SHENJËTORËT SERBË ISHIN TË SHTHURUR, PEDOFILË, MIZORË DHE TË ETUR PËR GJAK

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Ciladoqoftë e vërteta është koha të çmenden agjenturat serbo-sllave

Kështu janë paraqitur, në librin “Shenjtorët e çuditshëm të kishës serbe” Stefan Nemanja, Shën Sava, mbreti Millutin, Sveti Stefani i Deçani të karakterizuar si vrasës, mizorë dhe të etur për gjak.

– Stefan Nemanja është gjenocidial, gjakatar dhe mizor, Shën Sava organizator i vrasjeve politike sepse qëndron prapa ekzekutimit të prijësit bullgar Sterza, Mbreti Millutin ishte një pedofil, baba mizor dhe i shthurur, ndërsa Sveti Stefani i Deçanit ishte kasap.

Këto deklarata monstruoze (sipas shtypit serb) janë të shkruara në librin “Shenjtorët e çuditshëm të kishës serbe” të autorit malazez, Miroslav Ćosović, i cili i ka habitur dhe lënduar besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe. Autori thotë për gazetën Kurir, se fare lakuriq, në gjuhën e popullit është përpjekur të përmbledh çdo gjë që shkencëtarët, akademikët dhe historianët nuk kanë pasur guximin ta thonë.

– Librin nuk do ta shkruaja sikur KOS (Kisha Ortodokse Serbe) në 10 vitet e fundit të mos kishte zgjedhur për shenjtorë personalite të cilat, përveç që nuk vlejne për model, vijnë nga radhët e nacionalistëve dhe nuk kanë bërë ndonjë mrekulli, dhe KOS ka punuar pa kurrëfarë baza kanonike. Unë nuk do ta kishta publikuar këtë libër sikur të kishin qëndruar vetëm me shenjtorët e çuditshëm të Mesjetës. Një shembull si Mbretit Millutin, i cili e kishte verbuar djalin e tij Sveti Stefanin e Deçani dhe gruan së tij Simonidës ia ka dëmtuar mitren kur ende fëmija ishte në zhvillim. Si, atëherë, nuk është një pedofil dhe baba mizor?! Unë gjithashtu e kam quajtur kasap Stefanin e Deçanit. Po, a nuk është kështu, kur dihet se gjysmë-vëllain e vet Konstandinin e ka pre me shpatë? Kisha srbe e ka shpallur të shenjtë edhe Nikolla Velimirovićin, i cili ishte një adhurues i Dimitrije Lotićit. Në funeralin e tij në Slloveni në vitin 1945 i mbajti një fjalim frymëzues dhe i këndoi këngën. Kjo do të thotë se Nikolla Velimirović ishte adhurues i Lotićit – thotë Ćosović.

Autori vë në dukje se për burime ka përdorur dosjet përkatëse, sipas transmetimit të historianëve dhe artikujve të botuar në këtë faqe interneti (Rastko.rs), e cila, siç thotë ai, është e bekuar nga Mitropoliti Amfilohije. Velibor Džomić(1) nga Metropoliti i Selisë së Malit të Zi është i tmerruar:

– Ky libër është një dorëshkrim demonik, i cili i shtyn kufijtë e urrejtjes, shpifjeve, fyerjeve, në kishë, dhe te besimtarët ortodoksë. Qëllimi është që të pështyj në KPS dhe besimtarët e saj.
Historiani Bojan Dimitrijević (2) nuk ka dashur të komentojë shkrimet e librit në fjalë:

– Unë nuk dua të komentoj marrëzi të tilla!
Askush nga autoritetet malazeze nuk u ngrit për të dënuar këtë sulm mbi shenjtorët serbë,
Kishën Sërbe dhe besimtarët e saj.
———————————————————————————–
Por kush janë Velibor Džomić dhe Bojan Dimitrijević që e kundërshtojnë Miroslav Ćosović

1) Por Velibor Džomić është një pop çetnik serb i cili vazhdimisht e ofebdon kombin malazez dhe këtu duket sesi u këndon çetnikëve këngën e Draža Mihailloviçit :

„… Gati, gati çetnikë,
e fortë lufta do të jëtë
Përqafoni vojvodën Drazh
Hidhni bomba çetnikë

Velibor Dzomic

2) Ndërsa Bojan Dimitrijevic është historan serb, i cili ka kërkuar të rehabilitohet Draža Mihaillovic dhe t’i jepet « vendi i merituar në historinë serbe » !

Bojan Dimitrijevic

1 thought on “SHENJËTORËT SERBË ISHIN TË SHTHURUR, PEDOFILË, MIZORË DHE TË ETUR PËR GJAK”

  1. Shqiptar Shqiptari

    Qa po mirreni me shkavella, a pak shkavella musliman po ka veq edhe me shkavella pravosllav po mirremi…..c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top