Ish Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ing. Xhafer Deva, nuk ka të bejë asgjë me holokaustin, ishte një humanist e nacionalist antikomunist kundrejt bandave e hordhive staliniste e komuniste të instaluara në Trojet Tona Shqiptare
Shkruan: Lekë Mrijaj
Bazuar në fletorën zyrtare të Shqipërisë të titulluar “LIGJVËNËSIT SHQIPTARË (1912-2017) DHE FIRMËTARËT E AKTIT TË AKTIT TË PAVARËSISË”, shohim emrat e të gjithë ligjvensve qe nga viti 1912 deri në vitet e fundit njëkohësisht aty gjejmë edhe anëtarët e Kuvendit Kombëtar (Parlamenti) pas hyrjes në fuqi të vendimit të 23 tetorit 1943 si dhe në faqen e fletorës nr.116 aty në numrin rëndor 44 gjejmë edhe atdhetarin e poliglotin shqiptarë ing. Xhafer Deva – anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm e ish Ministër i Brendëshëm (në qeveritë e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit) i Shqipërisë Etnike deri në futjen e bandave të kuqe famkeqe të komunizmit stalinian në Shqipëri, në Kosovë dhe në pjesët tjera shqiptare të coptuara.
Sipas burimeve të shumë studiuesve ing. Xhafer Deva, si një politikan nacionalist e antikomunist me vlera të spikatura i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrafshin kombëtar njëkohësisht është shquar në veqanti në nderkombëtarizimin e senziblizim të çështjes shqiptare në Evropë e Amerikë pikërisht ishte edhe një personalet i cili e drejtoi rezistencën kundër futjes në Kosovë të trupave partizane jugosllave.
Vlen të potencohët se ing. Xhafer Deva, bëri një menagjim dhe një organizim të mirë të pushtetit në Kosovё pikërisht nёn zonat kosovare gjatë kohës së ardhjës së administrimit gjerman të cilat respektonin në tersi endrrën e shqiptarve pra Pavarësinë e kompletuar të Shqipnisë etnike.
Pikërisht ishte gjyshi im Mark N. Mrijaj, (1905-1995) nga Zllakuqani i Klinës, ishte ai i cili ishte i kindnapuar dhunshëm në fillim vitin 1940 nga vëndpunimi i tij, ku punonte si mirëmbajtēs në hekurudhën e Pogragjes së Klinës, pra u kindnapua (sikurse edhe mijëra shqiptarë të Kosovës) dhe mobilizua dhunshëm( pa dashje ) nga forcat e ushtrisë së Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene (MSKS) apo ish-Jugosllavisë së vjetër çetnike të Krajl Petar, për tu transferuar në mbrojtje të Beogradit pra për ti luftuar ish brigadat e ushtrisë së athershme të ashtuquajtura naziste gjermane.
Pas futjes së ushtrisë Gjermane në Beograd gjyshi im Marku dhe shumë shqiptarë të tjerë nga Lugu i Drinit dhe mbarë Kosova (dhe disa nga dajët e mi: Sadri Smajli- Krasniqi, Prek Daut Krasniqi nga Nepolja e Lugut të Baranit-Pejës,,,etj), ishte marrë si peng nga Serbia, ndaj edhe derzertoi nga ushtria Serbe në Beograd duke iu dorëzuar ushtrisë gjermane, i cili ai dhe shumë tjerë të zenë robër u trajtuan si robër lufte në Gjermani. Gjyshi im Marku rezultoi i zhdukur përmbi 4 vite e gjysmë dhe falë ndihmës dhe ndermjetësimit të ish ministrit të brendshëm të Shqipërisë, ing. Xhafer Deva (e françeskanit, pader Tomë Xhaja) është gjetur i gjallë në Gjermani dhe u lirua (e shumë shqiptarë të tjerë) pas plotë 4 vite e gjysmë duke jetuar deri me 15 janar 1995.
E them edhe unë (sikurse shumë ooinionist e studiues) nga këndveshtrimi im se ing. Xhafer Deva, po të bënte ndonjë gjë me holokaustin nuk do të mirëpritej në ekzil pra do të arrestohej si në Europë e Amerikë, pra ai ishte kundrejt hordhive çetnike, staliniste serbe, komuniste e enveriste të vëndosura në Shqipëri dhe Kosovë dhe se vizioni i tij i Shqipëria Etnike dhe Trojet e Saja të Bashkuara dhe Evropa Demokratike.
Andaj shtepija e tij në Mitrovicën e Republikës së Kosovës Euroatlantike e ndertuar në vitin 1930 nga arkitektet e Austrohungarisë e qe figuron në listën e përkohshme të monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë, duhet tê mbeshtetet e restaurohet si dhe të ndertohet në mënyrë qe kjo shtepi ti sherbej historisë sonë të lavdishme mbarëkombëtare e asaj euroatlantike.
Ing. Xhafer Deva është larguar nga Kosova për në Kroaci, Austri, pastaj Itali, Egjipt dhe Siri, i cili migroi në SHBA, ku jetoi deri në fund të jetës duke i sherbyer me një dinjitet Kombëtarë kauzës për një Shqipëri të Bashkuar Etnike e qe mbetet një histori Monumenti perjetsie për historinë e lavdishme mbarëkombëtare e brezat tona shqiptare.