatë veprimi. Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me antarësinë shoqatës, drejtuar nga ushtari besnik i Ibrahim Rugovës, zoti Saim Tahiraj.
Nga biseda me arkatarin e shoqatës zotin Lush Mulaj, mësova për të gjitha aspektet financiare në mënyrë të detajuar nga themelimi e deri më sot. Në pamundësi për t’i prezantuar të gjitha veq e veq, për lexuesit do shkëpus vetëm totalin e shumave të grumbullura dhe shpërndara nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2017, me sa viojn:
-për vitin 2010 u ndanë 38.215,00 Fr.,
-për vitin 2011 u ndanë 44.000,00 Fr.,
-për vitin 2012 u ndanë 30.073,70 Fr.,
-për vitin 2013 u ndanë 108.742,10 Fr.,
-për vitin 2014 u ndanë 32.659,29 Fr.,
-për vitin 2015 u ndanë 49.763,1 Fr.,
-për vitin 2016 u ndanë 140.479 Fr.,
-për vitin 2017 u ndanë 220.196, 45 Fr.
Totali i përgjithshëm e këtyre shumave për tetë vjetët e kaluara arrinë shumën prej 664.129,05 Fr. zvicerane.
Janë shifrat e larta të mjeteve financiare që tregojnë shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës “Sali Çekaj” në Zvicër.
Edhe vitin 2018 SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër e fillojë me të njëjtin ritëm siq e përfundoj vitin paraprak. Në fillim të muajit shkurt u ndanë 6 mijë Fr. për nevoja të ndryshme për bashkatdhetarët në Kosovë.
Ndihmë për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Gëzim Palulli nga fshati Strellc, komuna e Deçanit, ndihmë për terapi mjeksore, për shoqen e luftëtarit të Koshares Besim Musa, luftëtarë i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Një bursë e veqantë nga SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër, për të paguar semestrin e katërt të doktoratures së studentes Albulena Bilalli në Universitetin e Zagrebit.Krenari për kombin tonë kur një moter e jona doktoron në këtë universitet të njohur, thekson me entuziazem kryetari Saim Tahiraj.
Edhe dy bursa, njëra për studenten Albana (Prend) Ukaj nga fshati Kosh, komuna e Istogut, studente e vitit të dytë në Kolegjin “Dardania” në Prishtinë, ndërsa tjetra për studenten e Fakultetit Ekonomik Gjenerita (Mehmet) Osmanaj nga fshati Isniq, komuna e Deçanit.
Krahas aktiviteteve të sipërpermendura humanitare, SHHK “Sali Çekaj” ka bërë sponsorizimin e disa librave të autorëve shqiptar si dhe promovimin e tyre.
SHHK “Sali Çekaj” ka sponsorizuar filmat dokumentar kushtuar: Kol. Ahmet Krasniqi, heroit të Kosovës Rrustem Bruqi dhe dokumentarin për Pajtimin e Gjaqeve”.
Për çdo vjet organizon Akademinë Përkujtimore për dëshmorin e lirisë Sali Çekaj, emrin e të cilit me krenari e mbanë kjo shoqatë. Po ashtu në mënyrë tradicionale (nga themelimi) organizon edhe Darkën e Lamës, këtë traditë të lashtë Iliro-Dardane, të ripërtërirë në vitin 2002 nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
Në traditën e kësaj shoqate janë edhe homazhet e përvjetshme që bënë kryesia dhe veprimtarët e saj pranë varrezave të dëshmorëve gjithandej Kosovës gjatë përiudhes së pushimeve verore në vendlindje.
Krejt në fund e kam një përgëzim personal për kryesinë e shoqates “Sali Çekaj” në Zvicër, kryetarin Saim Tahiraj, për punën e çmuar, vlerëmadhe dhe humanitare në shërbim të bashkombasve në Kosovë dhe gjitha trevat etnike. Mirënjohje e veqantë shkon për të gjithë anëtarësinë e gjërë të shoqatës-donatorë të rregullt, që ndajnë rregullisht mjete materiale nga kursimet individuale dhe familjare për të ndihmuar vllëzërit e tyre në forma të ndryshme pa dallime rajonale, partiake apo fetare. Investimi në rininë tonë sot, është garancë e fuqishme për një të ardhme të ndritshme të shtetit tonë nesër.
Zoti ju bekoftë vllëzër e motra me zemër e shpirtë human!