RRENË PAS RRENE – KUNDËR APO PRO UÇK-së?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

(Para se të vazhdojë me rrenat e LDB që për mrekulli i tregonte axha im, do të bëj një digresion)

Kundër apo pro UÇK-së?

Është krijuar përshtypja që dikush është kundër UÇK-së ! Rrenë e madhe, e kulluar ! Jami kundër atyre që rrenin atëherë dhe po rrejnë tash e 20 vite, pa ndërpre, se ishin UÇK.

Të kuptohemi, kishte së paku dy UÇK : djemtë që luftonin në Kosovë dhe LPK-Dega jashtë vendit, që, duke e përvetësuar gjakun e tyre, shkruante komunikata dhe i lëshonte në emër të UÇK-së. Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim, që në radhët e UÇK-së ka pasur edhe ndonjë anëtar i të LPK-së, dhe kjo, në bazë të rrëfimeve të tyre thurte komunikata.
… » 49 komunikata në emër të UÇK-së, i ka lëshuar Kryesia e LPK-së »… Dr. Muhamet Kelemendi.

Por, kishte edhe dy LPK ; ata që punonin dhe me djersën e ballit fitonin bukën për vete dhe për aktivitete e LPK-se, si dhe ata që gjithë natën pinin çaj rusi e shpifnin për të gjithë pa dallim (edhe për anëtarët e vet), dhe kur i harxhonin shqiptarët, shpifin edhe kundër Zotit. Për të treguar se sa ishin shpifarakë, mjafton ky paragraf i MK

« Ne vitin 1996 shqyrtuam kërkesën e Fehmi Ladrovcit te cilën e paraqiti Ali Ahmeti (Ditari i MK). Ai kishte kërkuar lejen nga Kryesia për te shkuar brenda vendit për vete, për bashkëshorten e vet dhe me 10 shokë. Ne si Kryesi e kishim shqyrtuar këtë kërkesë disa here, por kundër shkuarjes se grupit te Fehmi Lladrovcit brenda vendit ishte kryesisht Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me arsyetimin se, ky njeri dhe shokët e tij janë karrieristë, njerëz që shkojnë atje për te udhëhequr luftën e jo për te luftuar (Deklarata ne Kryesi e anëtarëve te sektorit te veçantë). Ky bllokim kuptohet se bëhej ne emër te Shtabit Qendror te UÇK-së, duke kërcënuar e lëshuar mbledhjen. Deri ne maj te vitit 1997 e bllokuan vendimin e dërgimit te Fehmi Lladrovcit me shokë.

Arsyetimi i këtyre dy vetave, ne emër te SHQ te UÇK-së, sepse, Ali Ahmeti ishte për t’i lejuar, ndërsa Jashar Salihu nuk ishte anëtar i Kryesisë, ndaj as që merrte pjesë ne mbledhje, e bllokoi Kryesinë dhe ishte shumë negativ. Ata, përveç që akuzonin për karrierizëm e mosdëgjueshmëri, me thënien: “shokët brenda vendit nuk kanë nevojë për shokë nga jashtë, por vetëm për para” (Deklarata ne Kryesi e Xhavit Halitit dhe Azem Sylës), krijuan një fërkim dhe mosbesim te madh. Ne emër te kësaj kjo thënie ne Kryesi gjeti përkrahje, u shty për një kohë te pacaktuar marrja e vendimit për dërgimin e Fehmi Ladrovcit me shokë ne Kosovë.

Duke u mbështetur ne këtë gjendje, ne vitin 1997, shkruam një letër drejtuar Shtabit Qendror, ne te cilin bazoheshin dy anëtarët, për te shqyrtuar situatën e krijuar. Këtu po tregoj vetëm përmbajtjen ne mënyrë te përmbledhur“.

Hajde rrenë hajde! I shkruan letër Shtabit Qendror, për të cilin thonin : “Pas vrasjes ne pritë afër Vushtrrisë te Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmund Hoxhës, si dhe te burgosjes se me shumë se 20 vetave, ne janar te këtij viti, u paraqit si domosdoshmëri dërgimi i kuadrove ne Kosovë, zgjedhja e një grupi pune për t’u marre me kuadrin ushtarak, ne mënyrë që këta te futeshin ne radhët e UÇK-së dhe ta ndërtonin atë ushtarakisht.

Ne këtë kohë u kap edhe çështja e ndërtimit te sistemit, u përpilua projekti dhe filluan kontaktet me subjektet e ndryshme ne vend dhe jashtë. Nga janari i vitit 1997, UÇK-ja ishte praktikisht pa Shtabin Qendror ne Kosovë (Raport i sektorit te veçantë). Atë e udhëhiqte vetëm Kryesia e KP te LPK-së dega j.v. Kjo i lëshonte tërë komunikatat dhe tregonte fushën e veprimit“. MK

Aman, na tregoni njëherë se kush ishte në Shtabin Qendror!

Kur u vranë Faha dhe Xheva, të njëtit vrapuan t’iu thurin lavde e të vajtojnë. Madje, para disa kohe, me rastin e ngritjes se permendoreve të tyre në Drenas, shkuan dhe u thurën lavde e derdhen lot (rrejshëm) sa gati e kishin çmendur edhe vetë Muhamet Klemendin, i cili gjithmonë, me disa të tjerë, janë njerëzit më normalë të ish LPK-së.

Që rrenëve t’iu presim këmbët, ja një pjesë e letrës së Ilir Konushefcit, e datës 18.11.1997

Me këtë letër Iliri iu dejtohet „shokëve të idelait në diasporë“, por jo LPK-së (rrenë pas rrene) siç po kanë deshirë të pohojnë disa. Pra, Iliri i ka radhitur katër pyetje. Pyetja e fundit është shumë domethënëse, sepse jep mendimin e vet sesi duhet të masovizohet UÇK-ja.

*A ka një njeri apo grup njerëzish, të cilëve u binden të gjithë ushtarët dhe udhëheqësit e njësive?

Përgjigja është fare e shkurtër: organizimi në nivel të Kosovës bëhet në mënyrë kaotike dhe jo profesionale.
Nuk dua të futem në hollësira për të argumentuar këtë (po qe se është nevoja kam shumë argumenta), por do të ndalem në atë se çfarë duhet të bëjmë.
Për një të ardhme të afërt mendoj se duhet të jepni vërejtje dhe sugjerime.
Për një të ardhme të largët, apo sa më parë, të gjejmë një Njeri ose një grup njerëzish, të cilët e njohin artin e luftës guerile dhe të luftës në përgjithësi.
Vetëm atëherë mendoj se do të kemi një ushtri profesionale, e cila do të vepronte me përpikmëri në momentet dhe në vendet e duhura.

Dëshiroj që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës askush të mos e marrë si pronë private. (Ilir Konushevci).

Uroj që mos të ketë qenë kjo letër edhe shkaku i vrasjes së tij, më 09 maj 1998. Kush, vërtetë e vrau Ilirin ? Dosja është mbyllur !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top