Pse nuk po ndodh lirimi i Haradinajt?

FJALA E ANTON QUNIT NË KUVENDIN E KOSOVËS

Zonja dhe zotërinj

Une dua t’jua rikujtoj një rast. Pas lufte, një njësit i KFOR-it e arrestoi një pjesetar të UÇK-se me tendencë që ushtarin ta transferonin nga një qytezë në një qytet tjeter.

Bashkeluftetarët e ushtarit u mobilizuan shpejtë, poashtu edhe një numer i madh i qytetarve dhe bllokuan me mjete transporti, makina pune, etj. te gjitha hyrje- daljet e qytezes.

Pas disa minutave negociata në mes te një komandanti lokal te UÇK-së dhe komandantit të njësisë së KFOR-it, ushtari i UÇK-së u lirua.

Pas disa viteve po i njejti ushtar u arrestua në një shtet fqinj dhe u ekstradua në Serbi ku edhe u denua me 15 vite burgim, sipas drejtësisë Serbe për akte terroriste. Atje, ai ende po e vuan denimin!

Në atë kohë nuk kishim shtet dhe as instrumentet shteterore per te vepruar ndryshe, por UÇK ishte më unike, kishte gjithashtu edhe mbështetje të fuqishme tek qytetarët. Sidocoftë edhe në ato rrethana mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë tregoheshin të kujdesshëm që mos të shkaktojnë situate të pamenaxhueshme.

Sot e kemi një situate ndryshe, ku Franca mundet ta përfillë fletarrestin e Sërbisë që z. Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi nen akuzen per terrorizem.

Kjo situatë ka shkaktuar debate, intervista, prononcime dhe protesta ne përkrahje të z Haradinaj.

Jam i bindur që edhe Qeveria po i ndërmerr hapat e nevojshëm për lirimin e z Haradinaj.

Nje interesim i madh rreth kesaj çeshtje eshte treguar edhe nga autoritetet e Republikes se Shqipërisë.

Jemi deshmitar poashtu edhe te deklarimeve dhe qëndrimeve kritike të eurodeputeteve ndaj organeve të drejtësisë Franceze.

Por, deri me tani asgjë konkrete nuk ka lëvizur. Asgjë nuk ndikoi tek autoritet Frenge që ta lirojnë z Haradinaj.

Dhe kjo sjellje ne na bën me te drejte të pyesim; PSE?!

Dhe deri sa nuk e kemi nje përgjigje, atëhere ne na jepet mundësia të zhvillojmë imagjinaten, të ngrisim teori të ndryshme konspiracioni të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, të sulmojmë ku duhet dhe ku s’duhet, të i acarojmë edhe më shumë raportet në mes vete, thjeshte të humbasim busullen për gjykim të shëndoshë dhe real.

A është ky qëllimi i dikujt?!

Besoj se po, besoj fuqishëm se ky është qëllimi i Serbisë.

Mungesa e gjykimit të shëndoshë dhe mungesa e veprimeve racionale i krijon mundësi Serbisë për avantazh në diplomacinë dhe politiken ndërkombëtare.

Prandaj, unë u bej thirrje të gjithe deputetëve, zyrtarëve te qeverisë dhe të gjithe atyre që po mirren me trajtimin e rastit të z Haradinaj, në qoftë se me të vertete e duan z. Haradinaj të lire te kthehet në Kosove, pranë familjes, pjesëmarrës në proceset politike, konkuruese në politikë etj, që së paku në këtë rast të tregohet unitet, solidarizim, dhe me kujdes te ndërmarrim veprime politike dhe ligjore, por te gjitha keto të bashkërenduara mirë në mbrojtje jo vetem të z Haradinaj, por në mbrojtje të të gjithë personaliteteve që sulmohen dhe ndiqen nga Beogradi.

Sot ne kemi shtetin tone – Kosoven- me të gjitha kapacitetet e saj dhe nuk kemi nevojë per demostrim te pakenaqesise apo mospajtueshmerise ne forma alternative, siç e ceka më lart duke iu referuar rastit te ushtarit të arrestuar paslufte.

Lirimi i z. Haradinaj duhet të cilësohet si fitore e jona e përbashkët, dhe goditje e forte për të gjithe ata që ëndërrojnë me nostalgji regjimin e Serbisë.

Pa dyshim se duhet të debatojmë edhe për shumë dilema, pikepytje te tjera që u ngriten, edhe për komplote, mashtrime, edhe për përgjegjësinë e çdo qeverie, për shërbimet sekrete, per vrasjet politike, instalimin e krimit dhe korrupsionit e çeshtje te tjera.

Është mirë për çdonjërin shqetësim të debatojme veç e veç, por jo sot, jo në këtë rast.

Sot ne e kemi mundesine të tregohemi se karshi sulmeve të Sërbisë jemi unik, të guximshëm, mirenjohes që kemi miq, dhe se perspektiva e jonë është e pandalshme.

Mendoj se sot, me shume se kurre ne duhet t’i tregojme Serbise, me maturi e pjekuri politike, por te gjithe njezeri se, ka perenduar njehere e pergjithmone koha kur ajo na ka ndarë e përçarë!

Ju faleminderit!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top