BASHKATDHETARË të nderuar!
Pjesën tuaj dërmuese e shoh të brengosur nga keq-qeverisja e satrapëve aktual…! Ju shoh të cvilitur nga skamja dhe varfëria!
Ju shoh të tronditur për çështje të demarkacionit , asociacionit e korrupcionit. – Shoh sagat tuaja duke bredhur për punë, shpresë, egzistencë! – Ju shoh duke biseduar mes veti dhe duke shprehur mëllefin ndaj injorantëve politikë që si kuptojnë dështimet dhe gabimet e veta, të cilët përmes nepotizmit të turpshëm po zhvatin pasurinë tonë të përbashkët, duke tregtuar përmes celularve dhe duke u kredhur në marritë e tyre si dreçer të pa cipë…
Empirika ka dëshmuar që të pandergjegjshmit nuk njohin limite, ngase të tillët dikur kishin përdorur kosini për kozmetikë të gjymtyrëve vullgare…
Ju shoh të këthjelltë në biseda, syçelë dhe protestues, por s’po ju shoh të mobilizuar sa duhet për ta gjetur mundësinë e ndryshimit të kësaj panorame të zymtë!
Rehabilitim nuk mund të gëzojmë kurrë nga liderët mburravec aktual, egocentrik. Vetëm bijat e bijtë e ndërgjegjshëm e t’arsimuar mirfilli, mund t’i përmirsojnë avaritë e shkaktuara nga juntat pseudomajtiste të gjërtanishme, të cilët ironikisht po deklarohen të djathtë…
Bijë konstruktiv, që mund të qeverisin drejtë, kemi mjaft në mesin tonë !