Qeveria pakistaneze dorëzohet para presionit islamik

E akuzuan për blasfemi sepse piu një gotë ujë para se këtë t’ua ofronte besimtareve muslimane! E hodhën në gjyq dhe e dënuan me vdekje! Gjykata pakistaneze e liroi tetë vjet pas torturës mizore dhe vuajtjeve të panumërta. Megjithatë, siç po rrjedhin ngjarjet, Asia Bibi, nënë e pesë fëmijëve, nuk do të arrijë të dalë e gjallë nga Pakistani, sepse këto ditë radikalët islamik janë hedhur në veprim, duke kërkuar vrasjen e gjyqtarëve që morën guxim t’a lirojnë një grua, faji i vetëm i së cilës ishte pirja e një gote me ujë, para se këtë t’ua ofronte me shumë mirësjellje e përulje edhe shoqeve të besimit islam!

Nuk mund të pijmë ujë nga gota të cilën e ka përdorur më parë një e krishtere dhe as të shërbehemi nga burimi të cilin e ka vizituar ajo! – Kjo përgjigje që mori nga shoqet e punës, e befasoi jashtë mase zonjën Asia Bibi, por në fillim, ajo këtë përgjigje nuk e konsideroi si të rrezikshme për jetën e sajë. Këtë keqkuptim, nëna e pesë fëmijëve do ta paguajë shtrenjtë, sepse shoqet e hodhën në gjyq dhe gjyqtarët vendosën t’ia komunikojnë dënimin më të rëndë, atë me vdekje!

 

Që nga ajo kohë, nëna e pesë fëmijëve nuk është dorëzuar, por është përpjekur maksimalisht që t’a dëshmojë pafajsinë e sajë. Në fillim, ajo hasi në mirëkuptim te Guverantori i Pengjabit dhe Minsitri për Pakicat Fetare, të cilëve, ky mirëkuptim, në vitin 2011 u kushtoi me jetë. Që të dy këta, u likuiduan nga grupet radikale islamike për shkak të mbështetjes që ia ofruan nënës së pesë fëmijëve!

Pas protestave të së shtunës, ku grupet e mobilizuara islamike kërkuan linçimin e gjyqtarëve që morën guxim t’a lirojnë si të pafajshme zonjën Asia Bibi, nga Pakistani në drejtim të Europës është larguar me gjithë familjen e tij edhe avokati mbrojtës. Sipas të gjitha parashikimeve që ofrojnë njohësit e situatës së përgjithshme në këtë vend të Azisë, qeveria pakistaneze është vënë në siklet të jashtëzakonshëm dhe pritet që ajo të dorëzohet përfundimisht para presionit të madh të radikalëve islamik, të cilët, kanë kërkuar me ngulm vrasjen e secilit gjyqtar, avokat apo politikan që në një mënyrë apo tjetër i kanë dalur në mbrojtje nënës së pesë fëmijëve, Asia Bibi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top