SHËN NAUMI

SHËN NAUMI DHE E VËRTETA HISTORIKE

SHKRUAN KASTRIOT DERVISHI

1 – Ahmet Zogu i dhuroi Shën Naumin Jugosllavisë”!

Përcaktim jo i saktë. Jugosllavia e kishte marrë Shën Naumin qysh në vitin 1912 ushtarakisht dhe nuk ia dhuroi kush. Pra, nuk e kishte shteti shqiptar që “t’ia dhuronte”.

Shteti shqiptar ose duhet të luftonte për një kishë si kjo, ose nuk duhej të mbyllte çështjen e kufijve. Shkëmbimi me vise të tjera si Vermoshi, Peshkëpia, etj, ishin përfitues për shtetin shqiptar. Një gjë është shumë e rëndësishme. Asnjë veprim nuk bëhej në atë kohë pa miratimin e fuqive të mëdha. Kështu ka ndodhur. Askush prej shqiptarëve nuk kishte kompetenca të dilte mbi vendimet e ndërkombëtarëve.

Kufiri i Shqipërisë ka qenë vullnet i ndërkombëtarëve, ndërsa nga pala shqiptare kërkohej mirëkuptim dhe mosshfaqje pengesash. Në vitin 1925 me meritën e padiskutueshme të Ahmet Zogut, u nënshkrua në Firence me miratimin e fuqive të mëdha, protokolli i kufijve me Jugosllavinë e Greqinë.

Asnjëherë nuk ka pasur çështje të veçuar të Shën – Naumit, por çështje të vijës kufitare nga Buna deri në Liqenin e Ohrit. E vetmja periudhë që shteti shqiptar e pati në zotërim Shën Naumin ka qenë ajo e viteve 1941 – 1944. Qeveria komuniste e Enver Hoxhës është e vetmja qeveri që e ka dorëzuar Shën Naumin në dhjetor 1944 shtetit jugosllav. Kur Enver Hoxha kishte deklaruar se nuk njihte marrëveshjet e mëparshme të regjimit të Zogut, pse e dorëzoi Shën Naumin në dhjetor 1944?

2 – Çështja e dytë për sqarim.

29 nëntori nuk është dita e çlirimit të Jugosllavisë, por mbledhja e dytë e AVNOJ-it në Jajce të Bosnjës më 29 nëntor 1943 (kopjimi i trashë i kongresit të Përmetit të Shqipërisë).

29 nëntori i Shqipëri është dëshirë jugosllave për festë të përbashkët.

Unë personalisht nuk ndjej detyrimin si qytetar se duhet të festoj me jugosllavët. Kush ta ndjejë le ta bëjë.

Mua më mjafton 28 nëntori 1912.

2 thoughts on “SHËN NAUMI DHE E VËRTETA HISTORIKE”

  1. Dardania Ballit Kombtar

    Qka té them ktu pér enverin e nexhmije gjyshe kurv té milladin popoviqit vetem se ishin pjell e sllavorusis ashtu sikur serrbia,greqia e tash se fundmi turqia e erdogan llazit myslimon vlla i llazve té greqis qe i vendosi kurva Anastasia nana e mehmetit té dyt,llazet jan sort e kopilave té rusit e persis té perzier me mongol.Pra po kthehem te melezat e qaushit arabomagjup e turk komunistet shqipfols haxhi qamil qe edhe sot i Kemi né Qeverit tona Tiran e Prishtin,pra kta bastard té turkut i mori e i ngriti

  2. Me qindera hera apo me shume , une kam degjuar dhe degjoj nga PLEHERAT ANTIENVERISTE qe gjoja Enveri na e paska falur Kosoven ! Kosova eshte ndare ne BERLIN, ne Londer, ne Paris , ne Jalte …eshte ndare kur Enveri akoma s`kishte lindur apo ishte femi . Zogolli , nese e dha Shen NAUMIN , se ashtu ishte vendosur nga Fuqite e medha , pse e vodhi arin dhe iku duke e lene popullin pa asnje mbrojtje as organizim ? Enver Hoxha s`kishte mundesi ti thyente vendimet e mehershme te Krimineleve Nderkombetare , por ne at pjese qe e gjeti nga Zogolli , arriti ta krijoje dhe pavaresoje nje Shtet te forte dhe te afte per ta ushqyer dhe mbrojtur vetvehten . !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top