Sa e vogël është bota!

SHKRUAN: KSENOFON DILO

Nuk është aspak e çuditshme kjo thënie dhe duke e menduar unë jam dakord me ‘të.

Ajo jo vetëm është e vogël por është dhe shumë omiomorfo, që do të thotë se po të ndash atë në pjesët e quajtura vonë Shtete, e po të përpiqesh çdo shteti ti japësh një fytyrë, do të shohësh se sa shumë ngjajnë ato fytyra me njëra tjetrën. Për dikë që mund t’i dukem i vështirë po qëndroj pak këtu të shpjegohem.

Bota një rruzull që qysh prej Galileut mësuam se, rrotullohet, në shekuj tregon faqen e saj drejt të njëjtit Diell, drejt së njëjtës Hënë. Në vende të ndryshme, në pjesë të ndryshme mbi tokë, kemi njerëzit, mazza njerëzore, popullin. Pra kemi mbi tokën popujt që përbëjnë kombet që së bashku jetojnë në rruzullin tokësor, të ndriçuar prej dritës së diellit, dhe prej hënëzës.

Tani unë këtë si përrallëze të vogël dua tua kushtoj popujve, në të gjithë botën.

Sa mbahet mend historia, tashmë e shkruar, sepse bota e popujt janë të ftilluar, numërohen aq shumë luftëra e aq shumë gjak i derdhur saqë të duket se njeriu, megjithëse është i pajisur me logjikë dhe ka aftësinë të krijojë duke menduar, ai përpiqet gjithmonë, në shekuj, të luftojë e të shqyejë jetë njerëzish të tjerë, thua se ke të bësh me kope ujqish, gjithmonë të uritur, që nuk ngopen me gjak, e vrasje. Një popull sulmon një popull tjetër, katrahurë në gjithë botën sepse dy e nga dy shqyhen e copëtohen, thua se nuk kanë lindur e do të vdesin e nuk mund të presin me rehat që të vijë vdekja t’i përkëdhelë në kokë, për t’i shpënë në mbretërinë e saj. Kjo i bën të ngjashëm gjithë shtetet në botë dhe, pikërisht për këtë thashë se kanë fytyra të njëjta, Mbase më mirë do të ishte të thosha kanë mendje të njëjtë. Në gjithë botën luftëra, vrasje, nëna shamizeza, fëmijë jetimë shkatërrim e erë vdekje. Kjo edhe aty ku kishte mbretër, edhe aty ku kishte car, edhe aty ku kishte sulltan, perandor, e ku ta di unë se çfarë titujsh të tjerë që shtynin popullin e varfër mish për top. Dhe ja ku vijmë tani në atë, që bota është shumë e vogël. Ngriheshin disa ide në botë e fillonin disa lëvizje në të, e ashtu si valët e detit shqetësojnë detin, e, e fryjnë dhe shpërthejnë ato shpërthime shndërroheshin në luftëra, sidomos në shekullin e kaluar u quajtën Botërore, thjesht, ashtu si mund të thuash, shoqërore, punëtore, dashurore, pranverore e miliona të tjera –ore–.por, ja thuaj pak: Lufta e parë botërore… Jo, të lutem thuaje! dhe dëgjoje si tingëllon ajo:

LUFTA E PARË BOTËRORE….. e më pas, LUFTA E DYTË BOTËRORE!!!.. Nuk më thoni, a kini dëgjuar gjë për luftën e tretë? Mos u mundoni. Atë e ka jetuar populli shqiptar vetëm. Është më e gjata , më e dhimbshmja, me më shumë viktima se dy të parat po ta marrësh në proporcion me madhësinë e truallit dhe numurin e të rënëve.. Sado e njëjtë , sado e vogël qoftë bota , populli shqiptar ka jetuar nga intrigat e huaja dhe terrori shqiptar ”një gjë kjo deri më sot e pa dëgjuar” … një luftë të paparë.

Luftë klasore

Ka vrarë vëllai vëllanë , nëna evlanë. Djali babanë… Nuk ju besohet? Natyrisht, sepse është e pabesueshme, mjerë ne të mjerët që e jetuam. Të jini të sigurt se atë luftë që zgjati 50 vjet, historia do ta quajë lufta e tretë. E… meqë me sa duket nuk kanë për të ndërprerë luftërat ndonjëherë. ajo e ardhshmja, do të jetë :LUFTA E..KATËRT BOTËRORE… Lum kush të rrojë..

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top