REAGIM I ANTIKOMUNSTEVE SHQIPTARE

Tiranë, 19 Qershor 2019

KËRKESË: PËR MOS NDRYSHIMIN E PERIUDHËS SË STUDIMIT TË ISKK

Drejtuar: Kuvendit të Shqipërisë;
Për Dijeni; Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

TË NDERUAR DEPUTETË!

Nga shtypi morëm vesh se një grup deputetësh me në krye persekutorin komunist Spartak Braho, autor i dënimimeve politike në periudhën e dikaturës komuniste, kanë depozituar në Kuvend një projektligj për të ndryshuar kohën e studimit të krimeve të komunizmit.

Ne, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, protestojmë ndaj zhvendosjes së kësaj date duke e konsideruar atë si përpjekje politike për të penguar me ligj zbardhjen e krimimeve të komunzmit dhe publikimin e autorvë të tyre.

Ne kemi dokumente e prova historike e juridike që të afërmit tanë me bindje nacionaliste, antikomuniste dhe antifashiste janë vrarë e persekutuar qysh nga data 8 Nëntor 1941 nga Partia Komuniste e drejtuar nga emisarët Jugosllavë.

Në bazë të të dhënave të hulumtura nga Shqata jonë numri i viktimave të krimeve komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore i kalon 3000 (tre mijë) persona, shumica e tyre qyetarë të pa angzhuar politikisht apo në formacione luftarake.

Janë kryer maskra e krime lufte si; masakra e Matjanit në Lushnjë, maskra e Kutarisë në Mat, maskra e Buzmadhes Kukës, maskara e intektualëve në Tiranë etj. që të gjithë qytetarë të pafajshëm.
Këto janë krime lufte të pastra dhe gjenocid të kryera nga forcat komuniste në funksion të vendosjes së dikturës dhe pa studimin dhe publikimin e tyre misioni i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për zbardhjen e historisë së komunizmit është i pa mundur.

Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të çdo tentative e iniciative ligjore që do të cënojë shkrimin real të historisë me qëllim fshehjen e krimeve të komunistëve gjatë luftës dhe më vonë nga individë që janë edhe vetë autorë të këtyre krimeve.

Është në detyrimin tuaj kushtetues, politik e moral që të mos bëheni pjesë e përpjekjeve për falsifikimin e mëtejshëm të historisë dhe mbrojtjen e autorëve të krimeve të komunizmit gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Kryetari
Nebil Çika

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top