Shkruan: Rexhep SHAHU
Qeveria qe kemi eshte qeveri televizionesh, qeveri ekranesh. Kryeministri eshte kryeminister televizioni dhe ka ngele pa u transmetuar live vetem kur kryeministri ben shurren. Puna e saj e vetme ka qene dhenia e lajmeve rrena, emisioneve rrena, prania e ministrave dhe zyrtareve non stop ne ekrane, gara mes ministrave kush te dale me shume ne ekrane, gara per rrena, mashtrimi e manipulimi i publikut, i cili eshte i lumtur qe genjehet e mashtrohet, eshte i lumtur dhe nuk do 6 muaj pune e buke por vetem do ta shohe e degjoje perdite lajmin e shtimit te familjes kryeministrore.
Qeveria qe kemi eshte e persosur ne televizion. Jep shuma te pafundme fondesh per reklamet dhe emisionet qe jep ne televizione dhe nuk i jep askujt llogari per fondet qe jep edhe pse teorikisht jane leket tona.
Qeveria e djeshme, edhe pse kishte mjaft dobesi, ishte qeveri qe bente pune realisht. Por populli ngrinte syte ne qiell te shihte zogjte kur pyetej si te duket ky asfalti qe u shtrua, kjo rruga qe u ndertua dhe nuk ia qunte pune qeverise se djeshme.
Defekti me serioz i qeverise se djeshme ishte mungesa e shpjeguesve te saj, mungesa e shpjeguesve te puneve te saj. I vetmi shpjegues, ndonese shume i zoti, ishte vetem Berisha. Tjeter nuk kishte.
Qeveria e sotme vetem genjen. Dhe ne lutemi vetem te jene mire me shendet, te bejne qejf sa me shume shtetaret tane, populli ndashte. Eshte qeveri fallxhoresh, genjeshtaresh profesioniste qe populli i do shume, sepse jane te pacipe, genjejne e nuk skuqen, nuk e dine skuqjen, turpin. Dine ta bejne te lumtur popullin tone.