Shkruan: Kastriot Dervishi
Pas rrëzimit të shtatoreve të E.Hoxhës, pas datës 20 shkurt 1991, në vatrat më në nxehta enveriste, shpërthyen mitingjet, por edhe telegramet. Të gjitha ato janë interesante sepse pasqyrojnë injorancën e njerëzve të shpërfytyruar nga një regjim kriminal që nuk kuptonin asgjë se çfarë kohe jetonin. Ata ishin transformimi i vërtetë “njeriut të ri”.
Nga Berati shoqata e vullnetarëve drejtonte mitingjet famëkeqe të rretheve të jugut dhe atyre të verilindjes. Pamjet e TVSH-së së asaj kohe ishin të tmerrshme. Në çdo qytet, njerëz të verbuar nga komunizmi si dhe të prirë nga persekutorë e funksionarë të regjimit mbanin fjalime me karakter thellësisht idiot dhe premtonin besnikëri e nderi të përjetshëm ndaj një figure që i kish shkaktuar vendit dëme të jashtëzakonshme. Kudo buste të vegjël të zyrave vendoseshin në qendra qytetesh, të cilëve në mënyrë popullore u vihej emri i diktatorit. Qysh më 21 shkurt 1991 komitetet e PPSH-së në rrethe organizuan mitingjet e vullnetarëve të Enverit.
Harta e organizimit të tyre është pak a shumë harta zgjedhore e vitit 1991. Shtypi vendor i PPSh-së ka botuar disa aktivitete në këtyre ditëve. Më 23 shkurt 1991 kryetari i enveristëve, Hysni Milloshi organizoi një miting të madh. Kreu i organizatës për Beratin, oficeri Thanas Jani mbajti fjalimin e dytë kryesor. Në Berat filluan të botohen letra për “regjistrim” në organizatë, sipas formave fashiste të shkrimit të milicinë vullnetare.