Hashim Thaçi duke e nënshkruar faljen e tokës shqiptare për Malin e Zi

Shefi katedrës së gjeodezisë: Mali i Zi s’ka parcela kadastrale përtej Kullës e Çakorrit

Shefi i katedrës së gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Përparim Ameti, ka dhënë sërish argumentet e tija në lidhje me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

demarkacioniAi ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se Mali i Zi nuk ka parcela kadastrale përtej Kullës e Çakorrit. Sipas tij, kufiri nuk është përcaktuar ende.

Shefi katedrës së gjeodezisë në UP i ka ftuar të gjithë zyrtarët e Qeverisë të kenë kujdes në interpretim, sepse çdo gabim apo interpretim i parcelave kadastrale prodhon pasoja penale.

“Kriteri kadastral i përdorur në procesin e demarkimit në mes të Kosovës dhe Malit të zi, jo që është gabim por ai fare nuk është i mundur, sepse ky kriter nënkupton që kufiri mund të tërhiqet vetëm atëherë kur parcelat kadastrale me përpjese të njëjtë në një projeksion kartografik përputhen me njëra- tjetrën. Kjo përputhje në mes të parcelave kadastrale vetvetiu do ta prodhonte kufirin. Meqë Mali i zi përtej Kullës e Çakorrit nuk ka ofruar asnjë parcelë të tille, ky kufi me ketë kriter nuk është vendosur fare.

Në bazë të analizës që kam bërë del që kufiri është vendosur sipas kritereve të Paunoviçit (Kryetar i Komisionit të Malit të Zi) dhe Mali zi fare nuk ka ofruar fakte për pjesën përtej Kullës e Çakorrit. Siç kam theksuar edhe herëve tjera, kriteri kadastral ka kuptim vetëm atëherë kur në të dy anët e kufirit ekziston një sistem unik kadastral, ku ndarja e parcelave prodhon kufirin.

Duke iu referuar procesverbalit të demarkacionit të Malit të Zi, hartave topografike, hartave pyjore dhe pedologjike, shihet qartë humbje e pronave private dhe pyjore në masën mbi 8000 ha. Ata që pretendojnë që ky demarkacion është në rregull, jam i bindur se fare nuk e kuptojnë raportin e demarkacionit apo kanë presione tjera.

Duke ditur ndjeshmërinë e aspektit kadastral, i ftojë të gjithë zyrtarët e Qeverisë të kenë kujdes në interpretim, sepse çdo gabim apo interpretim i parcelave kadastrale prodhon pasoja penale”, ka thënë Përparim Ahmeti.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top