Rama do leje për të vjedhur edhe 1 vit

Edi Rama nuk e ka parë kurrë dritën e një katërvjeçari, ai madje edhe shkollën e ka 3 vjeçare. Në përpjekje për të ndalur presionin qytetar për qeveri teknike, si garant për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edvini hodhi një glasë-shkrimi në facebook ku njoftoi se ka ndërmend të vjedhë edhe për 1 vit të tjera. Koha është relative dhe 1 vit të tjera me Ramën përbëjnë një milenium vjedhjeje për shqiptarët. Në tre vitet e qeverisjes kemi parë vjedhje me shifra prej qindra milionë euro, që për takatin e Shqipërisë janë shkatërruese për ekonominë.

Se pse Rama nuk duhet të shohë dritën e mandatit katër vjeçar, kjo shihet tek sytë dhe fytyrat e shqiptarëve. Xhepat janë bosh, frigoriferët  janë bosh, bizneset po mbyllen, investitorët e huaj po largohen, korrupsioni është ngritur në sistem, krimi është shndërruar në qeveri, hashashi ka shkuar blerim mbuluar në të gjithë territorin…me pak fjalë gjithçka është kthyer përmbys. Fytyrat e vrenjtura të shqiptarëve nga depresioni ekonomik janë një “referendum” pro qeverisë teknike. Tanimë është e vërtetuar nga raportet e OSBE-ODIHR-it se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edvinin ka banda nëpër rruge, ka blerje votash, vrasje dhe kërcënime. Zgjedhjet e Ramës janë si zgjedhjet e Assad-it në Siri. Ai nuk duhet të lejohet që të bëjë rotacion me veten, porse rrota e rotacionit duhet ta zejë poshtë, ashtu siç i zë qeveritë kriminale dhe banditske.

Kuisja e Ramës për të zgjatur zgjatur edhe me 1 vit vuajtjet dhe varfërinë e shqiptarëve duhet të “zhurmohet” nga presioni qytetar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. / Gazeta55

1 thought on “Rama do leje për të vjedhur edhe 1 vit”

  1. ILMI FEHIM PRODANI

    SA TE KET KANDITAT NGA PARTIJA SOCJALISTE DHE BALLISTE KOMBI KUR NUK DO KET LIRI AY KOMB DO PATRIJOTE QE NGA ANA E TYRE NUK KA AS NJE SHQIPTAR KOMBETAR KRIMINELE HAJDUT NCENSIT E KASAPIT KATILIT KOMUMUTVE I CILI I CFAROSI PATRIJOTET MASKARAJ ENVER PUSHTI HOXHA, DUHEN DJEM DHE VAJZA QE JAN LINDUR PAS NGORDHJES TE DIKTATORIT ENVER, MOS TA DEGJAFSHA EMRIN AS NJE HERE, KUR TE SHIKOJ ZA PER TE VJELLE..

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top