Qeveria të dorëhiqet dhe kushtetuta të ndryshohet

Tërheqja e projektligjit për demarkacionin është vetëm një hap strategjik i qeveritarëve të dhunshëm të Kosovës dhe shqiptarëve. Andaj, Balli Kombëtar Demokrat konstaton se nuk ekziston asnjë arsye për të shpërndarë eufori dhe për t’u stolisur me “merita” të paqena. Kosova dhe shqiptarët janë në rrezik dhe sa më parë që të kuptohet nevoja për ndryshime pozitive, aq më racionale duhet të jenë sjelljet dhe veprimet tona. Si shoqëri dhe si komb, nuk kemi fituar asgjë! Përkundrazi, ne kemi humbur shumë energji pozitive për çështje rreth të cilave kombet e demokracive të zhvilluara gëzojnë unitet të pathyeshëm. Prandaj, Balli Kombëtar Demokrat i kërkon shoqërisë dhe spektrit politik të bashkohen rreth kërkesave për:

  1. Dorëheqjen e parevokueshme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
  2. Formimin e një qeverie teknike për një periudhë gjashtëmujore.
  3. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, prej të cilave duhet të rezultojë një legjislaturë e re, e aftë dhe e vetëdijshme për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kushtetutës.

 

BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT
SEKRETARIATI PËR INFORMIMIN E OPINIONIT PUBLIK

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top