SHABAN POLLUZHA MBETET KRYEKOMANDANTI I KOSOVËS

SHKRUAN BAJRAM MJEKU

Në historinë e artit ushtarak në Kosovë, Shaban Polluzha mbetet kryekomandanti më strateg dhe Brigada e tij më seriozja sa i përket organizimit ushtarak dhe vetëmohimit deri në vdekje.

Brigada e tij kishte nën armë rreth 10 mijë ushtarë shqiptarë. Shaban Polluzha dhe Brigada e tij të kujton betejën legjendare të 300 spartanëve përballë mijëra luftëtarëve persë. Kundër Brigadës së Shaban Polluzhës luftuan mijëra partizanë serbo-malazezë dhe të nacionaliteteve tjera.

Fatkeqësisht kundër tij luftuan edhe Brigada e Pestë dhe Brigada e Gjashtë Shqiptare.

Kundër Brigadës së tij mësyen divizionet 24, 26, 44, 46 e 52 të Serbisë, divizionet 41 e 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi; Brigada e Parë e Bokës dhe Brigada e Gjashtë dhe 2 reparte speciale të OZN-as.

Gjatë muajve janar e shkurt të vitit 1945, lumi Drenica më shumë kishte kufoma e gjak shqiptarësh se ujë…

Edhe struktura organizative e Shtabit në Rezallë të Drenicës ishte mbresëlënëse. Kontribut të jashtëzakonshëm në kuadër të Shtabit dhanë intelektualët më të shquar të kohës si prof. Selman Riza, prof. Ymer Berisha, Marie Shllaku e të tjerë. Krah i djathtë i tij ishin toger Mehmet Gradica, oficer i shquar i karrierës, Miftar Bajraktari, Sali Gjinofci, Sadik Lutani, Nuhi Gashi e shumë të tjerë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top